Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Kultura

Aktorët të pakënaqur me masat e qeverisë: Situata për ne kritike, Ministria e Kulturës të mbrojë teatrin dhe të ruajë formën artistike

Aktorët të pakënaqur me masat e qeverisë: Situata për

Situata në vend për artistët është kritike, ku gjendja sipas tyre është rënduar dhe për shkak të pandemisë. Një sezon artistik që u ndërpre me aktivitetet në skena të vendit dhe ku një pjesë e institucioneve vijuan sa mundëm me prezantime të shfaqjeve online apo me xhirime të ndryshme, që bënin artistët për programin artistik. Por sërish sipas artistëve ajo që ka munguar është një plan i mirëmenduar nga Ministria e Kulturës për këtë kohë për teatrin, ku duket se ata që janë të sektorit të pavarur janë më të prekurit. Regjisore dhe aktore Eliona Thomaraj shprehet se kjo situatë duhet të merret seriozisht dhe të ketë një zgjidhje për artistët e teatrit. Sipas saj, përgjegjësia kryesore bie mbi Ministrinë e Kulturës. “Situata në vend për artistët është në pikë kritike. Pa statusin e artistit, artistët nuk i mbron asnjë ligj, janë në mëshirë të fatit. Dikush duhet ta marrë seriozisht situatën dhe ti japi zgjidhjen, që artistët meritojnë. Ministria e ka për detyrë të marri në mbrojtje artistët, pasi nëse nuk është Ministria Kulturës në favor të artistëve, atëherë në dorë të kujt janë artistët, në dorën e fatit?”, shprehet regjisorja. Këto muaj për shkak të situatës kaluan pa vepra në skenat teatrore në vend, por për regjisoren dhe aktoren Eliona Thomaraj njeriu ka nevojë të shkojë në teatër. “Teatri është një filozofi më vete i krijuar ndër shekuj si nevojë e njerëzimit për katarsis. Njerëzit shkojnë në teatër pavarësisht se është krijuar kinemaja apo dhe televizioni apo së fundmi interneti. Njeriu ka nevojë të shkojë në teatër pikërisht për formën e gjallë të artit, që të serviret si realitet. Të gjithë e dimë që teatri është art i gjallë, shërbehet live dhe nuk mund të tjetërsohet. Të servirësh online teatër do të thotë të krijosh një rrymë të re artistike, por kurrsesi teatër”, pohon regjisorja.

Teatri Live dhe online

Të gjendur në këtë kohë pandemia, ndër artistët ka zëra që thonë se nëse merren masat shfaqjet duhet të vazhdojnë. Regjisorja Thomaraj thotë se nëse ruhet distanca dhe me maska, shfaqjet mund të vazhdojnë. “Nuk është e drejtë të organizohen shfaqje teatrale online. Magjia e teatrit përbëhet pikërisht nga prezenca e spektatorit përballë aktorit. Magjia e live-it nuk mund të zëvendësohet. Mund të distancohen karriget, por jo të tjetërsohet parimi bazë i teatrit që është marrëdhënie direkte aktor-spektator. Të ruhet distanca dhe të matet temperatura, po të duan të mbajnë edhe maska. Por jo të tjetërsojnë ligjin e teatrit. Të krijohen amfiteatro po qe e nevojshme. Mbroni teatrin zonja ministre, ruajeni këtë formë artistike të trashëguar brez pas brezi qysh nga antikiteti e deri më sot”, thotë regjisorja. Aktori Klodian Hoxha gjithashtu shprehet me qëndrimin e tij për një indiferencë nga institucionet e shtetit. Aktori i njohur thotë se ka një neglizhencë për artistët në vendin tonë. “Së e pari unë mendoj, që me këtë situatë që është të gjithë duhet të mundohemi, që t'ia hedhim sa më paq. Së dyti, nuk e kuptoj indiferencën e këtij shteti për ne artistët një neglizhencë totale. Mirë që na duhet të luftojmë përditë për të siguruar një rol edhe se kemi fare të lehtë, por tani me situatat që ndodhemi na vështirësohet akoma më shumë jetesa, sepse në shtetin tonë të dashur vetëm një pjesë e aktorëve janë të siguruar edhe marrin rroga kurse pjesa tjetër luftojnë për ditë për ta siguruar atë”, shprehet aktori. Në reagimet e tyre artistët shprehen se janë me shpresën, që kjo situatë të normalizohet sa më parë, që jeta artistike të vijojë normalisht.