BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Kultura

Aktorja Edi Luarasi ndahet nga jeta në moshën 81- vjeçare, dhuroi role të ndryshme në teatër dhe kinema

Aktorja Edi Luarasi ndahet nga jeta në moshën 81- vjeçare,

Aktorja  e njohur Edi Luarasi u nda nga jeta të premten në moshën 81- vjeçare. Një jetë artistike, e cila që në fillimet e saj do ti falte vlerësime, për t’u ndërprerë më pas nga regjimi. Edi Luarasi  për aktivitetin me këngën në rininë e saj, më pas rolet që dhuroi në teatër apo dhe në filma, e bënë një nga artistet më të dashura për publikun. Roli i parë që bëri në teatër pas ’90 ka qenë ai në shfaqjen “Vizita e damës plakë”. Edi Luarasi u vlerësua me disa tituj për kontributin në jetën artistike. “Medalje ari” për rolin e Leas në shfaqjen “Njollat e murrme”, për të vijuar më pas dhe me titullin “Naim Frashëri”, “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe”. Edi Luarasi ka debutuar në skenë në moshë të re. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” në 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin. Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974 për arsye politike e më pas u rikthye në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz në rolit e damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”. Me kurajo e pasion të pashtershëm, ajo arrin të fitojë e meritojë duartrokitjet e publikut në dramën “Vizita e Damës plakë”, duke u rikthyer kështu triumfalisht në skenën teatrore, të cilën aq shumë e kishte dashuruar. Interpretoi edhe në vitin 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Në rolet në teatër apo dhe te filmat “Vitet e para”, “Gjurmët” apo dhe “Ngadhënjim mbi vdekjen”, paraqitej gjithnjë me dinjitet artistik dhe dallohej për temperamentin e fuqishëm, imagjinatën artistike si dhe për një botë të pasur shpirtërore. U lind më 7 maj të 1940 në Tiranë. Edi Luarasi ishte e bashkëshortja e regjisorit të njohur Mihal Luarasi, ndarë nga jeta disa vite më parë.