BREAKING NEWS

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët
x
BREAKING NEWS

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit,
x
BREAKING NEWS

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë
x
BREAKING NEWS

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i
x
BREAKING NEWS

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron
x
BREAKING NEWS

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e
x

Kultura

Aktorja Margarita Xhepa në filmin italian “Bubbles”

Aktorja Margarita Xhepa në filmin italian “Bubbles”

Njerëzit nuk duhet të mbesin në pritje. Kjo është ajo që sjell përmes historisë së tij filmi artistik me metrazh të shkurtër “Bubbles” me skenar dhe regji nga Meri Dishnica. Një prodhim italian, ku në rol vjen dhe aktorja Margarita Xhepa “Nderi i Kombit”. Me role të ndryshme në kinematografi, këtë herë aktorja e madhe Margarita Xhepa është bërë pjesë e filmit italian “Bubbles” xhirimet e të cilit u realizuan këtë pranverë. Ky është projekti i parë i një filmi të shkurtër i regjisores Meri Dishnica, pasi më parë është marrë me filma eksperimentalë, që janë veçuar për origjinalitetin e tyre dhe kanë fituar çmime. Në punën me filmin “Bubbles”, regjisorja Meri Dishnica e quan me shumë rëndësi pjesëmarrjen e aktores Margarita Xhepa. ““Bubbles” është një film prodhim italian. Aktorja Margarita Xhepa ka një prezencë nderi në film, nuk ka dialog. Luan rolin e personazhit kryesor disa vite pas në kohë. Personazhi kryesor në film luhet nga aktorja italiane Valeria Zazzaretta dhe pas shumë kohësh del në film aktorja Margarita Xhepa, që luan personazhin”, tregon Dishnica. Ndërsa flet për punën me filmin, regjisorja Dishnica tregon se me aktoren Margarita Xhepa xhiruan në pranverë në Tiranë, por pjesa tjetër e filmit është xhiruar i gjithi në një qytezë në Romë në Itali. “Ky është projekti më i fundit kinematografik për aktoren e madhe Margarita Xhepa, i cili është xhiruar këtë pranverë.  Ka shkëlqyer në rolin e saj, me mimikë, me ndjenjë”, thotë ajo. “Bubbles” film me metrazh të shkurtër, është një persiatje për konceptin  e pritjes. Që të gjithë ne mund të jemi të bllokuar në pritjet tona, që mund të jenë të lidhura me punë, apo me gjërat e tjera që ne presim. Regjisorja Meri Dishnica thotë se ideja e filmit është që njerëzit mos të ngecin në pritje. “Pritjen e kam vizualizuar nëpërmjet idesë së flluskës, të pluskimit. Mund të rrish brenda në një flluskë dhe nuk shkon asgjëkund. Je i izoluar, as shkon, as vijon, as del nga flluska. Filmi e bën publikun të diskutojnë gjatë, i bën të futen në pritjet e tyre dhe për mënyrën si mund të kenë ngecur në flluskat e tyre të pritjes. Një film që të bën të reflektosh në fund”, tregon regjisorja.

Pjesëmarrja në festivale

Filmi “Bubbles” është shfaqur në Europë, por regjisorja Meri Dishnica tregon se premiera e tij do të jetë edhe në vendin tonë. “Filmi është shfaqur në Greqi, Itali, etj. Është shfaqur në Spanjë, në vijim do të jetë dhe në Ukrainë, Suedi, etj. Filmi ka qarkulluar në disa shtete dhe është mirëpritur. Ndërkohë do të vijojë në festivale të tjera ndërkombëtare të filmit. Unë isha në Vjenë në Austri në një festival filmi para një jave dhe do të jem në mes të muajit tetor në Kroaci në një festival shumë të rëndësishëm filmi, ku është përzgjedhur për muzikën. Muzika e filmit është nga një nxënës i kompozitorit Ennio Morricone dhe është shumë e bukur.  Por ende nuk ka bërë një premierë në Shqipëri. Jemi duke diskutuar për një festival në Shqipëri, por mund të ketë dhe një prezantim privat të filmit”, tregon regjisorja. “Bubbles” është një film me metrazh të shkurtër i xhiruar në Piazza Aldo Moro në Cerveteri dhe i xhiruar në gjuhën italiane. Produksioni që ka bërë të mundur realizimin e këtij filmi është PianoB Produzioni dhe “Andromeda Film srl” me regji nga Meri Dishnica.