BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Albumi “Anima Rara” i sopranos Ermonela Jaho, i pari në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike

Albumi “Anima Rara” i sopranos Ermonela Jaho, i pari në

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho, me albumin e saj "Anima Rara" fitoi çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale nga ICMA (Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike). Ermonela Jaho vazhdon të me suksese në aktivitetin e saj muzikor. Ndërsa shkëlqen në skena të ndryshme me rolet në veprat e njohur operistike në botë, së fundmi sopranoja shqiptare me famë botërore bën të ditur se albumi i saj “Anima Rara” ka fituar në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike. Të mërkurën sopranoja e njohur Ermonela Jaho bëri të ditur lajmin përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku mes të tjerave në fjalët e saj ajo shprehu edhe mirënjohje për të gjithë ata që ishin bashkëpunëtorë në këtë projekt të saj, në fushën e muzikës. “Jam shumë e lumtur t’ju lajmëroj se albumi “Anima Rara” ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale në ICMA (Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike). Dua të falenderoj ICMA për nderimin dhe gjithashtu të shpreh vlerësimin tim ndaj ekipit të Opera Rara dhe kolegëve të mrekullueshëm, që bashkëpunuan me mua për të sjellë në jetë këtë muzikë të mrekullueshme. Kemi kuptuar përgjatë kësaj kohe se sa na nevojitet arti dhe sa e vështirë është që të krijohet. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Ju dua të gjithëve”, shkruan sopranoja e njohur Ermonela Jaho, për këtë vlerësim që vjen në vijim të aktivitetit të saj muzikor.

 Në aktivitetin muzikor

Albumi doli në treg në mbarë botën në formatin fizik dhe digjital, më 25 shtator të vitit 2020. “Anima Rara”, albumi recital debutues nga Ermonela Jaho, eksploron muzikën e kënduar nga Rosina Storchio, një nga sopranot lirike më ekspresive të epokës së verismo-s. Sopranoja Ermonela Jaho këndon ariet e disa nga operave që e kanë bërë të famshme si “Madama Butterfly” e Puccini-t, “La Bohmeme” e Leoncavallo-s, “Siberia” e Giordano-s, “Lodoletta” e Mascagni-t dhe “La Traviata” e Verdi-t, e shoqëruar nga “Orquestra de la Comunitat Valenciana”, nën drejtimin e dirigjentit Andrea Battistoni. E njohur për performancat e saj intensive dhe plot vërtetësi emocionale, Ermonela Jaho është përshkruar si "sopranoja më e vlerësuar në botë" (The Economist) dhe "një nga interpretueset e shkëlqyera të verismo-s" (The Guardian). Ermonela Jaho ka lindur në Tiranë. Pas diplomimit nga Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë në 1992, ajo studion në Akademinë e Arteve po në Tiranë. Ajo fiton një konkurs të organizuar nga sopranoja italiane Katia Ricciarelli në Shqipëri, dhe vendoset në Itali ku fillon të studiojë në akademinë e Mantovës. Më pas, ajo ndjek studime muzikore ne Akademinë Kombëtare Santa Cecilia, në Romë. Ajo u largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skenë, përkrah artistëve të huaj. Pas përfundimit të studimeve për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si: Giacomo Puçini në Milano Itali më 1997, Spontini International Ancona, Itali më 1998, në Rovereto Zandonai, Itali më 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalin Wexford më 2000, etj. Nga viti 2009, karriera e saj e kthen atë në një ikonë arti botërore. Fitoi shpejt sukses nëpër botë, me vlerësime të shumta nga kritikët. Ajo vazhdon të paraqitet me “La rondine” të Puçinit në Trieste, “Karmen” në Glyndebourne dhe “La Traviata” në Lion. Në 2009, ajo vjen si Liu (Turandot) në Filadelfia, Vitellia (La Clemence de Titus) në Avinjon, dhe Ana Bolena në Paris. Ylli i muzikës Ermonela Jaho vijon ndër vite me suksese në veprat e tjera operistike, një rrugë me çmime të ndryshme, duke marrë vlerësime të publikut dhe kritikës ku më i fundit është për albumin “Anima Rara”.