
Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 27 Janar 2023

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit harton programe dhe financon projektet në fushën e librit. Drejtoresha Alda Bardhyli shprehet se viti 2022 ishte një vit sfide në konsolidimin e punës së një institucioni të ri, jo vetëm nga ana administrative, por edhe me profilizimin në diskursin publik të qasjes ndaj një politike të re ndaj librit. Bardhyli shprehet se vëmendje në punën e QKLL iu është kushtuar dhe autorëve tanë. “Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik”, tregon Bardhyli. Në bilancin e punës së bërë gjatë vitit 2022, drejtoresha e QKLL Bardhyli thotë se sfida e leximit është një sfidë që na bashkon të gjithëve. “Ka qenë pjesë e punës sonë përmes “Shqipëria lexon” përgjatë vitit që shkoi, duke udhëtuar në qytete, fshatra në gjithë vendin për të folur mbi rëndësinë e leximit, dhe vlerat e leximit për një shoqëri më të mirë nesër. Më shumë se 130 aktivitete shënjon kjo fushatë e cila nis nga QKLL e përfundon në qytete të ndryshme të vendit, ku janë përfshirë botues, shkrimtarë, përkthyes dhe ku është folur më shumë për librin”, thotë Bardhyli. Por shqetësuese për drejtoreshën e QKLL-së Alda Bardhyli janë shifrat që vijnë nga librarë dhe botues për librat. Duke iu referuar përvojave europiane, Bardhyli sheh me rëndësi dhe hartimin e një ligji për leximin. “Shifrat që na vijnë nga librarët, botuesit, por edhe sondazhet tregojnë gjithnjë e më tepër një rënie të shitjes së librave, e rrjedhimisht leximit. Ndaj pavarësisht impaktit që kanë këto takime, ato janë të pamjaftueshme për të përsosur një raport i cili e ka gjenezën tek një zinxhir raportesh që nisin nga edukimi, shkollat. Disa muaj më parë artikulova duke iu referuar përvojave të vendeve europiane që kanë gjetur një zgjedhje ligjore për këtë problem që duhet të jetë shqetësues për çdo vend, krijimin e një ligji për leximin”, thotë Bardhyli. Drejtoresha e QKLL e sheh me rëndësi atelienë e parë të përkthimit nga frëngjishtja në shqip, një projekt i përbashkët me Ambasadën Franceze, e cila synonte të trajnonte një brez të ri përkthyesish, por sipas saj kjo nuk është mjaftueshëm. “Të njëjtën atelie jemi duke punuar ta ngremë edhe me gjuhë të tjera. Por a mjafton kjo? Sigurisht që jo! Një nga problemet kryesore të shqipes është mungesa e përkthyesve edhe nga gjuhë të mëdha”, shprehet Bardhyli.
Fondet për librin
Në vitin që lamë pas, drejtoresha e QKLL shprehet gjithashtu se fondi i krijimtarisë letrare për të rinj ka mbështetur 3 autorë, ndërkohë që ka motivuar për botime të reja dhe të tjerë pjesëmarrës në konkurs. Sipas Bardhylit dhe përkthimi ka qenë një element i rëndësishëm, ku është fokusuar puna në QKLL. “Vetëm një muaj më parë unë isha në Francë ku bashkë me CNL-në Franceze dhe Drejtorinë e Librit në Ministrinë e Kulturës së Francës ramë dakord për një mbështetje e hapësirë më të madhe në financime për librin shqip në gjuhën franceze dhe lehtësira për botuesit shqiptar, që do të aplikojnë në fondet e tyre”, thotë ajo. Bardhyli shprehet se në 2022 bashkë me ambasadën e Francës në Shqipëri u financuan 12 botime përmes një programi të përbashkët, të përkthimeve nga gjuha franceze në shqip. Fondi i përkthimit nga gjuha shqipe në gjuhën e huaj vjet mbështeti 6 autorë shqiptarë të botohen në gjuhë të tjera, ndërsa në letërsinë për fëmijë u financuan 3 veprave të autorëve të rinj. “Poeti Laureat”, një iniciativë e QKLL-së përgjatë vitit 2022 shënjoi 50 aktivitete me në fokus poezinë shqipe.
Më të lexuarat


Kinemaja e re italiane mbërrin në Tiranë, një përmbledhje e filmave të përzgjedhur ndër kandidatët për çmimin “David di Donatello”

Ormira Lulani: Ismail Lulani “Në Shkodër”, një ekspozitë vërtet mjaft shpirtërore

Luan Përzhita: Qendrat turistike që ka Shqipëria janë kontribut i Institutit të Arkeologjisë, një pjesë e buxhetit të tyre t’i rikthehet për kërkimin shkencor

Margariti: Kulla Veneciane ka fituar edhe më shumë vlerë falë teknologjisë

Ekspozita “Selim Islami 1923-2001. Një jetë në kërkim të së vërtetës shkencore të origjinës së tejlashtë të shqiptarëve” në MHK, ekspozohet dhe një hartë e trojeve ilire

Edicioni i dytë “Idromeno Independent Film Festival” do të jetë një javë me filma dhe aktivitete

Mevlan Shanaj: Të sjellësh Rikard Ljarjen në ekran sa është kënaqësi, po aq dhe përgjegjësi

Baleti “Muzg” në TKOB, një krijim i lidhur me përjetimet tona

Drama “Gjaku i martirëve të kombit” vjen në katedralen e Shën Palit, aktori Bujar Asqeriu në rolin e protagonistit Padër Lazër

Përkthimi i veprave nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, QKLL hap thirrjen për aplikime
