Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit fton qytetarët për rezistencë në mbrojtje të TK

Postuar: 12/06/2018 - 09:51

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bën thirrje për rezistencë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shkruan se ka mbi 4 muaj që komuniteti i artistëve së bashku me një grup të gjerë intelektualësh dhe qytetarësh, ka dalë hapur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. “Në çdo komunikim me publikun si edhe me politikanët apo të zgjedhurit, përfshirë Ministren e Kulturës, Kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe Kryeministrin e Shqipërisë, si palë të njëanshme vendimmarrëse, kemi artikuluar qartë jo vetëm nevojën e ruajtjes të paprekur të godinës egzistuese por edhe domosdoshmërinë e restaurimit të godinës historike të Teatrit Kombëtar, të lënë qëllimisht në harresë”, thuhet në deklaratë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shkruan se nuk janë lodhur së shpjeguari të gjithë aktorëve vendimmarrës se pse nuk duhet shembur Teatri Kombëtar për të ndërtuar kulla. “Sa e sa ore, ditë, muaj të shpenzuara pa u lodhur në përpjekjet tona të shumanshme për të bindur këta vendimmarrës të na dëgjojnë, për të bindur kryeministrin Rama të heqë dorë nga ideja e tij e çmendur dhe konstante e prej më shumë se 20 vjetëve për të shembur teatrin. Por të gjitha këto kanë rënë në vesh të shurdhër! Përkundrazi, prej pak ditësh qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj të jashtëzakonshëm për t'i dhënë një kompanie të vetme private, kompanisë Fusha sh.p.k, pa asnjë garë tokën e Teatrit Kombëtar, duke i hapur rrugë shembjes së godinës historike. Mjaft më! Mjaft më! Mjaft më! Ne nuk do lodhemi t'ju shpjegojmë asgjë më tej! S'ka asgjë për të shpjeguar që ju nuk e kuptoni! Ju thjesht nuk doni. Ose më mirë doni të mbushni xhepat tuaj dhe të privatit në dëm të pasurisë publike. Nga fjala tek akti, nga ligjërimi tek rezistenca”, vijon deklarata. Duke pohuar se nuk do të lejojnë grabitjen Aleanca për Mbrojtjen e TK lajmëron protesta dhe në institucione të tjera. “Ne nuk do t'ju lejojmë të na grabisni një tjetër pasuri kombëtare, në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e këtij vendi! Ta dini se ne do na keni aty përballë, tek pasuria jonë e çmuar, Teatri Kombëtar! Do na keni përballë tek prona jonë publike që doni të na e rrëmbeni! Nëse nuk tërhiqeni, do na keni përballë me protesta edhe tek ministria, tek bashkia, tek kryeministria e tek parlamenti. Ftojmë në këtë rezistencë paqësore, të gjithë aktorët dhe regjisorët e teatrit, te gjithë artistet dhe intelektualet, të gjithë banoret e Tiranes e qytetaret e këtij vendi, të na bashkohen sot e në ditët në vazhdim”, thuhet në deklaratën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 08:05

Artisti i njohur Saimir Strati do të çelë ekspozitën e tij në Suharekë.

Postuar: 22/09/2018 - 08:04

Ekspertë nga “Europa Nostra”, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instit

Postuar: 22/09/2018 - 07:58

Studiues dhe historianë u bënë bashkë në aktivitetin, që sillte në vëmendje pasurinë kulturore në

Postuar: 22/09/2018 - 07:54

Grupi polifonik “Ergjëria” dhe artisti i njohur slloven Marko Hatlak çelën edicionin

Postuar: 21/09/2018 - 07:53

“Shqipëria e rigjetur” me autore Lucia Nadin dhe “Skënderbeu- një histori polit

Postuar: 21/09/2018 - 07:52

Komedia romantike “Nina” vepër e autorit francez Andre Roussin pritet të vijë premier

Postuar: 21/09/2018 - 07:49

Për krijimtarinë muzikore shqiptare pak ka vëmendje.