BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një rubrikë me fotot e arkivës së Teatrit Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një rubrikë me fotot e

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit - zyrtare ka hapur një rubrikë me fotot e arkivës së Teatrit Kombëtar, që prej themelimit të tij. AMT shprehet ndër të tjera se kjo bëhet për të treguar se çfarë pasurie u varros nën rrënojat e tij. “Atë 17 maj, kur skuadronet fashiste, si një lukuni ujqërish, me një urrejtje të paparë, u turrën për të shqyer Teatrin Kombëtar dhe për të varrosur nën rrënoja një pasuri kombëtare me vlerë të pallogaritshme sikundër janë kostumet, rekuizita, skenografitë apo arkivi, një numër i madh personash, brenda dhe jashtë vendit ndien një dhimbje të madhe. Kriminelët e këtij akti barbar donin të tregonin fuqinë e tyre dhe të zhduknin kujtesën teatrore kombëtare. Sado që u përpoqën e sido që të veprojnë ajo kujtesë është e pashlyeshme. Ka mbetur në mendjet e shpirtrat e atyre, që e kanë jetuar atë ambient”, shprehet Aleanca. Në njoftimin e për këtë rubrikë, AMT vijon se ndjesitë pozitive dhe dashuria për teatrin mbijetojnë mbi çdo barbarizëm. “Janë ca fije të mistershme, të pashpjegueshme, që lidhin të shkuarën me të tashmen, shpirtrat e atyre që i kanë dhënë jetë atij tempulli në kohë të ndryshme me ata që e jetuan deri në momentin e rrënimit e më pas. Kjo rastësi ose ky “mister” bëri që Edmond Budina të takohej me Xhovanën, vajzën e njërit prej aktorëve brilantë, njërit prej themeluesve të Teatrit Kombëtar, krijuesit të arkivit të tij, Gjon Karma. Për takimin me Xhovanën, Edmondi kujton fjalët e saj: “Atë ditë, që ata shembën teatrin, m’u duk sikur më shkulën zemrën dhe kam qarë. Sikur edhe shtëpinë time të më kishin shembur, nuk do të isha ndjerë aq keq. Me lot në sy, shkova dhe hapa sirtaret e babit. Pashë fotot, albumet, kujtimet e tij dhe vendosa, që njërin prej albumeve personalë, i cili ka të bëjë me historinë e teatrit të ta fal ty””, shkruan mes të tjerave Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit-zyrtare. AMT vijon se mbase për dikë ky është një gjest i parëndësishëm, por për ata që protestuan e vazhdojnë të protestojnë në mbrojtje të teatrit është një gjest kuptimplotë. Në materiale të kësaj rubrike gjatë këtyre ditëve janë publikuar foto nga shfaqjet “Topazi” 1945, “Mbrëmja e Madhe” 1945, “Martesa me Përdhuni” 1945, “Rrugaçi” 1945, “Gjido” 1945, “Deputeti” 1945, “Lufta Botnore” 1946, “Martesa” 1946, “Revizori” 1947, “Skutari Vski” 1947, “Tartufi” 1947, etj.

 

Më të lexuarat