BREAKING NEWS

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr jetën ish-ushtarakut të lartë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr
x

Kultura

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Teatrin na e shembën të ligët, u bënë pazare turpi

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Teatrin na e shembën të

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet se teatrin e shembën të ligët, ata që shtetin e mbajnë me taksat tona. Në një reagim të martën, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit-zyrtare shpreh mirënjohjen e të gjithë atyre qytetarëve, që u bashkuan në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe që ishin në shesh për ato dy orë. “Mëngjesi i kësaj dite nis me frymëzimin, që lindi dje nga e para. Teatrin na e shembën të neveritshmit e ligë, antishqiptarët, ata që me shtetin tonë që e mbajmë në këmbë me taksat tona kanë bërë pazare turpi. Por teatri me shumë se një ndërtesë është një ide dhe idetë rrojnë për aq kohë sa rrojnë njerëzit që i bartin e i zhvillojnë ato në vete. Respekt e mirënjohje për të gjithë që u bashkuan me qytetarët dje në sheshin tonë të ri. Të gjithë që me bindjet e tyre të ndryshme por me atë që i bashkon në zemër, teatrin e Shqipërinë, bashkëjetuan në shesh për ato dy orë”, shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Në qëndrimin e saj Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thotë se ideja e Shqipërisë dhe e qytetarisë, bën që të jenë më të fortë në këtë kohë. “Duhet të mësohemi me këtë bashkëjetesë që sheh përtej partive, ne jemi shqiptarë para se të jemi partiakë, dhe kjo është më e rëndësishmja që ne të bëjmë përpara, të dalim nga mpirja që na shkaktoi përdhosja e dinjitetit tonë, shembja e teatrit, kulmim e njëkohësisht simbol i shembjes se thuajse çdo gjëje të rëndësishme që ka të bëjë me Shqipërinë. Ideja e Shqipërisë, ideja e qytetarisë sikurse ideja e teatrit janë ajo që na bën të mendojmë që ne qytetarët jemi më të fortë. Ne nuk e humbim busullën”, vijon AMT në reagimin e ditës së martë. Prej më shumë se dy vitesh në mbrojtje të kompleksit të Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet më tej se mobilizimi ka nisur për të ndërtuar teatrin dhe Shqipërinë. “Të zbulojmë njëri-tjetrin, të njohim e pranojmë njëri-tjetrin, të punojmë së bashku, ta ndërtojmë nga e para Teatrin dhe Shqipërinë bashkë me të. Do të kërkojë mund, do të kërkojë kohë, do të kërkojë njerëz. Mobilizimi nisi dje”, shprehet Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Ndërkaq që pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nisur protestat. Përfaqësues të AMT kanë reaguar fort duke akuzuar qeverinë për shkatërrimin, që ndodhi në Teatrin Kombëtar.