BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Kultura

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u rikthehet protestave, kërkohet që të intensifikohen hetimet për shembjen e godinës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u rikthehet protestave, kërkohet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u është rikthye protestave. Bashkia dhe qeveria e shembën Teatrin Kombëtar dhe tashmë e vetmja betejë që ka mbetur është të vihen para përgjegjësisë ata që pretendohet se kanë shkelur ligjin. Opozita i la në baltë artistët. Asnjë përfaqësues i saj nuk merr më pjesë në takim. Tashmë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kthyer sytë te Prokuroria e Posaçme, pasi janë bërë disa padi. Dje artistët kanë protestuar para prokurorisë dhe madje kanë dorëzuar dhe një letër, pasi kërkojnë që të shpejtohet me hetimet. “Si lehtësisht evidentohet më sipër, për rreth pothuaj gjashtë muaj, ne i jemi drejtuar strukturës së SPAK me gjashtë kallëzime të ndryshme ku kemi argumentuar veprat penale të konsumuar nga të kallëzuarit prej nesh dhe që në referim te dispozitave ligjore, janë përgjegjësit kryesorë të krimit të shembjes së Teatrit Kombëtar. Duke qenë se ne si kallëzues nuk ishim thirrur për të dhënë dëshmitë tona me cilësinë e dëshmitarit dhe nuk kishim asnjë informacion në lidhje me hapat proceduralë të marrë nga SPAK dhe veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjeve penale, me datë 20.05.2020 i jemi drejtuar me një kërkesë strukturave të SPAK”, janë shprehur artistët. Sipas tyre, më datë 28.05.2020 SPAK u ka kthyer përgjigje ku shprehet se dy kallëzimet e datës 31.12.2019 dhe ai i datës 06.05.2020 janë bashkuar dhe se nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake. “Ashtu si e kemi paraqitur dhe më sipër, ne edhe pas kësaj date kemi vazhduar me denoncimet tona, në frymën e të drejtave legjitime që na njeh Kushtetuta por, me keqardhje konstatojmë se deri më sot nga ana e SPAK nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret dhe sidomos asnjë veprim imediat si është ai i vendosjes së sekuestros preventive mbi truallin dhe projektin e Bjarke Ingels, me qëllim parandalimin e një demi financiarë dhe jo vetëm të parikuperueshëm në të ardhmen si dhe parandalimin e thellimit të veprës penale”, shprehen artistët.

Kërkesat për prokurorinë

Aleanca shprehet se përmes kallëzimeve ka marrë përsipër të bëhet përçuese e zërit të atyre qytetarëve të ndershëm të këtij vendi të cilët besojnë se vetëm zbatimi i ligjit do ta çojë drejt përsosjes shoqërinë tonë. “Në këto kushte, ne kallëzuesit bazuar në mënyrën e ushtrimit të të drejtave kushtetuese dhe të përgjegjësive tonë në mbrojtje të interesit publik, i kërkojmë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një informacion të plotë duke ruajtur sekretin hetimore përsa i përket: Ku është situata procedurale me kallëzimet e radhës bërë nga ana jonë pas datës 20.05.2020? Kush nga të kallëzuarit prej nesh është thirrur për të dhënë shpjegime? Me çfarë cilësie janë thirrur këta shtetas (nëse janë thirrur)? A janë marrë veprime konkrete nga ana e Organit të Akuzës në lidhje me sekuestrimin e tabulateve telefonike? A janë marrë veprime konkrete nga ana e Organit të Akuzës në lidhje me sekuestrimin provave materiale që i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes kriminale të datës 17.05.2020? Çfarë veprimesh ka ndërmarrë SPAK në lidhje me kërkesat tona të vazhdueshme për sekuestrimin e truallit?”, shprehen artistët. Në fund ata kërkojmë nga prokuroria që të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesën për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive ndaj truallit të Teatrit Kombëtar dhe ndaj këtij projekti.