BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Alfred Bualoti: RTSH duhet të jetë më realiste, më afër problematikave sociale dhe shoqërore

Alfred Bualoti: RTSH duhet të jetë më realiste, më afër

Radio Televizioni Shqiptar duhet të jetë më pranë problemeve, që ka shoqëria jonë. Kështu shprehet regjisori Alfred Bualoti, i cili vite më parë ka punuar në RTSH. Për autorë të ndryshëm, si krijues të njohur të muzikës, dramaturgë dhe më gjerë, RTSH duhet të jetë më pranë publikut me atë që përcjell përmes ekranit. Regjisori Alfred Bualoti thotë se disa gjëra janë përmirësuar me kalimin e viteve, por ka ende pak nga filozofia si dikur. “Disa gjëra janë përmirësuar në RTSH dhe kjo është gjë e mirë. Por ka një frymë që mbetet akoma pak si e vjetruar, vjen pak aromë të një filozofie të dikurshme, por sidoqoftë ka filluar të ndryshojë diçka”, shprehet ai. Sipas tij, këshilli drejtues duhet të ketë një politikë dhe frymë të re në RTSH, ndërsa drejtorët që janë ekzekutiv duhet të kujdesen që gjithçka të jetë në nivel. “RTSH ti përgjigjet kohës, me teknikën, imazhin, etj”, vijon Bualoti. Sipas tij, RTSH ka mangësi sa i takon problematikave aktuale, që janë sot. Dikur regjisor në RTSH, Alfred Bualoti thotë se duhet të ketë një qasje më realiste ndaj problemeve në vend. “RTSH ka mangësi në shtjellimin e problematikës reale, që ka Shqipëria. RTSH duhet të jetë më realiste, më afër problematikës sociale dhe shoqërore, aktualitetit çfarë ndodh sot në Shqipëri, që ka një problematikë të madhe në të gjitha shtresat e popullsisë”, thotë më tej Bualoti. Si regjisor, por me aktivitetin e tij dhe aktor që ka lozur në disa filma Bualoti thotë se RTSH duhet të ketë dhe filmin televiziv. “Mungesë në RTSH filmi televiziv. RTSH i ka mundësitë që të hyjë në filmin televiziv të mirëfilltë, qoftë serial apo dhe një film me metrazh normal”, thotë ai.

Puna vite më parë në RTSH

Alfred Bualoti pas diplomimit si aktor nga Instituti i Lartë i Arteve, në Tiranë, më 1974, për një farë kohe punoi në Radio Televizionin Shqiptar dhe më vonë 1 vit në Teatrin e Gjirokastrës, por tu rikthyer sërish disa vite në RTSH. Si regjisor që vite më parë ka qenë pranë radio “Tiranës” dhe TVSH, Alfred Bualoti thotë se ato vite punohej me shumë përgjegjësi. “Unë kam mbaruar Institutin e Lartë të Arteve në 1974. Në 1975 u emërova në TVSH regjisor një vit dhe më pas shkoj në Gjirokastër në teatër, dhe jam rikthyer në radio në 1976. Nga ai vit deri në 1981 kam punuar në RTSH”, thotë ai. Si regjisor Bualoti është marrë me spektakle të ndryshme të kohës dhe thotë se punohej me përgjegjësi, duke qenë se dhe programet nuk duhej të dilnin nga korniza e kohës. “Unë TVSH isha regjisor dhe merresha me spektaklet, etj. Në radio “Tirana” kam qenë regjisor te “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”, dramatizimet e ndryshme, “Teatri në mikrofon”, kanë qenë në disa emisione. Atë kohë kishte shumë përgjegjësi, çdo gjë duhej shumë e vëmendshme, të mos dilnin programet nga korniza që ishin përcaktuar atë kohë nga Komiteti Qendror, sepse ai vëzhgonte gjithçka që dilte”, thotë ai. Alfred Bualoti ka interpretuar disa role në kinematografi, duke filluar me rolin protagonist të Vlashit në filmin “Pylli i lirisë”.

Më të lexuarat