Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Kultura

Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani, me shfaqjen "Ata hyjnë pa trokitur" te “Shtëpia me Gjethe”

Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani, me shfaqjen "Ata hyjnë pa

"Ata hyjnë pa trokitur" është vepra teatrore, që regjisori Armand Bora prezantohet për publikun këtë kohë. Muzeu kombëtar "Shtëpia me Gjethe" është vendi i shfaqjes së njohur “Ata hyjnë pa trokitur”. Vepra me interpretimin e aktorëve të njohur Roland Trebikca dhe Rozi Kostani shfaqet në respektim të masave të pandemisë edhe në mbrëmjet e datave 12 dhe 13 shtator. Me interpretimin e dy aktorëve të njohur të skenës teatrore të vend, shfaqja “Ata hyjnë pa trokitur” është pjesë nga triologjia “Ata që mbijetuan”. “Ata hyjnë pa trokitur” shkruar dhe me regji nga Armand Bora shfaqet për publikun në formën e teatrit bashkëkohor, ku përzihen elemente të teatrit absurd, ekzistencialist, komikja me tragjiken, sarkazma dhe ironia. Personazhet e komedisë dramatike “Ata hyjnë pa trokitur” janë dy, burri dhe gruaja që interpretohen nga aktorët e njohur Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani. Burri është artist, instrumentist në profesion. Njëri sensibël me ndjeshmëri të lartë, që në raport me gruan e lidh që pasioni i një dashurie sublime dhe deri në bezdisjet më të vogla të një jete banale, që ata bëjnë. Gruaja edhe pse nuk ka një profesion të përcaktuar, është kthyer në simbol të bukurisë fizike dhe asaj shpirtërore. Historia e veprës “Ata hyjnë pa trokitur” është historia e një çifti intelektualësh të izoluar brenda ambienteve të shtëpisë së tyre në kërkim të pjesës së fajit. Në këtë kërkim i kthehen dhe rikthehen jetës së tyre duke e parë dhe analizuar, për të gjetur gabimin. Kjo jetë, e cila del nga kujtesa ashtu siç edhe ata futin dhe nxjerrin nga valixhja plaçkat (rrobat) e tyre që i kanë bërë gati për t’i marrë me vete, për të shkuar në kampet e përqendrimit, kalon si një film përpara spektatorit, me të gjitha ngjyrimet e tij, duke nisur nga situatat komike, e duke përfunduar tek ato më dramatiket. Shfaqja për publikun mbrëmë ishte jashtë te oborri mbrapa muzeut. Ndërtesa e njohur si “Shtëpia me gjethe” (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), u kthye në muzeun kombëtar të përgjimeve. I hapur më 23 maj 2017, ai është një muze nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit.

Puna për veprën teatrore

Armand Bora është regjisor i veprave të ndryshme, që janë vënë në skena për publikun. Por këtë herë ai vjen me një nga shfaqjet e tij, që ka marrë pesë edhe në festivale të ndryshme të teatrit. Më herët kur vepra u shfaq premierë në Tiranë, autori Bora pohoi se për dramën është frymëzuar nga jeta e çiftit të njohur Pirro dhe Pavlina Mani, edhe pse vepra nuk është historia e tyre, por një homazh ndaj kujtesës sonë. Si autor i veprës Armand Bora tha se ishte një periudhë e gjatë, që nga viti 1994 që ai kishte mbyllur variantin e parë të veprës. “Gjithë kjo kohë ishte periudhë tjetër akumulimi dhe padyshim që vepra ka ndryshuar shumë, është pasuruar shumë, janë zhvilluar shumë situatat dhe karakteret. Është bërë më e prekshme, me më tepër ngjarje konkrete, nuk ngelej siç ishte në variantin e parë simbolike që nuk e prekte plagën me dorë. Tani vjen më e drejtpërdrejtë dhe komunikon më mirë me publikun”, tregon mbi veprën ai. Me këtë vepër regjisori Armand Bora u prezantua dhe në kalanë e Ulqinit më parë në festivalin ndërkombëtar “Skena Verore 2015”. Vepra teatrore “Ata hyjnë pa trokitur” ka marrë pjesë edhe në festivalin e teatrit, që është zhvilluar në Preshevë ku ka qenë dhe në konkurrim, ndërsa nuk ka munguar dhe në skenën e Prishtinës, Tetovës, etj.