BREAKING NEWS

Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke
x
BREAKING NEWS

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë drejt spitalit

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë
x
BREAKING NEWS

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së rrëfen tmerrin: Ishte i dehur, iu hodha sipër dhe i kapa armën pasi...

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së
x
BREAKING NEWS

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin Elbasan-Tiranë

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin
x
BREAKING NEWS

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD akuzon ashpër kryeministrin dhe publikon foton: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Rama

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD
x
BREAKING NEWS

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat javën e ardhshme

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit të The Sun: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit
x

Kultura

Ali Aliu: Fatkeqësisht të gjitha institucionet albanologjike të vlerave të gjuhës, të letërsisë e të kulturës përjetojnë një krizë

Ali Aliu: Fatkeqësisht të gjitha institucionet albanologjike të

Gjuha standarde të ruhet dhe pasurohet, kështu shprehet akademiku i njohur Ali Aliu i cili këto ditë ndodhet në Tiranë për Kuvendin Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike. Kuvendi nisi më 25 nëntor dhe zhvilloi të premten ditën e dytë të punimeve, ku rreth 182 studiues shqiptarë dhe të huaj marrin pjesë. Akademiku i njohur Ali Aliu shprehet se me rëndësi është dhe që gjuha shqipe të mbrohet. “Me rëndësi është që të kultivohet gjuha, të mbrohet gjuha se ka shumë deformime, sidomos në mediat tona. Të ruhet gjuha standarte, të pasurohet, të hapet, por gjithnjë të kultivohet si e vetmja zgjidhje e drejtë”, shprehet akademiku Ali Aliu. Në Tiranë këto ditë për Kuvendin Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike akademiku Ali Aliu thotë se dhe nga institucionet nuk është bërë sa duhet për gjuhën. Sipas akademikut, fushat e kulturës dhe vlerave nuk kanë vëmendjen e atyre që vendosin. “Institucionet nuk funksionojnë. Fatkeqësisht të gjitha institucionet albanologjike të vlerave të gjuhës, të letërsisë, të kulturës, përjetojnë një krizë në këto kushte. Përjetojnë krizë, nuk mund ta përqendrojnë, nuk mund ta tërheqin vëmendjen e institucioneve shtetërore. Të gjitha fushat e kulturës dhe të vlerave po përjetojnë një krizë, sepse nuk kanë vëmendjen e atyre që vendosin”, shprehet mes të tjerave akademiku Ali Aliu. Akademiku Aliu është dhe anëtar i jurisë, që do të ndajë çmimin për veprën më të rëndësishme albanologjike nga studiuesit e jashtëm e të brendshëm. “Do jepen tre çmime”, tregon akademiku.

Kuvendi i Albanologjisë

Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike i organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave e Kosovës nisi punimet më 25 nëntori dhe sot ka ditën e fundit të tij. Për akademikun e njohur Ali Aliu kuvendi po zhvillohet kur kemi një krizë të vlerave. “Ky kuvend po mbahet në kushte jo shumë të favorshme në përgjithësi. Në kushte jo të favorshme për kulturën për letërsinë. Shikoni kudo si funksionojnë institucionet e kulturës, që nga panairet, çmimet, botimet, etj, ka krizë të vlerave”, shprehet akademiku. Ali Aliu është akademik, shkrimtar, eseist, kritik letrar dhe përkthyes shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Ali Aliu është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt i saj. Është anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe i Akademisë të Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë. Një aktivitet ndër vite me vlerësime dhe çmime të ndryshme, ku akademiku Ali Aliu gjithashtu është dekoruar dhe “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë. Është autor i më shumë se 35 librave. Është botuar e përkthyer në disa gjuhë të huaja. Vijon të japë ende kontributin e tij në ndjekjen, hap pas hapi, të zhvillimeve të rrjedhave të letërsisë shqipe, duke u bërë i vetmi në llojin e tij, me punë e pasion të pashterur në ndihmë të letërsisë shqipe.