
Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

Zarfi i "ëmbël” fundos zyrtaren e lartë, zbardhet dëshmia e Sekretares së Përgjithshme e Shëndetësisë

Tensionet në veri, gazeta gjermane trondit me artikullin: Politikat e Kurtit, në përputhje me planet serbe për destabilizimin e rajonit

"Po flitet minutat e fundit"/ Eksperti Ervin Karamuço del me deklaratën 'bombë': Së shpejti do të arrestohet një ish-kryebashkiak

Shkatërohet banda shqiptare në Itali/ Kush është trafikanti i shumëkërkuar që bashkëpunonte me “Ndraghetan” (emri)

Çfarë po ndodh me euron? Pëson rënie dhe merr 'goditjen' më të madhe në historinë e këmbimit valutor

Amfiteatri i Durrësit, projekti i gërmimit dhe restaurimit po paraprihet nga sondazhi arkeologjik

Shkruar nga SOT.COM.AL 31 Mars 2023

Me vendim të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale ka nisur puna në hapësirat e amfiteatrit të Durrësit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shkruan në rrjete sociale se amfiteatri i Durrësit ka shumë për të na thënë. “Projekti madhor i gërmimit dhe restaurimit po paraprihet nga sondazhi arkeologjik dhe aplikimi i sondave gjeologjike vertikale dhe horizontale me qëllim njohjen më të mirë të shtresave nëntokësore, shtrirjen e monumentit, lidhjen e tij me truallin natyror si dhe nivelin e ujërave nëntokësore. Rezultatet që po përftohen do të shërbejnë për hartimin e raporteve, të cilat do të krijojnë bazën e shëndoshë për vijimin e projektit për nxjerrjen në dritë të kësaj pasurie të jashtëzakonshme”, shprehet Margariti, që ka ndarë dhe disa foto në rrjete sociale nga puna që po bëhet në këtë amfiteatër. Amfiteatri ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 16-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve. Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 351 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion. Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966 nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, vit në të cilin kanë nisur dhjetëra ekspedita të sektorëve kërkimorë e shkencorë, shqiptare e të huaja. Në mënyrë intensive gërmimet janë përqendruar në vitet 1967-‘70 të cilat detyruan zhvendosjen e 55 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private për t’i hapur rrugë zbulimit të ndërtesës antike.
Më të lexuarat


Adrian Devolli: Nuk kemi një politikë për artin dhe kjo që ndodh është shkatërruese, sepse nuk stimulohen artistët

“Agimi” do të kompensojë një hallkë të munguar në sistemin e promovimit kinematografik

Festivali “MetroSound” në edicionin e pestë me muzikën e viteve ’90-të, Eda Zari në skenë në natën e parë

Akademia e Studimeve Arkeologjike do të nisë një betejë ligjore kundër vendimit për mbylljen

Piktori Gjergji Meta: Urat si mjet lidhës fizik e shpirtëror me piktura në Galerinë e Artit Tiranë

Denis Bizhga: Festivalet muzikore janë institucione kulturore që promovojnë vlera dhe tradita, pjesëmarrës në Festivalin e Kitarës janë personalitete të njohura

Ben Blushi me “41 Sekrete” shpallet fituesi i çmimit "Lumo Skëndo"

Kompozimet e mjeshtrit të madh Ennio Morricone do të vijnë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

Ekspozita "1989, rishikimi i qytetit para dhe pas" përmes fotografive në muzeun “Shtëpia me Gjethe”

Institutet albanologjike transferohen te Akademia e Shkencave, Skënder Gjinushi: Rrit bashkëpunimin dhe lehtëson punën shkencore
