Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

AMT: Bashkia kërkon të grabisë truallin e teatrit, rezistencë në 24 orë

Postuar: 23/07/2019 - 07:31

 Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet se Bashkia e Tiranës ka shpallur konkursin me të cilën kërkon të shembë godinën e Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që ka rreth saj artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile shkruan se po tentohet të grabitet pasuria publike. “Bashkia e Tiranës ka shpallur zyrtarisht konkursin me të cilin kërkon të shembë godinën dhe të grabisë truallin e Teatrit Kombëtar. E gjithë kjo procedurë, e cila filloi me VKM-në e publikuar më 3 qershor bazohet tërësisht mbi një ligj anti-kushtetues, i cili e lejon qeverinë të veprojë si një feudal mesjetar. Nëpërmjet këtij ligji qeveria mund të grabisë pasuri publike e private, ku e si të dojë dhe t'ua dhurojë klientëve të saj pa pyetur askënd. Kuptohet që është tejet ironike, e mbase dhe tragjike, që e gjitha kjo po ndodh teksa shqiptarët dëgjojnë vazhdimisht përrallën e "reformës në drejtësi". Trualli i teatrit po grabitet pikërisht, sepse Shqipëria nuk ka sot një Gjykatë Kushtetuese, që do e bllokonte këtë procedurë të çmendur në më pak se 5 minuta”, shprehet AMT. Dje reagimet e artistëve nuk kanë munguar, por Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bën thirrje që dhe partnerët ndërkombëtarë duhet të reagojnë tani, sepse nesër kur Teatri Kombëtar të mbrohet me forcë do të jetë tepër vonë. “Nëse komuniteti dhe partnerët ndërkombëtar, "intelektualët" dhe "ekspertët" e paguar prej tyre", duan të ruajnë sadopak kredibilitetin e tyre, ata duhet të reagojnë sot, qartë dhe publikisht, ndaj kësaj paçavure anti-kushtetuese. Nesër, kur teatri të mbrohet me forcë, do të jetë tepër vonë! Fati i reformës vendoset këtu, në mes të Tiranës, dhe jo në zyrat e fshehta të pazareve politike”, vijon deklarata. Në një tjetër reagim, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet se në fshehtësi të plotë janë kryer veprimet formale.“Sot është ditë mobilizimi për mbrojtjen e teatrit. I kemi të gjithë informacionet që nga ana proceduriale, në fshehtësi të plotë, janë kryer të gjitha veprimet formale. Para 1 ore, disa punonjës me letra nën sqetull, shoqëruar nga 2 patrulla policie, erdhën për të prerë dritat dhe ujin e godinës. Shembja e teatrit ka filluar zyrtarisht, por ne nuk frikësohemi. Këtë e dinim që ditën e parë. Duhet të jemi të gjithë të bashkuar sa më shumë tek sheshi i teatrit, rezistenca është në cikël 24 orësh, nuk ka më kthim”, vijon Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që prej muajsh proteston në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 07:37

Ditën e djeshme në Qendrën e Kulturës “Vaçe Zela” u hap ekspozita me titull “Dinjiteti përballë totalitarizmit”, ku ishin mjaft foto të rralla dhe dëshmi nga kalvari i vuajtjeve në plot 14 qend

Postuar: 22/08/2019 - 07:34

Kinemaja verore prej një muajsh ka pushtuar qytetin bregdetar të Durrësit, i cili është i mbushur

Postuar: 21/08/2019 - 17:05

Artan Shkreli, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe një i apasionuar pas zbulimeve ka

Postuar: 21/08/2019 - 08:52

Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pandarë e

Postuar: 21/08/2019 - 08:50

Rezistenca e artistëve dhe aktivistëve për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar vijon të jetë

Postuar: 20/08/2019 - 07:37

Në Gjirokastër zbriti eventi i radhës i “Open Cinema”.

Postuar: 20/08/2019 - 07:34

Beteja për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar duket se do të jetë e gjatë.