Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

AMT kërkon lirimin nga detyra të Çulit dhe Kumbaros

Postuar: 05/09/2018 - 07:23

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përmes një deklarate për shtyp bën me dije se për të eliminuar shembjen e Teatrit Kombëtar qeveria duhet të miratojë dekretin e Presidentit. “Ajo duhet të deklarohet publikisht pro restaurimit të dy teatrove kombëtare, me një proces të hapur dhe transparent, gjithëpërfshirës dhe me financim publik”, thuhet në deklaratën e AMT. Një pikë tjetër është dhe lirimi nga detyra e drejtorit Hervin Çuli si dhe ministrja e Kulturës. “Lirimin nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar dhe ministres së Kulturës tashmë të kallëzuar penalisht nga AMT, për neglizhencë dhe me pasoja të rënda të mosmirëmbajtjes së ndërtesës së TK, duke qenë se nuk kanë dhënë dorëheqjen”, vijon pika 2 në deklaratë. Në pikën 3 AMT kërkon që qeveria të parashikojë në buxhetin 2019 si edhe plan buxhetin e afatmesëm, një buxhet për MK të barabartë ose më të madh se ai i Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë. Në pikën 4, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon që Kuvendi të marrë në shqyrtim nismat ligjore të propozuara nga Sindikata e Arteve të Skenës dhe Ekranit si dhe nga rrjeti “Skena e pavarur kulturore” për reformim të plotë të sistemit teatror dhe sektorit jo publik të artit në Shqipëri. Pika 5 e deklaratës vijon që qeveria të rihapë dy teatrot kombëtare aktuale për sezonin artistik. “Të ashtuquajturat problemet infrastrukturore të godinave janë lehtësisht të riparueshme dhe pjesë e një gënjeshtre të vazhdueshme publike, që drejtori i TK dhe ministrja e Kulturës kanë përcjell deri tani”, thuhet më tej. Për AMT çështja e teatrit ka vënë në dukje problema të mëdha të sistemit tonë politik dhe vendimmarrjes së tij. “Është e qartë që një parlament i zgjedhur nga lista të paracaktuara nuk ka asnjë mundësi reale për të mbrojtur qytetarët dhe për të limituar abuzimet. Nevoja për një sistem të ri zgjedhor është urgjencë për demokracinë dhe shoqërinë tonë”, vijon deklarata. Në fund AMT pohon se mbetet në pritje të raportit të Komisionit Europian mbi “ligjin special".

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 07:57

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” bën me dije se çel stinën teatrore të shfaqjeve për fëmijë në datat 22 dhe 23 shtator, me dy premierat më të reja "Motër e vëlla"dhe "Librar

Postuar: 18/09/2018 - 07:55

Janë pesë vepra premiera shqiptare që do të vijnë për publikun në skenën e Teatrit Metropol gjatë

Postuar: 18/09/2018 - 07:51

Zëri i artistëve për probleme të ndryshme sipas tyre nuk është dëgjuar nga Ministria e Kulturës.

Postuar: 16/09/2018 - 08:16

Vitit kulturor Austri- Shqipëri po vijon me aktivitete dhe veprimtari të ndryshme artistike dhe k

Postuar: 16/09/2018 - 08:13

Historia e Skënderbeut realizuar në pikturë për publikun vjen në ekspozitën me veprat e piktorit

Postuar: 16/09/2018 - 08:10

Piktori Anastas Kostandini është nga emrat më të vlerësuar në art brenda dhe jashtë vendit.

Postuar: 15/09/2018 - 07:30

Nga e hëna e 17 shtatorit deri më 22 shtator do të zhvillohet edicioni i trembëdhjetë i Festivali