BREAKING NEWS

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët zbarkojnë në Shqipëri dhe u tregojnë dhëmbët rusëve, brenda 2023 nisin fluturimet e para

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët
x

Kultura

AMT, nis mbledhjen e firmave për rindërtimin e Teatrit Kombëtar

AMT, nis mbledhjen e firmave për rindërtimin e Teatrit Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur mbledhjen e firmave për rindërtimin e teatrit. Përmes një peticioni online të shpërndarë së fundmi, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet se rindërtimi i Teatrit Kombëtar të jetë atje ku ishte. “Të rindërtojmë Teatrin Kombëtar atje ku ishte e si ishte! Shembja e Teatrit Kombëtar ishte një nga eventet më të tmerrshme që mund të ndodhnin ne kohë karantine. Natën, në errësirë, me dhunë, në pabesi dhe me frikën se kush po e mbronte Teatrin ditë e natë nuk do të dorëzohej kurrë. Sot, akoma më shumë, duhet kërkuar me vendosmëri e besim rindërtimi i Teatrit Kombëtar atje ku ishte e si ishte”, shprehet AMT. Në deklaratën e saj, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thotë se përmes një vendimi qeveria shqiptare largoi përgjegjësitë prej vetes, por pasojat do të jenë jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por dhe për qeverisjen. “Ndryshojnë qeveritë dhe pushtetarët e trashëgimia kulturore vendoset herë pas here në rrezik. Rasti i shembjes se Teatrit Kombëtar prezanton një nga me të pabesueshmit e me të çuditshmit raste të aferave korruptive politike në dëm të pronës publike. Me vendimin 377/2020 qeveria Shqiptare largoi prej vetes të gjitha përgjegjësitë për të mos patur pasoja të renda imazhi dhe elektorale, por pasojat janë më se evidente e ato do jene akoma e më fundosëse jo vetëm për Bashkinë Tiranë, por për te gjithë grupin e qeverisjes aktuale që bëri transferimin e pronësisë së truallit të Teatrit Kombëtar nga pronë shtetërore në pronë bashkiake”, vijon më tej Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që ka nisur dhe protestat. Për Aleancën e Mbrojtjes së Teatrit që ka mbledhur rreth vetës aktivistë, artistë, specialistë të ndryshëm, trashëgimia kulturore është e shenjtë dhe nuk duhet të preket, ku rindërtimi i Teatrit Kombëtar duhet të kthehet në objektiv kryesor. “Situata është e papranueshme dhe Teatri Kombëtar duhet të rindërtohet sa më parë atje ku ishte e si ishte. Trashëgimia kulturore dhe historike është e shenjtë dhe e paprekshme nga kthetrat korruptive të politikës e për këtë motiv rindërtimi i Teatrit Kombëtar duhet të kthehet në objektivin kryesor jo vetëm për banorët e artistët e Tiranës, por për të gjithë komunitetin dhe popullin shqiptar. Çfarë mund të bësh: 1-Firmos këtë peticion”, shprehet Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që ka shpërndarë peticionin.