BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Kultura

AMT, thirrje Institutit të Trashëgimisë të mos ndërhyjë te artikujt studimorë

AMT, thirrje Institutit të Trashëgimisë të mos

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit- zyrtare kërkon që institucionet të mos bëjnë manipulime të studimeve të viteve 1999-2000, që kanë të bëjnë me qendrën historike të qytetit të Tiranës. Në një thirrje drejtuar Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore ( ish -Institutit i Monumenteve të Kulturës) Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon ndër të tjera, që të mos ndërhyhet në studimet e viteve 1999-2000. “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i bën thirrje Institutit Kombëtar të Trashëgimisë kulturore: 1. Të mos eliminojë, dëmtojë, transformojë apo manipulojë studimin iniciues të viteve ‘99-2000 pjesë e dosjes për shpalljen Ansambël Monument-Kulture me VKM Nr. 180, datë 13. 4.2000 të "Ansambël Monument-Kulture të Aksit Kryesor dhe Qendrës Historike të qytetit të Tiranës". 2. Të mos eliminojë, dëmtojë, transformojë apo manipulojë Urdhër Nr. 122 datë 5. 3.2007 e firmosur nga ish ministri Leskaj, dhe shkresën e hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës me nr. prot. 142/1 e datës 26. 2.2007 nga e cila ministrisë i propozohet projekt-lista e plotë e ndërtesave në aksin kryesor dhe qendrën historike të qytetit të Tiranës, për objektet që bartin vlera dhe që duhen shpallur monumente kulture të kategorisë së dytë”, thuhet në thirrjen që AMT i drejtohet IKTK. Po ashtu Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit-zyrtare i bën thirrje Instituti Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore në vend, që të mos ndërhyhet edhe në dokumentime të tjera, si dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore mos manipulojë inventarin e monumenteve të kulturës. “3. Të mos dëmtojë dokumentin grafik, fotografik, përshkrimor, relatues dhe kostatues të këtyre materialeve tekniko-ligjore. Gjithashtu Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore të mos eliminojë, dëmtojë, transformojë apo manipulojë inventarin e Monumenteve të Kulturës të shpallur. 4. Të mos eliminojë, dëmtojë, transformojë apo manipulojë urdhrin "Për shpallje në Mbrojtje Paraprake" nr. prot. 1068 datë 16. 7.2015 firmosur nga Drejtoresha e institutit të Monumenteve Arta Dollani me të gjithë dokumentacionin pjesë integrale të tij relacionet teknike, materialet grafike (harta, plane, pamje etj.) materialet fotografike dhe dokumentacioni procedurial përkatës”, vijon AMT-zyrtare.