BREAKING NEWS

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen reagimi i papritur i kryeministrit Rama: Mos hapni llafe kot. Ja cilin qytet kam zgjedhur

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen
x

Kultura

Ana Golja në “The Cuban”, shpallet aktorja më e mirë në “Lavazza Film Festival”

Ana Golja në “The Cuban”, shpallet aktorja më e mirë

Aktorja dhe producentja shqiptare në Kanada Ana Golja është vlerësuar me rolin e saj në filmin “The Cuban”, në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival”. Golja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”. “Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme, por përfundova me një çmim me emrin tim. Pafundësisht mirënjohëse për vlerësimin si aktorja më e mirë në “Lavazza Film Festival”. Faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo. Në një intervistë më parë për “Diaspora Shqiptare”, aktorja Ana Golja ka pranuar se filmi “The Cuban”, ku edhe ajo luan rolin e infermieres së re duke u shërbyer pleqve në një shtëpi shëndeti ka ardhur si frymëzim nga gjyshja e saj. Në reagimin e saj aktorja është shprehur se mesazhi, që dëshiron të japë me këtë film është dashuria për prindërit dhe gjyshërit, si dhe kujdesi që duhet të tregojmë ndaj tyre. “Mesazhi nga stërgjyshja gjithmonë ka qenë të jesh njeri i mirë, dhe më ka mësuar të jem bujare dhe e respektueshme. Mesazhi që jap unë është t’i duam prindërit dhe gjyshërit dhe të kujdesemi sa më shumë për ta”, është shprehur ndër të tjera aktorja Ana Golja, që u vlerësua si aktorja më e mirë në festivalin “Lavazza Film Festival”. Festivali i filmit u zhvillua nga 20 deri më 31 korrik në Toronto të Kanadasë, ku u prezantuan filma nga vende të ndryshme të botës përfshirë këtu Francën, Spanjën, Kinën, Rusinë, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Indinë dhe Kanadanë, me një seri të veçantë “Focus on Italy”, të prezantuar në bashkëpunim me Istituto Italiano di Cultura a Toronto. Festivali prezantoi një përzgjedhje filmash, në përpjekje për të ndërtuar një urë lidhëse në mes filmit dhe betejës ende të pafituar kundër pandemisë në të cilën po kalojmë. Ana Golja është aktore dhe këngëtare shqiptare, që ka lindur në Kanada dhe është e lidhur me komunitetin shqiptar. Si këngëtare ajo ka publikuar edhe albumin muzikor “Epilogue”, ndërsa me filmin “The Cuban” ka arritur të fitojë çmime në Festivalin e Filmit Kanadez (Canadian Film Fest) për “Best Narrative Feature” dhe “Best Cinematography”.