Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Kultura

Analiza e 4 viteve, TKOBAP me 491 shfaqje dhe 357 mijë spektatorë

Analiza e 4 viteve, TKOBAP me 491 shfaqje dhe 357 mijë spektatorë

Tetari Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansambli Popullor kanë realizuar 491 shfaqje, në harkun kohor të 4 viteve. Drejtoresha e përgjithshme, Zana Çela prezantoi “Analizën e performancës 4-tër vjeçare të TKOBAP”, në prani të ministres së Kulturës Elva Margariti dhe artistëve të teatrit. Prezantimi i paraqitur në shifra konkrete u mbështet në disa pika kryesore: rritja e numrit të shfaqjeve, të prodhuara për në teatër, në salla alternative si Pallati i Kongreseve, Salla e Kishës Ortodokse, salla teatrosh lokalë, sheshe në kryeqytet dhe qytetet kryesore të vendit, si edhe në përvojat jashtë kufijve të Shqipërisë; rritja e numrit të spektatorëve; rritja e kapaciteteve financiare nëpërmjet sponsorizimit; edukimi përmes artit (projekt pilot me shkollat e kryeqytetit); angazhimi dhe punësimi i të rinjve etj. Nga analiza e performancës 4 - vjeçare rezulton se TKOBAP ka realizuar 491 shfaqje në teatro dhe në sheshe, brenda dhe jashtë vendit, ose 2.4 herë më shume krahasuar me periudhën paraardhëse. Numri total i spektatorëve në 491 shfaqje të organizuara ishte rreth 357.000, duke u rritur me 7.5 herë krahasuar me 4 vjeçarin paraardhës. Po ashtu institucioni ndër të tjera në Facebook shkruan se ka pasur rritje të ardhurash dhe nga sponsorizimet dhe kjo falë fushatës së marketingut. “Të ardhurat nga sponsorizimet janë rritur me 500 për qind krahasuar me 4 vjeçarin paraardhës, falë fushatës sonë të marketingut, rritjes së vizibilitetit, rritjes së numrit të shfaqjeve dhe cilësisë së tyre”, bën me dije institucioni. Po ashtu në këtë hark kohor prej 4 vitesh janë punësuar 95 punonjës të rinj. “Përgjatë periudhës shtator 2016- korrik 2020, TKOBAP ka punësuar 95 punonjës të rinj, ose rreth 80 për qind më tepër se në periudhën janar 2013- gusht 2016. 692 artistë të rinj të angazhuar në produksionet e TKOBAP, nga të cilët 198 nën 30 vjeç”, shprehet TOB. Artistë e Teatrit të Operës, Baletit, si dhe të Ansamblit Popullor nisën punën në sezonin e ri artistik, në mjediset e reja të rikonstruktuara, ku për disa vite ata u zhvendosën në ish Kinostudio. Pas 3 vitesh artistët nisën punën në mjediset e reja, ndërsa u shprehën se mezi e kanë pritur rikthimin në teatër.