BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Kultura

Anastas Kostandini: Ekspozita retrospektivë,  një përmbledhje e krijimtarisë sime në një hark gati gjysmëshekullor, shpresoj që grafika ime t’ia ketë dalë të ketë fizionominë e vet

Anastas Kostandini: Ekspozita retrospektivë,  një

Piktori Anastas Kostandini vjen për artdashësit me ekspozitën retrospektivë  “Taso-Gravura” . Ekspozita hapet këtë të premte në mbrëmje në galerinë e artit në Pogradec, ku piktori i njohur pogradecar që ka vlerësime brenda dhe jashtë vendit prezantohet për herë të parë me një ekspozitë personale në grafikë. Piktori shprehet se në Institutin e Lartë të Arteve, studioi për pikturë dhe art monumental. Si lëndë fakultative tregon ai kishin edhe grafikën, atelieri i së cilës sapo ishte krijuar në atë kohë. “Pedagogë dhe artistë të njohur si Pandi Mele dhe Vlash Prifti, ndër të tjerë, filluan të përgatisnin diplomat e para në grafikë. Arti grafik ishte një shprehje më konvencionale dhe e toleruar në kohën e diktaturës në Shqipëri. Arti modern, ndonëse i papranuar në atë kohë, ishte prezent në forma nga më të ndryshmet që sa vinin e dominonin dhe mbi pikturën që deri atëherë ishte udhëheqëse në artet vizuale. Pata fat të kisha profesor grafike Andon Kuqalin, që ishte jo vetëm grafist i shkëlqyer por mbi të gjitha kritik dhe historian arti”, tregon ai. Anastas Kostandini (Taso) tregon se përgjatë tre viteve të studimit në atelierin e grafikës fakultative, arriti të realizonte mjaft punime, dukshëm më të çlirëta në koncept dhe ambicie nga studentët, që diplomoheshin eksluzivisht për grafikë.  “Me të mbaruar fakultetin, grafika u bë një paralele kaq serioze sa që hera herës merresha veçmas me të. Galeria Kombëtare e Arteve më koleksionoi disa prej tyre, çka më inkurajoi duke më shtyrë të shkoj më larg në këtë gjini figurative po aq sa dhe me pikturën. Fillimisht përdorja linoleumin (linogravurë) mbi të cilin përpunoja dhe përmblidhja vizatimet, që sa vinin e diferencoheshin nga vizatimet e kavaletit. Në fillim të viteve ‘80,  gravura si teknikë u zhvendos nga linoleumi në pllaka druri (ksilografi), çka më lejoi një tjetër përqasje. Prej shumë kohësh merrem me këtë gjini pa të cilën do të isha i paplotë. Pra, prej 40 vitesh, vizatoj qëllimisht për të krijuar grafika”, thotë ai. Për punën në grafikë Kostandni ka marrë më parë dhe vlerësime të ndryshme. Ai përmend se për të shprehet edhe Maks Velo në librin e tij “Grafika e Realizmit Socialist në Shqipëri”.  “Në mbyllje të shkrimit që shpjegon librin e tij, Maksi  jep një përkufizim dhe për grafikën time. Ai thotë : Anastas Kostandini ka aftësi të rralla grafiste. Ai çdo subjekt mund ta kthejë në gravurë. Punon linoleumin, por dhe drurin (ksilografinë). Ai renditet në traditat më të mira Ballkanike. Asnjë nuk është aq ballkanas, aq bizantin sa ai. E do si Profet Poradecin me liqenin”, tregon piktori.

Një pjesë e krijimtarisë

 Anastas Kostandini tregon në këtë ekspozitë që hapet ditën e premte ka zgjedhur për publikun një pjesë të krijimtarisë së tij. “Në këtë ekspozitë retrospektive, kam përmbledhur një pjesë të krijimtarisë time grafike në një hark kohor gati gjysëm shekullor. Shpresoj që me gjithë pasionin për eksperimentin artistik që më udhëheq si një kredo, grafika ime t’ia ketë dalë të ketë fizionominë e vet në frymë, modelim dhe stil. Nevoja për komunikim ka përcaktuar dhe gjuhën artistike që është përgjithësisht realiste dhe me pasion ekspresiv”, vijon Taso. Piktori tregon se në ekspozitë nuk përfshihet cikli i gravurave në dru kushtuar “Historisë së Skënderbeut” sipas Fan Nolit, cikël ende i papërfunduar me mbi 40 gravura, ashtu si dhe një pjesë jo e vogël ilustrimesh në libra të dizejnuar në grafikë që nuk janë të përfshira këtu. “Ky është i pari ekspozim i kësaj gjinie fort të dashur të cilën, së pari dëshiroj t’ia tregoj bashkëqytetarëve mirëdashës të artit tim”, shprehet ai. Ekspozita do të qëndrojë deri më 25 gusht, në galerinë e artit Pogradec.