Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Anastas Kostandini, ekspozitë me piktura në qytetet gjermane

Postuar: 10/11/2019 - 07:50

Piktori i njohur Anastas Kostandini i vlerësuar me aktivitetin tij brenda dhe jashtë vendit, së fundmi prezantoi veprat e tij me piktura në Gjermani. Ekspozita u organizua nga Nehemiah Gateway, që bëri të mundur që artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht Anastas Kostandini (Taso) të prezantohej, në disa qytete në Gjermani. Turneu filloi nga Nurembergu, duke kaluar nga Schwarzenbach am Wald, për të përfunduar me ekspozitën në qytetin e Berlinit. Tema e ekspozitës është “Jeta në tranzicion- Shqipëria periferike midis komunizmit dhe demokracisë". Gjatë këtij rrugëtimi shumë njerëz patën mundësinë të njihen me veprat e piktorit të njohur Anastas Kostandini, por dhe me të personalisht, si dhe të merrnin një copëz arti të Shqipërisë autentike për në shtëpi, zyrë apo për koleksionin e tyre me vepra arti. Tema "Jeta në tranzicion- Shqipëria periferike midis komunizmit dhe demokracisë" tregonte pikëpamjen personale të piktorit Anastas Kostandini (Taso) për vendlindjen e tij, gjithmonë nën ndryshim, Pogradecin dhe jetën e njerëzve që kaluan papritmas nga një sistem shoqëror në tjetrin. Në këtë tur në Gjermani, ekspozita në Nuremberg u çel në datën 30 tetor me fjalën e kryetarit të qarkut të Frankonisë Qëndrore, z. Armin Kroder, në Schwarzenbach am Wald u hap më 4 nëntor, nga kryetari i bashkisë, z. Reiner Feulner dhe më 6 nëntor në Berlin ekspozita me veprat e autorit shqiptar u çel nga z. Johannes Selle, deputet i parlamentit gjerman dhe anëtar i bordit këshillues të Nehemiah Gateway. I pranishëm në aktivitetin në Berlin ishte dhe ambasadori shqiptar në Berlin, z. Artur Kuko, si dhe aktori i mirënjohur Nik Xhelilaj. Kjo ekspozitë-turne kontribuoi gjithashtu suksesshëm në shkëmbimin kulturor midis dy vendeve. Anastas Kostandini ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë më 1978. Tema e preferuar e veprave të tij janë peisazhet sociale e poetike nga jeta e përditshme, natyra psikologjike e qytetit të lindjes Pogradecit, të cilin ai e njeh në thellësi, si dhe kompozimi nga traditat e vendlindjes. Ndër vite me aktivitetin e tij në pikturë, piktori i njohur ka hapur ekspozita të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku ka marrë vlerësimin e publikut.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Festivali Letrar për të Rinj “Tirana 2019” shpalli fituesit e edicionit të pestë, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Drama "Tre vetë në një varkë pa llogaritë Nik Prel Mujën", shkruar dhe me regji nga Ste

Postuar: 13/12/2019 - 07:22

Komedia “Zyrtarisht beqare” shoqëron këtë fundjavë publikun në teatrin “Skampa&

Postuar: 13/12/2019 - 07:21

Ceremonia për 60 -vjetorin e Cirkut Kombëtar bëri bashkë artistët, por sipas tyre ky organizim du

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëta

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis