BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x
BREAKING NEWS

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj, zbardhet arsyeja e takimit

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj,
x
BREAKING NEWS

“Një kafe, ose do përfundoni në komisariat”/ U kërkonte para qytetarëve, Policia e Shtetit merr vendimin drastik për efektivin, në hetim edhe... (Emrat)

“Një kafe, ose do përfundoni në komisariat”/ U
x

Kultura

Anastas Kostandini: Institucionet dhe bashkitë nuk kanë interes për piktorët, s’ kanë asnjë plan se çfarë mund të bëhet me artistët

Anastas Kostandini: Institucionet dhe bashkitë nuk kanë interes

 “Taso-Gravura” ishte ekspozita më e fundit, që solli piktori i njohur Anastas Kostandini për publikun. Piktori u prezantua për herë të parë në Pogradec me një ekspozitë personale me grafika, por tregon se në planet e tij është një tjetër ekspozitë me grafika, që do të hapet në galerinë “Vilson Kilica” në Fier. Piktori thotë se në këtë qytet ka marrë pjesë rregullisht me një aktivitete, që i kushtohet grafikës dhe nga kjo i lindi ideja që të prezantohet dhe me një ekspozitë personale. Anastas Kostandini gjithashtu e sheh problem dhe mungesën e hapësirave për artistët sot. Piktori thotë se institucionet dhe bashkitë nuk kanë shumë interes për punën e piktorëve dhe nuk kanë asnjë plan se çfarë mund të bëhet me ata. Anastas Kostandini, i mbiquajtur Taso, është një piktor, mozaist, vizatues, grafist, ilustrator i mirënjohur shqiptar.  I diplomuar në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë për art monumental ai është një nga bashkëautorët e mozaikut "Shqipëria", në fasadën e Muzeut Kombëtar Historik, përfunduar në vitin 1981. Tablotë e Tasos të ofrojnë kënaqësi, sepse janë pikturuar me dashuri dhe mjeshtëri. Në fillimet e krijimtarisë së tij ka realizuar edhe disa kompozime me temë historike, portrete kryesisht të familjes së tij dhe natyra të qeta. Në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë, ndodhen disa tablo të tij si: “Mësonjtorja e parë shqipe”(1982), “Borova” (1985), “Luftëtarët e lirisë”(1982), “Jan Kukuzeli” (1987). Veprat e piktorit Anastas Kostandini ndodhen edhe në koleksionet e mjaft koleksionistëve në Shqipëri, Gjermani, Holandë, Francë.

-Ju do të hapni një tjetër ekspozitë personale në vjeshtë në Fier. Si do të prezantoheni këtë herë para publikut me krijimtarinë tuaj?

Ekspozita mund të hapet ndoshta nga dhjetëditëshi i fundit i muajit tetor edhe javën e parë të muajit nëntor. Unë jam shumë kurioz, që të ekspozoj punët e mia në Fier, pasi galeria “Vilson Kilica” ka një eksperiencë shumë të mirë me një takim ndërkombëtar të grafistëve. Një arsye tjetër është dhe fakti, që galeria mban emrin e Vilson Kilicës, piktorit të njohur, profesori tim, por njëkohësisht dhe bashkëpunëtorit tim në mozaikun te Muzeu Historik Kombëtar, që kemi punuar. Unë kam marrë pjesë rregullisht ndoshta në 8 ose 9 edicione, që lidhen me një festival të grafikës që hapet në fundviti gjithmonë dhe është një takim ndërkombëtar. Duke qenë se kam qenë pjesëmarrës, me lindi dhe ideja pse mos ti ekspozoj grafikat e mia aty me një publik shumë të zgjedhur dhe të mirë, me një traditë shumë të mirë që ka, sepse ka dhe koleksionistë Fieri. Një qytet pas Tiranës ndoshta dhe Shkodrës, që shquhet për galerizmin e vet.

-Grafikat, që ju do të ekspozoni në çfarë harku kohor janë krijuar?

Grafikat në këtë ekspozitë i takojnë periudhës nga mesi i viteve ’70, kur unë kam qenë student i vitit të dytë kam nisur të merrem me grafikë. Nga 1975 prej atëherë unë nuk e kam ndërprerë veprimtarinë grafike dhe sigurisht, që arti im grafik është i përqendruar vetëm në një teknikë dhe nuk jam marrë me teknika të tjera, sepse teknikat e grafikës janë pa fund sidomos këto modernet. Unë merrem me një teknikë, që quhet ksilografi. Ksilografi është të gdhendësh mbi dru dhe pastaj prej tyre del grafika, por dhe linoleum. Kjo është e njohur në historinë e artit shqiptar. Shumë grafistë të njohur ka pasur në kohën e socializmit dhe ata krijuan një traditë të shkëlqyer me grafikë dhe shumë vepra të tyre ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve, dhe unë për fat të mirë kam disa vepra në GKA me grafika. Unë bëra një ekspozitë më parë në qytetin e Pogradecit. Qëllimi që e bëra këtë ekspozitë ishte sepse jam i kënaqur, pasi Pogradeci ka pasur këtë vit shumë vizitorë edhe nga Tirana. Një publik mjaft i zgjedhur dhe kam marrë shumë sadisfaksion, por desha ta kolaudoja dhe verifikova në një sallë normale që u inkurajova, dhe është një gjë që dua ta bëj dhe në Fier dhe po përgatitem për këtë.

-Ju vazhdoni ti qëndroni besnik Pogradecit qytetit tuaj me krijimtarinë tuaj...

Motivet e mia të grafikës me motivet e mia të pikturës janë pak a shumë të njëjta. Unë kam po ato subjekte, po ajo tendencë. Por mendoj që në grafikë një pjesë e mirë e ciklit grafik lidhet me jetën e vogël të qytetit tim, por jo një jetë konkrete tani, por një jetë e shpërndarë në 40 vjet. Kështu që unë kam reflektuar, ka një intimitet. Grafikat tregojnë një intimitet ekstrem të një jete të një qyteti të vogël, ku është vendlindja ime, sepse mund të jetosh në një qytet të vogël dhe të mos kesh ndjesinë e vendlindjes, kurse unë e kam këtë ndjesi. Grafikat nuk janë vetëm panorama ose një guidë që unë i bëj qytetit, ato kanë shumë sentiment, kanë emocione të holla që lidhen me jetën e thjeshtë të qytetit, të jetës prej të cilës kam lindur dhe unë dhe vazhdoj të jem besnik. Si gjithmonë ekzistojnë dy blloqe në ekspozitat e mia. Edhe në këtë të grafikës funksionon kjo gjë. Nuk janë vetëm motive të qytetit tim, por unë kam interes edhe për atë që quhet bota shqiptare. Gjithmonë kam pasur interes qoftë për historinë, qoftë për bukurinë kombëtare dhe një pjesë e mirë e grafikave janë qytete si Korça, Berati, Përmeti, Gjirokastra që unë kam afeksion për këto qytete dhe kam qenë herë pas here, kam vizatuar dhe kam mjaft grafika.

-Ju keni dekada me aktivitetin artistik, sa është e vështirë të merresh me art sot dhe të jesh artist?

Me keqardhje e them, që unë nuk bëj aq sa do të dëshiroja të bëja. Autorët që janë në këtë moshë dhe me këtë eksperiencë sigurisht do të kishin më tepër nevojë për hapësira, por nuk i kemi dhe nuk jemi të ndihmuar fare. Nuk ka interes për ne. Institucionet, bashkitë ku ne jemi nuk tregojnë asnjë farë interesi për ne. Unë nuk dua dhe nuk pres ndonjë ndihmë dhe e kam deklaruar dhe më parë, por që ata duhet të jenë të interesuar që arti është në shërbim të turizmit dhe të atraksionit kombëtar. Për këtë arsye unë nuk kërkoj ndonjë shërbim, unë kërkoj që thjesht ata të na konsiderojnë si një faktor edhe neve. E thënë më thjeshtë nuk ka asnjë plan se çfarë mund të bëhet me ne artistët. Ekziston një potencial shumë i madh i artistëve në Shqipëri dhe unë e di që nuk ka asnjë ide se çfarë mund të bëhet me ta, si mundet të përdoren ata në kuptimin e mirë të fjalës. Ekspozita ime ndoshta është modeste, por është një kompliment shumë i madh që unë i bëj qytetit, por dhe në përgjithësi vendit, si të thuash nga pozitat e një imazhi realist, konkret që ka parasysh një publik të gjerë. Sigurisht unë jo gjithmonë kam parasysh këtë gjë kur punoj, sepse jam marrë dhe me pikturën eksperimentale dhe me artet e tjera më elitare, por mendoj që duhet të ketë shumë më tepër vëmendje ndaj nesh dhe të mos jenë vetëm artistët përballë zyrave thjesht në pozita individuale, por ne duhet të grupohemi. Me sa duket është e vështirë. Nuk ka shoqata që të mbrojnë njëri-tjetrin, të mbrojnë artistët dhe ti japin mundësi, hapësira atyre.

-Ministrinë e Kulturës sa e keni dëgjuar të shprehet për problemet apo zhvillimin e arteve pamore në vend?

Këtë e kuptoj dhe në këtë mënyrë, që ndoshta dhe funksionimi i Galerisë Kombëtare të Arteve e cila në një farë mënyre e justifikon pozitën e ministrisë se mban të ekspozuar fondin e galerisë ku janë të ekspozuar artistët, etj, duket sikur ajo është në mbështetje, por tani që nuk është GKA sepse po rikonstruktohet, çfarë iu propozohet gjithë këtyre artistëve? Pothuajse asgjë. Unë nuk di gjë, që t’ju propozohet. Mund të jenë gjëra të pjesshme, por që nuk kanë karakter madhor dhe  mendoj që kultura është një çështje madhore sot, sepse është e lidhur me turizmin, me atraksionin dhe me identitetin. Mendoj që niveli i artistëve, që janë përfaqësues dhe kanë bërë emër është shumë më i lartë se sa niveli zyrtar dhe niveli i administrimit të kulturës. Ka artistë të shquar, të cilët zhvillojnë një veprimtari të tyre personale. Ajo që shpreha pak më parë, që do të doja të bëja më tepër aktivitete, dihet që në botë autorë të njohur kanë disa ekspozita paralele kurse këtu është shumë e vështirë të bësh një ekspozitë në vit.