BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Kultura

Anastas Kostandini: Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar një vepër që nisi në vitin 1979 dhe përfundoi në 1981, glorifikon kombin përmes  një arti ekspresiv dhe origjinal

Anastas Kostandini: Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar një

Mozaiku “Shqipëria” është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri. Ai u përurua bashkë me Muzeun Historik Kombëtar më 28 nëntor 1981 në Tiranë. Piktori Anastas Kostandini një prej autorëve të veprës shprehet se u punua për dy vite e gjysmë për realizimin. Në intervistën për gazetën “SOT” piktori Kostandini thotë se në 1979 u krijua një grup artistësh, ku për mozaikun ka pasur disa variante, për të pasur veprën që është sot. Kostandini tregon se pas ’90 për mozaikun ka pasur zëra kritikë që kanë kërkuar dhe që të hiqej prej muzeut, por sipas tij kjo është kundërshtuar nga autorët, ku dhe personalitete të kohës kanë thënë që nuk ka pse të përmbyset kultura. Kostandini thotë se ka shprehur dhe kritika për Ministrinë e Kulturës, e cila prej vitesh me radhë nuk bëri ndërhyrje për restaurimin e veprës. Artistët që kanë realizuar mozaikun "Shqipëria" janë Josif Droboniku, Vilson Kilica, Anastas Kostandini, Agim Nebiu dhe Aleksandër Filipi. Mozaiku u përfshi më parë në një proces restaurimi, që u mundësua falë programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Inaugurimi i mozaikut të restauruar do të jetë nesër në mbrëmje, por piktori Anastas Kostandini thotë se ministria duhet të ketë një vëmendje më të madhe për veprat e artit.

- Inaugurimi i mozaikut të restauruar te fasada e Muzeut Historik Kombëtar do të zhvillohet më 16 maj. Si një prej autorëve të tij, kur nisi puna për mozaikun dhe si u krijua grupi juaj i artistëve atë kohë para viteve ’90?

Atë kohë ne na thirri Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, ku sekretar ishte Kujtim Buza dhe ishte viti 1979. Ne ishim djem të rinj që sapo kishim mbaruar shkollën dhe unë isha më i riu mes tyre. Për shkak të disa veprave  që ne kishim mundur të bënim dhe kishim treguar veten, me sa duket Kujtimi na kishte vënë në listë si grupi që ia propozoi atë kohë Ministrisë së Kulturës për realizimin e një vepre, që akoma nuk ishte shumë  e përcaktuar se çfarë do të ishte, por ideja kryesore do të ishte një mozaik në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar. Fillimisht u propozuam ne të katër si djem të rinj, ndoshta për arsye se në këtë periudhë shkolla shqiptare e artit konsiderohej si e konsoliduar. Diplomat e para të pikturës monumentale kishin dalë, artistë e parë të pikturës monumentale dhe më të spikaturit u konsiderua që ishim ne. Buza ia propozon atë kohë ministrisë emrat tanë, që atë kohë ishte ministër i Arsimit dhe Kulturës Thoma Deliana. Në grup isha unë, Josif Droboniku, Aleksandër Filipi dhe Agim Nebiu. Në momentin siç e tregon vetë Kujtim Buza kur i kishin thënë shikoje këtë listën me persona që ne ishim të rinj u thirri dhe Vilson Kilica që ishte profesori im i pikturës një vit. Në vitin 1979 na është komunikuar që duhet të grumbullohemi dhe të punojmë për të konceptuar një vepër madhështore në fasadën e MHK-së.  

-Me krijimin e grupit të artistëve atë kohë, çfarë mund të na thoni për punën mbi idenë e mozaikut?

Anastas Kostandini: Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar një Anastas Kostandini: Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar një

Na u desh shumë të punonim për idenë e mozaikut dhe deri sa u arrit të përcaktojmë se cili do të ishte kompozimi final. Ishte një vepër e madhe, një porosi e nivelit të lartë dhe duhet të përshtateshim dhe t’i përmbaheshim asaj, por kjo nuk na pengonte që ne të ishim krijues. Askush nuk kërkonte që ne të ishim vegla të një ideje fikse, kishte tolerancë. Ideja kryesore të ishte një vepër, ku të simbolizonte Shqipërinë në të gjithë dimensionin e vet historik dhe të tregonte dhe ecjen drejt të ardhmes sipas koncepteve të asaj kohe. Pati dhe simbolika, siç ishte ylli që u vu pas figurës kryesore, që ishte një grua që përfaqësonte emancipimin e shoqërisë shqiptare. Koncepti për mozaikun u shkrua nga Akademia e Shkencave në atë kohë, që ishte në kulmin e saj. Ne punonim intensivisht, në një punë 3 mujore realizonim disa variante ose bërjen e një varianti që çoheshin në një komision special, por që shkonin dhe më tutje deri te Enver Hoxha. Ne e dinim këtë gjë dhe prej andej jepeshin dhe rekomandime. Kishte shumë kërkesa, por ne ndjemë sepse ishte dhe koha bëmë një variant duke futur figurën e Enver Hoxhës, por nuk ishte varianti kryesor, po një prej tyre. Kur kjo shkoi deri lart në Komitetin Qëndror dhe vetë Enveri e kishte parë ai ka thënë që kushdo qoftë nuk duhet të identifikohet, asnjë person me emër, por historia të personifikohet nga populli. Populli është krijues i historisë dhe duhet të jetë ai protagonisti kryesor dhe ne iu përmbajtëm kësaj linje. Në rrafshin artistik ne bëmë çfarë ishte e mundur që mozaiku “Shqipëria” të kishte një bukuri, të kishte një poezi, të ishte një vepër që krijonte gëzim, frymëzim, e bukur, dekorative dhe mbi të gjitha të ishte një vepër të lidhej me arkitekturën, që ta zbukuronte në mënyrë të hijshme pa bërtitur shumë deri sa të gjendej masa tamam dhe ne kemi punuar pafund për këtë. Gjithë kjo u finalizua pas shumë muajsh që ne kemi punuar. Por asnjë problem nuk kemi pasur në lidhje me unitetin tonë që ka qenë i shkëlqyer, sepse ata që e kishin ideuar grupin tonë e kishin marrë parasysh dhe këtë gjë, që ne të 4 ishim shokë me njëri-tjetrin dhe veç asaj Vilsoni i cili nuk ishte shoku ynë, por që u soll për t’i dhënë peshë grupit dhe jo për të qenë ai kryesori, sepse ne të gjithë ishim të rëndësishëm dhe krijues. Dikush është shprehur meqë Vilsoni kishte emër atë kohë dhe ne ishim të rinj ai ishte autori dhe ne zbatuesit, por kategorikisht jo. Nuk është e vërtetë kjo.

 -Çfarë ndodhi më pas, si vijoi puna pasi u miratua varianti kryesor?

Pasi u ra dakord se cili do të ishte varianti kryesor ne u fokusuam në të. Ne realizuam një tablo të madhe, ku në mënyrë shumë të përafërt ishte zbatimi. Ne e kemi realizuar atë dhe në bazë të saj kemi ndërtuar komplet mozaikun. Për mozaikun u punua 2 vjet e gjysmë me një intensitet të paparë. E rëndësishme atë kohë kur ndërtohej mozaiku me shumë rëndësi ka qenë grupi i arkitektëve. Muzeu ishte vepra kryesore dhe mozaiku një nga veprat e tij dhe në këtë mënyrë është parë dhe nga arkitektët atë kohë.  

-Mozaiku “Shqipëria” u përurua bashkë me Muzeun Historik Kombëtar më 28 nëntor 1981. Pas viteve ‘90 ka pasur shumë diskutime mbi përmbajtjen e mozaikut. Si një prej autorëve, çfarë mund të na thoni?

Anastas Kostandini: Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar një

Mozaiku "Shqipëria" një vepër, që u nis në vitin 1979 dhe përfundoi në vitin 1981 në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar. Kjo vepër origjinale ndonëse është vepër e epokës qëndron përfaqësuese e historisë së popullit shqiptar. Ajo glorifikon kombin përmes një arti ekspresiv dhe origjinal. Pas viteve ’90 ka pasur shumë diskutime për mozaikun. Ne jemi artistë. Ne e dinim se ç’kemi kaluar për ta bërë atë vepër. Si ai mozaik, si koncept nuk ka asnjë të dytë dhe nuk ka asnjë lloj reference, sepse na ndalohej ajo. Pas disa vitesh më vonë kur drejtonte qeverinë e djathta shumë nga këta elementët antikomunistë e shikonin mozaikun si një vepër që i bënte himn regjimit komunist, etj, por nuk është e vërtetë. Kritizerët e sotëm mund të nxjerrin çdo lloj pretendimesh. Dy gjëra kanë qenë regresive që e rrezikuan mozaikun, grupi i atyre që denonconin për arsye regjimi, sistemi, etj, ose paragjykimit të plotë mbi gjithë artistët dhe artet e realizmit socialist dhe shpesh ishin zyrtarë si në MHK, etj, por ishte dhe një grup tjetër që doli si rezultat i liberalizmit të artit, jetës, që mohonin traditën. Dhe të gjithë veprat si skulptura dhe piktura ironizoheshin, përbuzeshin, konsideroheshin ideologjike, jo vepra mirëfilli artistike, etj.  Pas ’90 u hoq ylli i madh që përfaqësonte komunizmin pas figurës kryesore, ku edhe me kushtetutë ishte normale të hiqej atje, po ashtu u hoq dhe një tjetër element, ku punëtori që është në krahun e djathtë të figurës kryesore mbante një libër që ishte vepra e partisë. Këto u hoqën me shumë delikatesë  nga mozaiku, që për fat të mirë e ka bërë Agim Nebiu. Me këtë në një farë mënyre u qetësua kontestimi i asaj kohe. Por ata që kërkonin të hiqej mozaiku nuk dinin asgjë rreth tij. Për veprën kanë folur personalitete, profesorë si Mozikom Zeqo, që janë shprehur për mozaikun, duke thënë që nuk ka pse të përmbyset kultura. Unë kam folur pa fund, duke treguar dhe historinë e ndërtimit, vështirësitë tona, kemi ruajtur parimet kryesore artistike.  

-Ju keni reaguar shumë për atë që jeni shprehur si shpëtimi i veprës, keni pasur kritika herë pas here në drejtim të Ministrisë së Kulturës për mosndërhyrje...

 Po krijohej ideja se si ta restaurojmë mozaikun te MHK dhe doli që është i parestaurueshëm dhe shumë i rrezikuar për shkaqe të degradimit, etj. Kjo na futi në panik dhe e ndjemë që do të zhdukej vepra. U dha një ide tjetër që mund të ishte dhe dinake, që ta heqim që atje dhe ta konservojmë diku mozaikun, gjë që ishte një orvatje për ta hequr, por me marifet. Unë e kam kritikuar shumë Ministrinë e Kulturës që nuk ndërhynte, duhej të shprehej nëse do të jetë aty vepra apo do ta heqin. Fakti që nuk ndërhyhej për shumë vite, përgjegjëse ishte MK që ka autoritetin për këtë gjë. Pra dukej sikur ishte një mënyrë për ta hequr, degraduar, etj, kjo ishte dhe arsyet e debateve që ne bënim dhe merrja pjesë. Kam thënë që doni, që vepra të bjerë në tokë.

-Tani jemi në prag të inaugurimit të mozaikut të restauruar në muze. Ju e keni parë veprën?

 Shokët e mi më kanë thënë që është bërë shumë mirë. Agim Nebiu e ka inspektuar, Aleksandër Filipi po, por unë nuk kam pasur mundësi ta shikoja si po restaurohej edhe pse më ftuan, por nuk kam asnjë dyshim që kanë bërë një punë të mirë. Mendoj që vepra ka marrë një konsolidim dhe  restaurim, që për dekada do të jetë e sigurt dhe do të jetë atje ku është. Për Ministrinë e Kulturës dua të bëj apel, që veprat e një rëndësie të posaçme që përfaqësojnë epoka të caktuara duhet të klasifikohen dhe të shpallen në mbrojtje zyrtare. Ministria duhet të ketë një vëmendje të madhe për veprat që i përkasin periudhës të ashtuquajtur realizmi socialist. Mund të kenë ideologji, por unë flas për art, që është krim ti asgjësosh.

Intervistoi: Julia Vrapi