BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju,
x
BREAKING NEWS

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që
x
BREAKING NEWS

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”,
x
BREAKING NEWS

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja
x
BREAKING NEWS

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për
x
BREAKING NEWS

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe
x
BREAKING NEWS

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen
x
BREAKING NEWS

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë
x

Kultura

Anastas Kostandini: Mungesa e ekspozitave kombëtare përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, artistët duhet të inkurajohen në aktivitetin e tyre

Anastas Kostandini: Mungesa e ekspozitave kombëtare përgjegjësi e

Veprimtaritë për artin pamor organizuar nga institucionet për artistët duhet të jenë më të shumta. Piktori i njohur Anastas Kostandini thotë se rikonstruksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe i Muzeut Historik Kombëtar është lajm i mirë, por sipas tij ministria i ka mundësitë, që në mënyrë të përkohshme aktivitetet e artit figurativ që duan salla mund të zhvendosen diku. Në intervistën për gazetën “SOT” piktori i njohur Anastas Kostandini thotë se Ministria e Kulturës ka përgjegjësinë, që aktivitetet mos të humbasin vazhdimësinë. Problem për piktorin është çfarë ndodh dhe me përkrahjen e artistëve, që sipas tij duhet të inkurajohen në aktivitetin e tyre. Piktori Kostandini këtë vit në ekspozitën “Salloni i vjeshtës” në Galerinë e Arteve në Shkodër prezantohet me dy punime, një veprimtari që ai e vlerëson dhe thotë se është një qytet ku tregohet vëmendje për artin pamor. Jemi në muajin e fundit të këtij viti, por piktori tregon se do të jetë me pikturat e tij dhe në ekspozitën “Nëntori”, që do të hapet së shpejti.

-Në edicionin e 16-të të ekspozitës “Salloni i vjeshtës” ju prezantoheni me dy punë. Për ju sa kanë rëndësi veprimtari të tilla për artistët?

Ka një lloj aktivizimi dhe sensibilizimi mbi artin, që kanë bashkitë shqiptare dhe konkretisht është fjala për Shkodrën. Unë jam larg Shkodrës dhe më pëlqente të isha dhe në hapje të saj, por nuk pata mundësi, megjithatë mora pjesë me dy punë të miat. Më bën shumë përshtypje inkurajimi që i bëjnë artit disa bashki të rëndësishme siç është ajo e Shkodrës. Fakti që ndodhet aty muzeu “Marubi” dhe shumë artistë të njohur dhe me nivel ndërkombëtar, tregon që ka një frymë lokale të një poli gati qëndror që e ka Shkodra këtë dhe kjo ekspozitë e vërtetoi këtë gjë. Unë me punët që marr pjesë janë të orientuara nga koncepti kuratorial. Koncepti mbi të kuqen, por si një koncept i gjerë i shprehjes artistike. Dërgova dy tablo, që kanë një karakter që lidhen me botën e përjetimit të anës kombëtare. Të dyja tablotë janë gati- gati simbolike. Njëra lidhet me varret e Selcës, që është një nga zbulimet më të mëdha dhe motivi është marrë nga këto zbulime arkeologjike dhe flitet për një betejë të cilën unë e kam sjellë në një frymë bashkëkohore. Tabloja tjetër është kali dhe shqiponja. Kali përfaqëson popullin ose vrapin e historisë dhe mbi të është shqiponja jonë dykrenore. Të dyja këto tablo karakterizohen nga ngjyra e kuqe e theksuar, ndaj betejës së luftës dhe kam dashur të bëj dhe një lloj alegorie, duke u mbështetur edhe në festat e nëntorit, kryesisht të festës së flamurit.

-Ju dhe të tjerë artistë jeni shprehur më parë se nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve mungojnë ekspozitat kombëtare. Tani që institucionet janë në rikonstruksion, për ju çfarë duhet të ishte bërë për sallat?

E gjithë përgjegjësia është e Ministrisë së Kulturës. Rikonstruksioni i GKA dhe i MHK është lajm i mirë, por ministria i ka të gjitha mundësitë që në mënyrë të përkohshme këto aktivitete mund të zhvendosen diku, që të mos humbasin ritmin ose vazhdimësinë, mund të zhvilloheshin në ambiente të tjera alternative siç ndodh me godinën e TK që u shemb, por ekziston një teatër alternativ diku tjetër. Fakti që nuk e kanë marrë në konsideratë këtë mua nuk më pëlqen, sepse rezultati është që në nivel kombëtar apo nivel kryeqyteti nuk kemi të bëjmë me një skenë të një salle, nuk egziston. Kështu që Tirana nuk vjel dot ekspresionin dhe krijimtarinë e artistëve vendas dhe të huaj. Është eliminuar komplet “Onufri” dhe disa ekspozita të karakterit madhor, që bëheshin në Tiranë nuk zhvillohen më. Jo se nuk ka fare, sepse është dhe GAT që ka filluar të ketë aktivizim dhe janë inkurajuese ato që dëgjoj herë pas here, aktivitete që organizohen në emër të bashkisë së Tiranës. Kurse ajo që është udhëheqëse dhe që po e synojnë është galeria FAB, që ka pasur një ritëm të madh ekspozimi, së fundmi është dhe ekspozita e piktorit Gazmend Leka, po aty do të jetë dhe ekspozita “Nëntor”. Në mungesë të GKA dhe MHK që ofronte shumë më tepër hapësira ekspozimi dhe tani ka vetëm hollin dhe një ambient në kat të dytë, që nuk mund të merret në konsideratë, ka pak mundësi ekspozimi Tirana. 

-Ju pohoni se mungojnë aktivitetet kombëtare organizuar nga MK dhe GKA, por çfarë ndodh në rrethe?

Bashkitë organizojnë qoftë në nivel Korçe apo Pogradeci. Korça me sa di unë organizon një koloni arti, që quhet Ditët e Mios, por më bën një gjë përshtypje. Nuk ka kuptim që artistët e Pogradecit të mos jenë të fare të mirëpritur ose të paftuar në këto aktivitete, që ndodhin dhe rrallë një herë në vit. Për fat të keq Korça nuk ka një sallë ekspozite siç e ka pasur, tani nuk e di. Por të duash të ekspozosh në Korçë është problem. Sa i përket qyteteve më të vogla si Pogradeci, që për fat e ka një galeri mendoj që ekspozitat që hapen aty janë të pavlerësuara, thjesht shënohen dhe regjistrohen në regjistrin burokratik, që u bënë x aktivitete, u ekspozuan këta artistë, por nuk prodhohet kulturë dhe nuk prodhohet asnjë memorie dhe qyteti eventualisht nuk fiton asgjë në pikëpamjen qoftë materiale, që të blejë punë për fondin e galerisë së vet. Por jo, vetëm hapen mbyllen ekspozitat. Nuk bëhet as katalog, asgjë nuk i mbetet memories së qytetit, pothuajse asgjë.

- Jemi në muajin e fundit të këtij viti, çfarë mendoni se duhet bërë nga Ministria e Kulturës në artet figurative, që të ndryshojë në vijim?

Mos bëjnë më alibi me rikonstruksionet, që i bëjnë institucioneve  kulturore siç është GKA dhe MHK, por të gjejnë salla alternative dhe jeta kulturore, pasioni i artistëve, datat e mëdha, përjetimet e mëdha që janë të rëndësishme nuk duhet të shmangen. Artistëve nuk duhet t’iu mungojë mundësia. Jo vetëm në salla, por dhe në mundësi të tjera që për fat të keq nuk jepen. Unë po flas për veten time, nuk kam ndonjë lloj bashkëpunimi, sepse flitet gjithmonë për përfitim, por nuk është ky karakteri kryesor i artit, që në radhë të parë do bashkëpunim, ka nevojë për komunikim. Fjala vjen në 110 -vjetorin e pavarësisë duhet të kishte ndodhur diçka tjetër në Tiranë, nuk e anashkalon festën kombëtare dhe aktivitetet kulturore bëhen dhe më ekspresive, inkurajuese. Bëhen më fitimprurëse për vendin dhe kulturën kombëtare, duke qenë se ka një lloj demobilizimi në pikëpamjen, që nuk ka asnjë ofertë, nuk ka konkurs, debat, revistë, forum. Nuk ka shoqëri artistësh të organizuara në mënyrë solide. Sigurisht disa grupime të rëndësishme si “Nëntori” apo dhe tjerë organizohen disa artistë, por vetëm për të bërë ekspozita dhe kjo nuk mjafton. Duhet të inkurajohen që të kenë jo vetëm katalogët e tyre, por dhe të hapin një debat mbi artin e ekspozuar në vend.

-Si po mbyllet ky vit për ju nga ana artistike?

Sa i përket krijimtarisë mendoj që artistët janë shumë seriozë përpara artit të tyre dhe bëjnë maksimumin. Unë për fat të mirë deri tani jam duke bërë maksimumin në të gjitha pistat e mundshme, merrem me grafikë, pikturë, pikturën në studio, kompozicionin kryesisht, tablonë kompozicionale me subjekte të caktuara, por merrem edhe me peizazhin që në Pogradec nuk mund ta shmangësh dot. Merrem me arte të aplikuara dhe jam duke punuar një mozaik. Jam i zënë me punë. Por të gjitha këto më tepër është një lloj idealizmi i artistit se sa një marrëdhënie e caktuar me dikë, me një porositës. E kam thënë dhe më parë, që qytetet kanë nevojë për të shpalosur historinë e vet dhe një nga mënyrat është arti, që i vjen në ndihmë historisë, turizmit, por nuk ka interes, sepse burokracia nuk do punë, nuk do të paguajë asgjë, nuk ka ide, nuk do të rrezikojë. Ka vetëm burokraci, dogmatizëm. Nuk po them gjithandej, por në të shumtën e rasteve ka të tillë. Nuk rrezikojnë njerëzit që janë të punësuar fare për të marrë përsipër gjëra të reja.

-Në ekspozitën “Nëntor” me çfarë do të prezantoheni këtë vit, që do të hapet pas disa ditësh?

Në ekspozitën “Nëntor” unë do të jem me dy tablo. Janë të një karakteri disi të veçantë. Njëra quhet “Sirenat e liqenit” dhe tjetra “Uji i bekuar”. Të dyja tablotë e mia kanë lidhje me liqenin, në përgjithësi me pasqyrën ujore. Gjithë këtë simbolizëm, që ka një liqen siç është liqeni jonë që është jo vetëm nga pasuritë e jashtëzakonshme të UNESCO-s si pasuri natyrore, por rreth këtij pellgu është zhvilluar një jetë e jashtëzakonshme antike, unë gjithmonë kam indicie, ngacmime për të krijuar tablo simbolike me një lloj gjuhe artistike jo të drejtpërdrejtë, më e sofistikuar figurative. Tablotë janë me figura njerëzore, por teknika që përdor unë tek këto dy punë është disi e ndryshme këtë radhë.

-Si ngjarje të vitit në artet figurative kë do të veçonit?

Si ngjarje të vitit në artet figurative unë do të veçoja ekspozitën e kolegut tim Gazmend Lekës. Një ngjarje shumë e rëndësishme për pikturën në vendin tonë. Një risi ekspozita në galerinë FAB.