
Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

Anastas Kostandini nis punën për krijimin e një mozaiku

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Janar 2023

Piktori i njohur Anastas Kostandini vazhdon punën me krijimtarinë e tij në studio. Me një aktivitet të vlerësuar prej vitesh, piktori Kostandini shprehet se tani po punon për një vepër në qytetin e tij. “Së shpejti një vepër publike për qytetin tim”, shprehet ai. Në atelienë e piktorit pogradecar Anastas Kostandini "Taso", i cili prej disa javësh ka nisur punën për krijimin e mozaikut mural me motivet e paftës ilire të zbuluar në Selcën e Poshtme ishte dhe kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli. Kjo murale pritet që të ekspozohet në një nga pjesët kryesore të qytetit të Pogradecit. Pafta, e cila daton në shek. III para Krishtit është e zbukuruar me një skenë luftimi ku luftëtarët ilirë mposhtin armikun, e ndërthurur kjo me elementet mitologjike, siç janë dragoi, grifoni, peshku dhe zogjtë. E gjithë skena e treguar në këtë artifakt është një interpretim i legjendës së Kadmit, i cili pasi i ndihmoi enkeleasit të triumfonin mbi armiqtë, u shndërrua në një dragua. Anastas Kostandini, i mbiquajtur Taso, është një piktor, mozaist, vizatues, grafist, ilustrator i mirënjohur. Me ekspozita të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, në vitin që lamë pas në muajin gusht ai hapi për publikun në qytetin e tij të lindjes Pogradec ekspozitën retrospektivë “Taso-Gravura”. Piktori i njohur pogradecar prezantohej për herë të parë me një ekspozitë personale në grafikë. Atë kohë ai u shpreh se në fillim të viteve ‘80, gravura si teknikë u zhvendos nga linoleumi në pllaka druri (ksilografi), çka e lejoi një tjetër përqasje. “Prej shumë kohësh merrem me këtë gjini pa të cilën do të isha i paplotë”, tha piktori. Anatas Kostandini (Taso) lindi në Pogradec. Në 1978 u diplomua në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë, i specializuar për art monumental. Është një nga bashkë autorët e mozaikut “Shqipëria”, në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, që tashmë është në restaurim.
Më të lexuarat


Kinemaja e re italiane mbërrin në Tiranë, një përmbledhje e filmave të përzgjedhur ndër kandidatët për çmimin “David di Donatello”

Ormira Lulani: Ismail Lulani “Në Shkodër”, një ekspozitë vërtet mjaft shpirtërore

Luan Përzhita: Qendrat turistike që ka Shqipëria janë kontribut i Institutit të Arkeologjisë, një pjesë e buxhetit të tyre t’i rikthehet për kërkimin shkencor

Margariti: Kulla Veneciane ka fituar edhe më shumë vlerë falë teknologjisë

Ekspozita “Selim Islami 1923-2001. Një jetë në kërkim të së vërtetës shkencore të origjinës së tejlashtë të shqiptarëve” në MHK, ekspozohet dhe një hartë e trojeve ilire

Edicioni i dytë “Idromeno Independent Film Festival” do të jetë një javë me filma dhe aktivitete

Mevlan Shanaj: Të sjellësh Rikard Ljarjen në ekran sa është kënaqësi, po aq dhe përgjegjësi

Baleti “Muzg” në TKOB, një krijim i lidhur me përjetimet tona

Drama “Gjaku i martirëve të kombit” vjen në katedralen e Shën Palit, aktori Bujar Asqeriu në rolin e protagonistit Padër Lazër

Përkthimi i veprave nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, QKLL hap thirrjen për aplikime
