BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Andi Tepelena: Kumbaro le të pijë raki në fushatë me gjirokastritët, ministrinë ta drejtojnë artistët

Andi Tepelena: Kumbaro le të pijë raki në fushatë me

Ministrja Kumbaro e zhyti më shumë në mjerim skenën e pavarur kulturore. Kështu shprehet Andi Tepelena në reagimin e tij për problemet e shumat, që sipas tij janë në art dhe kulturë. Përfaqësues i skenës së pavarur kulturore Andi Tepelena pohon se ministrja e Kulturës nuk bëri sa duhet për premtimet që bëri. Kur jemi drejt fundit të mandatit të ministres Mirela Kumbaro, Tepelena shprehet se gjatë këtyre viteve nuk u krijuan lehtësira për aktivitet e skenës së pavarur kulturore. “Premtimet që ka bërë ministrja Kumbaro në fillim kur erdhi në krye të ministrisë jo vetëm që si ka mbajtur, por situata e artistëve sot është më e trishtë se kurrë. Një situatë e paqëndrueshme ekonomike, mungesë perspektivash afatgjata në të gjithë sektorët e artit. Nuk po flas vetëm për institucionet, që janë në varësi të Ministrisë së Kulturës. Po dhe për atë që është skena e pavarur kulturore, që në një farë mënyre duhet të plotësojë dhe boshllëqet që krijojnë institucionet zyrtare. Por aktivitetet e skenës së pavarur kulturore gjithmonë kanë qenë sporadike me buxhete qesharake, që nuk e bëjnë të mundur të krijohet një skemë e qëndrueshme që të mos varet nga shteti”, pohon Andi Tepelena, menaxher kulture. Në reagimin e tij në lidhje me ato aktivitete që zhvillohen nga shoqata të ndryshme në vend, pjesë e skenës së pavarur kulturore, Andi Tepelena pohon se gjatë këtyre viteve dhe për ato buxhete që u ndanë nga ministria jo vetëm që mungoi transparenca, por ministrja Kumbaro tregoi se nuk arriti të krijojë lehtësira për skenën e pavarur kulturore.  “Ne sërish kemi një varësi nga shteti, i cili është Ministria e Kulturës. Duhet të aplikojmë një herë në vit. Ato projekte që jep MK i dimë problemet, që fillojnë që nga mungesa e transparencës. Ministrja Kumbaro këto vite nuk ka krijuar lehtësira për shoqatat dhe organizatat e kulturës, që veprojnë në vend. Nuk u mbështet industria krijuese e artit, që merret me filmin, muzikën, dizanjnin, etj, që ministrja Kumbaro ka thënë në premtimet e para, që do ta mbështesim, por ajo duket se nuk i ka dhe vetë konceptet e qarta se çfarë është industria krijuese. Kumbaro e ka lënë skenën e pavarur kulturore në mjerim dhe trishtim. Nuk kemi politika afatgjata, ku të kemi një program afatgjatë për mbështetje përshembull të artistëve të rinj apo ata që janë në karrierë. Problemet janë të gjithanshme dhe nuk është zgjidhur asgjë, është përkeqësuar më shumë”, pohon Andi Tepelena.

 Fushata në Gjirokastër

“Është e qartë që ministrja Kumbaro do të bëhet deputete, pohon Andi Tepelena duke shtuar se me gjithë këto probleme nuk është kujtuar për artistët. “Kjo është e qartë që e ka dhe për interes të fushatës vëmendjen në Gjirokastër, Përmet, etj. Ne e shikojmë që ajo hyn në shtëpi të gjirokastritëve, pi raki me ta, tregon atje për fustanellën. Le të rrijë më mirë atje dhe Ministrinë e Kulturës t’ia delegojë artistëve, meqë ajo vetë po merret vetëm me fushatën në Gjirokastër. E kemi vënë re gjatë këtyre ditëve po publikon dhe flet shumë për fustanellën. Duket se ministrja Kumbaro është kompleksuar. Ka pasur dhe një polemikë në distancë për çështjen e fustanellës, por është dhe taktikë elektorale që Kumbaro po përdor. Nuk po i drejtohet artistëve, por elektoratit të zonës. Kumbaro me këtë që po bën në Gjirokastër është bërë si drejtoresha rajonale e fustanellës. Nuk po kryen atë rol që i takon. Por e shikon me gotën e rakisë, kur ka shumë çështje të tjera për të zgjidhur. Por mos harroni se është dhe ministri e artistëve dhe ne do të vijojmë të kërkojmë rikthimin e Qendrës së Artit, që të ketë autonomi nga politikat e ministrisë për projektet”, përfundon në reagimin e tij Andi Tepelena menaxher arti.

Nga Julia Vrapi