BREAKING NEWS

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të
x
BREAKING NEWS

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del
x
BREAKING NEWS

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja
x
BREAKING NEWS

Zarfi i "ëmbël” fundos zyrtaren e lartë, zbardhet dëshmia e Sekretares së Përgjithshme e Shëndetësisë

Zarfi i "ëmbël” fundos zyrtaren e lartë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, gazeta gjermane trondit me artikullin: Politikat e Kurtit, në përputhje me planet serbe për destabilizimin e rajonit

Tensionet në veri, gazeta gjermane trondit me artikullin: Politikat e
x
BREAKING NEWS

"Po flitet minutat e fundit"/ Eksperti Ervin Karamuço del me deklaratën 'bombë': Së shpejti do të arrestohet një ish-kryebashkiak

"Po flitet minutat e fundit"/ Eksperti Ervin Karamuço del me
x
BREAKING NEWS

Shkatërohet banda shqiptare në Itali/ Kush është trafikanti i shumëkërkuar që bashkëpunonte me “Ndraghetan” (emri)

Shkatërohet banda shqiptare në Itali/ Kush është trafikanti
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me euron? Pëson rënie dhe merr 'goditjen' më të madhe në historinë e këmbimit valutor

Çfarë po ndodh me euron? Pëson rënie dhe merr
x

Kultura

Andi Tepelena: Ministria e Kulturës mungesë transparence me projektet, nuk dihet se sa është fondi, mungon një analizë dhe një politikë që të jetë e qartë

Andi Tepelena: Ministria e Kulturës mungesë transparence me projektet,

Ministria e Kulturës financon këtë vit 186 projekte në art dhe kulturë. Pas thirrjes që MK bëri më 25 janar për projektet e këtij viti, pak ditë më parë shpalli në faqen zyrtare dhe listën e fituesve, por për përfaqësues të Skenës së Pavarur Kulturore në vend mungon transparenca. MK ka publikuar në faqen zyrtare më 27 mars vetëm listën me numrin e projekteve, por Andi Tepelena përfaqësues i SPK-së shprehet me kritika mbi procesin që ka ndjekur këtë vit. Ai thotë se nuk dihet se sa është fondi këtë vit që ministria ndan për projektet, por vërejtje ka dhe për mënyrën e vlerësimit. “Për vlerësimin e projekteve nga Ministria e Kulturës duhet të bëhet patjetër sistemi i vlerësimit siç e kanë programet e BE, si Creative Europe, me sistemin e pikëzimit. Kjo gjë ndihmon, ku janë pikat e forta dhe të dobëta dhe pastaj çdo organizatë ka dhe të drejtën që ta kundërshtojë nëse shikon që çalon diku. Sistemi i pikëzimit është i rëndësishëm në këtë vlerësim te projektet në Ministrinë e Kulturës”, shprehet Tepelena. Përfaqësues i SPK-së edhe më parë Andi Tepelena është shprehur mbi problemet me të cilat përballet jeta artistike në vend dhe skena e pavarur. Ai thotë se gjëja kryesore nga Ministria e Kulturës për projektet është që duhej të kishte bërë me dije më parë dhe se sa është fondi, që ndan këtë vit. “Pse nuk na e bëjnë asnjëherë të qartë se sa është fondi? Kjo për të kuptuar a ka rritje, sepse këtu nevojat rriten, organizata që aplikojnë  në ministri shtohen dhe nevojat për të promovuar artin dhe kulturën janë më të mëdha. Por sa është fondi? A ka rritje apo jo? Ministria nuk bën transparente se sa është fondi, më parë nuk dihej se sa do ishte minimumi dhe maksimumi, që do marrë një prej atyre që aplikojnë”, shprehet Tepelena.

 Mungon analiza

 Andi Tepelena shprehet se ajo që ka treguar deri tani Ministria e Kulturës, është që ka munguar një analizë. Sipas tij, duket se MK nuk i intereson forcimi i Skenës së Pavarur Kulturore. “Ministria e Kulturës ka prioritete të tjera, nuk i intereson forcimi i skenës së pavarur, nuk i intereson forcimi i pozitës së artistëve. Buxheti janë paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe duhet të dinë dhe njerëzit se sa shkojnë për projektet artistike dhe kulturore. Por dhe ku shtrihen gjeografikisht këto projekte. Nuk ka një orientim të qartë, do marri më shumë veriu se ka më shumë nevojë, apo jugu, apo bregdeti, apo zonat rurale, etj. Kjo duhet parë te politikat e Ministrisë së Kulturës që janë të paqarta. Mungojnë analizat ekonomike nga MK, se pse projektet duhet të destinohen për një sektor të caktuar”, thotë Tepelena. Një tjetër problem për Andi Tepelenën është dhe ajo që ai shprehet si mungesë dialogu. Tepelena thotë se mungojnë takimet me grupet e interesit mbi problematikat. “Ministria nuk po bën një dëgjesë me komunitetin që ti thërrasë, përfaqësues nga sektorë të ndryshëm si nga muzika, artet pamore, etj, që të dihet situata si është. Nuk është vetëm çështja  e rritjes së fondeve që është e rëndësishme, por dhe se si të orientohen këto fonde. Mungesë dialogu dhe komunikimi me grupet e interesit të fushës së artit dhe kulturës, patjetër është dhe skena e pavarur”, thotë Tepelena në reagimin e tij. Me problem Andi Tepelena shikon dhe mungesën e një baze të dhënave për SPK-në, që duhej të ishte përgatitur nga Ministria e Kulturës.