
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Angelin Preljocaj drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor, që nuk sjell vetëm vepra skenike, por edhe masterclass me balerinë e studentë

Shkruar nga Julia Vrapi 21 Shtator 2023

Skena e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për një muaj nuk do të ofrojë vetëm shfaqje, por edhe edukim. Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor rikthehet për të dytin vit në Tiranë, ku pjesë e tij janë jo vetëm shfaqje, por dhe masterclass. Drejtor artistik i festivalit është koreografi i njohur Angelin Preljocaj. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë dhe Art Bashkëkohor “Harabel” dhe D18 Paris organizojnë edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor në Tiranë, nën drejtimin artistik të koreografit Preljocajt. Festivali do të nisë me spektaklin “Gravity” të koreografit Preljocaj, për të vijuar më pas dhe me të tjera shfaqje. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se mbështetja që Ministria e Kulturës dhe TKOBAP i jep këtij festivali është pjesë e politikave për ta futur vendin tonë në hartën kulturore europiane. “Për plot një muaj skena e Teatri Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor nuk do të ofrojë vetëm shfaqje, por edhe edukim. Jemi të nderuar që drejtor artistik i këtij festivali është ylli i koreografisë bashkëkohore Angjelin Preljocaj, që nuk sjell vetëm vepra skenike, por organizon edhe masterclass me balerinë e studentë nga Shqipëria e rajoni. Ballet Preljocaj, La Veronal & Marcus Morau, Blenard Azizaj dhe Fondazione Nazionale de la danza/Aterballetto sjellin artin dhe eksperiencën e tyre në Tiranë. Mbështetja që Ministria e Kulturës dhe TKOBAP i jep këtij festivali është pjesë e politikave tona për ta futur Shqipërinë në hartën kulturore europiane”, shprehet Margariti në rrjete sociale. Detaje mbi festivalin u ndanë dje gjatë një konference në TKOB, ku ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti, Ajola Xoxa drejtore e qendrës “Harabel” si dhe drejtorja e përgjithshme e TKOBAP Abigeila Voshtina. Drejtoresha e TKOB thotë se festivali sjell një nga figurat më të rëndësishme të koreografisë botore. “Angelin Preljocaj, i cili do të vendosë gjithë profesionalizmin në dispozicion të trupës së baletit të TKOB-së. TKOB është Teatri i Mundësive”, shprehet Voshtina.
Nisja e festivalit
Festivali çel siparin e tij më 27-28 shtator, me spektaklin “Gravity”. Graviteti, një nga forcat themelore të universit, orkestron në heshtje kërcimin e kozmosit, si fill i padukshëm që lidh dy masa, duke krijuar tërheqjen që ne e quajmë peshë. Angelin Preljocaj, koreografi vizionar, thellohet në këtë forcë enigmatike. Gjatë gjithë karrierës së tij, Preljocaj ka qenë i mahnitur nga pesha, hapësira, shpejtësia dhe masa. Këto koncepte abstrakte, por thellësisht të prekshme kanë qenë frymëzimi i eksperimenteve të tij koreografike. Më herët sipas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit këtë vit, festivali zgjeron shtrirjen e tij përtej shfaqjeve magjepsëse të kërcimit për të përfshirë një sërë masterclass-e të kryera nga koreografë të kompanive pjesëmarrëse. Nëpërmjet këtyre klasave festivali ofron një mundësi unike për studentët e baletit dhe kërcimtarët, që të mësojnë drejtpërdrejt nga teknikat dhe njohuritë krijuese të koreografëve me famë botërore duke mundësuar kështu një atmosferë bashkëpunimi, shkëmbimi kulturor dhe rritjeje artistike.
Më të lexuarat


Poezitë e kthyera në këngë nën interpretimin e aktoreve Yllka Mujo dhe Luiza Xhuvani, të shoqëruara në piano nga Merita Tërshana

Nikolin Gurakuqi: Nuk është e lehtë të shkruash opera, nga Ministria e Kulturës duhet më shumë stimulim për kompozitorët shqiptarë

Koncerti “Up-Wards” mbylli edicionin e parë të festivalit “Wednesday in Jazz” në TKOB

Artistët: Opera e parë shqiptare “Mrika” një vepër me muzikë të bukur, ajo përfaqëson realitetin shqiptar të asaj kohe

Gjergj Prevazi: Konkurrenca teatrore rrit përgjegjshmërinë për të selektuar vlera, t’i inkurajosh regjisorët e rinj është dhe duhet të jetë detyrë e çdo teatri

QKLL: E kemi sjellë figurën e shkrimtarit Petro Marko të jetë më i pranishëm në aktivitete

Opera “Carmen” në TKOB, drama e jetës së një gruaje, e cila sfidoi rregullat shoqërore dhe shpërfilli traditat e asaj kohe do të hapë kalendarin artistik të muajit dhjetor

Trashëgimia kulturore në shek. XXI diskutohet në konferencën në Napoli

“Vazhdë” me punët e tetë artistëve, që reflektojnë mbi aktin e përcjelljes së njohurive ndër breza si një element themelor i njerëzimit

Mbrëmja kinematografike në Francë për festat e nëntorit hapet me filmin “Përrallë nga e kaluara”
