BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Kultura

Angelin Preljocaj: E përfshija Shqipërinë në veprat që krijoja, doja që ky identitet të ndihej kudo, ndaj i dedikova dhe dy koreografi

Angelin Preljocaj: E përfshija Shqipërinë në veprat që

Shfaqja “Gravity” me koreografi nga Angelin Preljocaj çeli Festivalin Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor në Tiranë. Koreografi i njohur Preljocaj është dhe drejtor artistik i festivalit, që nisi në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. I gjendur këto ditë në Tiranë në kuadër të festivalit, koreografi Angelin Preljocaj ndonëse i lindur në Francë, tregoi se brenda shtëpisë jetonin si shqiptarë dhe identiteti i tij natyrshëm del edhe në krijimtari, si në dy baletet “Dasma” apo “Amer Amerika” që janë vënë në skena. Preljocaj u shpreh se ai u rrit me një fanatizëm të madh për ruajtjen e gjuhës dhe traditës. “Në shtëpinë tonë jetohej në dy botë paralele, brenda shtëpisë ishte bota shqiptare e jashtë saj ajo franceze. U rrita me një fanatizëm të madh për ruajtjen e gjuhës e traditës. Jetova brenda asaj shtëpie me prirje për ti ekzagjeruar traditat shqiptare, ndoshta edhe më shumë se vetë shqiptarët, kështu që detyrimisht ndikoi dhe në krijimtarinë time. Në mënyrë të pandërgjegjshme e përfshija Shqipërinë në veprat që krijoja. Por sigurisht që doja që ky identitet të ndjehej kudo, ndaj i dedikova dhe dy koreografi atë të “Dasmës”, ku përcjell ritualet e dasmave shqiptare dhe “Amer Amerika” ku tregoj realitetin zhgënjyes të emigrantëve”, tregon Prelojcaj. Në kuadër të festivalit Preljocaj zhvilloi dhe një masterclass me trupën e baletit të TKOB. I pyetur për trupën e baletit , Preljocaj tha se kishte vënë re në këtë rikthim se trupa, Opera kanë evoluar shumë. “I gëzuar që mund ta konfirmoj këtë zhvillim dhe për vendin, e gjej çdo herë e më të përparuar. Kështu që jam më se i kënaqur që po punojmë të gjithë bashkë dhe rroftë Shqipëria”, u shpreh Preljocaj.

 Festivali në edicionin e dytë

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor është rikthyer për të dytin vit në Tiranë, ku pjesë e tij janë jo vetëm shfaqje, por dhe masterclass-e. Nën drejtimin artistik të koreografit të njohur edhe këtë mbrëmje në TKOB do të jetë në skenë shfaqja “Gravity”, e cila do të interpretohet nga trupa e baletit të Preljocajt. Sipas koreografit, ashtu si dhe emri i kësaj shfaqje “Gravity”, e ka sjellë si një vepër që na përfshin të gjithëve. “Por ajo që kam dashur të tregoj është se çfarë do të thotë graviteti apo rëndesa brenda nje spektakli të përcjellë përmes lëvizjeve të kërcimit”, tha Preljocaj. TKOB në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë dhe Art Bashkëkohor “Harabel” dhe D18 Paris organizojnë edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor në Tiranë, nën drejtimin artistik të koreografit Preljocajt. Në prezantimin  e programit të festivalit dje ishin të pranishme dhe drejtoresha e TKOB Abigelia Voshtina, si dhe Ajola Xoxa drejtoresha e “Harabel”. Duke ia besuar programimin Nicole Saïd dhe Ajola Xoxës, ky event do të shfaqë shfaqje nga kompani të njohura kërcimi nga e gjithë bota në TKOB. Ballet Preljocaj, La Veronal & Marcus Morau, Blenard Azizaj dhe Fondazione Nazionale de la danza/Aterballetto sjellin artin dhe eksperiencën e tyre në Tiranë. Festivali do të zhvillohet deri në 22 tetor.