Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të
x

Kultura

“Anifest Rozafa” edicioni i 11-të në Velipojë, drejtori Artan Maku: Ministria e Kulturës asnjë financim për festivalin

“Anifest Rozafa” edicioni i 11-të në Velipojë,

Festivali "Anifest Rozafa 2020” këtë vit nuk ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Festivali i filmit të animuar, ku marrin pjesë dhe artistikë këtë vit në edicionin e 11 nuk financohet nga Ministria e Kulturës. Festivali nis edicionin e 11 më 16 gusht në Velipojë për të vijuar deri më datë 20 të këtij muaji. Drejtori artistik i festivalit, regjisori Artan Maku bën me dije se në edicionin e 11 marrin pjesë 64 filma shqiptarë dhe të huaj. Në një reagim të tij drejtori i “Anifest Rozafa” thotë se me mungesën e financimit që bëri Ministria e Kulturës, mbase e ka hequr nga politikat e saj edukimin e fëmijëve në pikat turistike. “Edicioni i 11 i festivalit sjell 60 filma shqiptarë dhe të huaj të animuar, si dhe 4 filma me metrazh të gjatë artistik për fëmijët me problematika nga jeta. Sivjet për herë të parë për festivalin, që do të zhvillohet në Velipojë mbështetjen morale e ka dhënë dhe Bashkia e Shkodrës. Bashkia e pranoi dhe stimuloi, që duhet bërë festivali. Ministria e Kulturës deri në këtë moment, që ne flasim nuk ka bërë asnjë financim me festivalin”, thotë drejtori Maku. Edhe disa ditë na ndajnë nga zhvillimi i festivalit, një nga aktivitetet e rëndësishme në jetën kulture në vend, por për drejtorin artistik Artan Maku që pret një sqarim nga Ministria e Kulturës me situatën që është krijuar me projektet ajo që ka ndodhur është një dështim i politikave. “Politika e Ministrisë së Kulturës totalisht e dështuar, sepse politikat bëhen sipas vendit dhe situatave që ne jemi. Situata që jemi sot nuk është vetëm qyteti, janë dhe periferitë dhe pikat turistike ku duhej të stimuloheshin më shumë dhe të zhvillohej kultura. Festivalet sivjet këtë vit kanë qenë turistike. Por në anën e rëndë, që krijon situata e koronavirusit në vend zhvillimi dhe edukimi nëpërmjet kulturës në pikat turitke nuk ka qenë, në politikat e ministrisë”, shton më tej drejtori artistik Artan Maku. Në një reagim të tij Maku tregon se në takimin e parë këtë vit për projektet nga ministrja u kërkua që të kishte një bashkëpunim mes organizatave të ndryshme, por sipas tij kjo nuk rezultoi si duhet. “Në takimin që ne kemi pasur me ministren e Kulturës Elva Margariti para se të hapej thirrja për projektet e 2020, në politikat e saj u shtrua që organizatat e ndryshme mirë është që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe të paraqesin një projekt të përbashkët, që shtrihet në të gjithë territorin. Në këtë moment ne e mirëkuptuam si një politikë e re dhe filluam të bashkëpunojmë. “Anifest Rozafa” pati kryesisht bashkëpunimin me shoqata “Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar”. Ishte një marrëveshje midis palëve dhe në bazë të aktivitetit do të bëhej dhe shpërndarja e fondeve. Por sot jemi në pikën, që ne nuk kemi më asnjë sqarim se çfarë do të ndodhte nga ministria”, tregon drejtori artistik Artan Maku.

Vlerësimi për filmat

Festivali këtë vit në Velipojë do të zhvillohet në një mjedis brenda rregullave, ku drejtori Artan Maku thotë se do të respektohen ato që kërkon Instituti i Shëndetit. “Për festivalin në Velipojë do të krijohen kushtet sipas kërkesave, që ka Instituti Shëndetësor me të gjitha parametrat e duhura. Ne kemi zgjedhur një ambient shumë të mirë për zhvillimin e festialit”, tregon drejtori artistik Artan Maku. Festivali “Anifest Rozafa” prej dhjetë vitesh që është zhvilluar ka sjellë në konkurrim filma prodhime të huaja, si dhe ato shqiptare. Por këtë vit për shkak të situatës së pandemisë që ka përfshirë botën nuk do të jetë një juri ndërkombëtare në festivalin, që do të zhvillohet në Velipojë, Shkodër. Drejtori artistik Artan Maku thotë se një juri me artistë shqiptarë do të bëjë vlerësimin për filmin më të mirë këtë vit. “Për shkak të situatës këtë vit nuk kemi juri ndërkombëtare. Por unë kam një bord, që është lidhur me aktorët e teatrit “Migjeni” dhe ata do të japin dhe vlerësimin për filmin më të mirë këtë vit”, pohon drejtori artistik Artan Maku. Edicioni i parë "Anifest Rozafa 2010" u zhvillua në Shkodër. Në "Anifest Rozafa 2010" morën pjesë 100 filma, nga të cilët 40 u zgjodhën dhe hynë në konkurrim. Edicioni i parë i këtij festivali përkoi me 35-vjetorin e realizimit të filmit të parë të animuar në Shqipëri, "Zana dhe Miri" i regjisorit Vlash Droboniku.