Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ansambli Popullor, aktivitet me vlerësime në skena të huaja

Postuar: 11/07/2019 - 07:34

Arkivi i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore është i pasur me materiale të ndryshme të aktiviteteve që janë zhvilluar ndër vite. Dekada më parë artistët shqiptarë dhe në skenat e huaja kanë marrë shumë vlerësime. Nga arkivat institucioni sjell këtë herë vëmendje mbi punën, që ka bërë në vite më parë Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. TOB ka publikuar foto nga turneu i zhvilluar në Kinë dhe në Kore në vitin 1974. TOB mes të tjerave shkruan se larmia e madhe e folklorit tonë si dhe kostumet popullore vazhdojnë dhe sot të tërheqin spektatorin e huaj. “Kemi shkëputur nga historiku i aktiviteteve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore këto foto nga turneu i zhvilluar në Kinë dhe në Kore, në verën e vitit 1974. Këngët dhe vallet e interpretuara nga artistët tanë u cilësuan si një buqetë lulesh të freskëta dhe shumëngjyrëshe. Larmia e madhe e këngëve, valleve, kostumeve dhe repertorit të pasur të ansamblit vazhdon të tërheqë vazhdimisht spektatorin e huaj”, shkruan Teatri i Operës dhe Baletit. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP) ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet. Mbështetja e AKVP-së tek kjo pasuri burimore dhe ekspeditat e ndryshme të zhvilluara në të gjitha zonat kanë bërë që AKVP-ja të jetë jo vetëm krenaria e kulturës tradicionale shqiptare, por edhe të mahnisë me vlerat e tij studiues e folkloristë nga e gjithë bota. AKVP-ja prej dekadash është kthyer në një laborator për përpunimin dhe interpretimin me kërkesa mjaft të larta artistike të thesarit të madh burimor folklorik duke bërë të mundur transmetimin e tij brez mbas brezi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 07:33

Libri “Mjekësia alternative shqiptare”, risi në trajtimin e sëmundjeve të kockave, volumi 1 nga autorët Ylli Merja dhe Erjola Braçi është botimi më i ri, që vjen për lexuesit nga shtëpia botuese “Mor

Postuar: 18/07/2019 - 07:31

Teatri i Operës dhe Baletit mbyll sezonin artistik me një trio shfaqjesh.

Postuar: 18/07/2019 - 07:30

Piktorit Vangjo Vasili vjen për publikun me ekspozitën e tij vetjake në galerinë e artit të qendr

Postuar: 18/07/2019 - 07:29

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë përballet sot jo vetëm me probleme financiare, por dhe me një

Postuar: 17/07/2019 - 07:30

Opera “Madama Butterfly” është vënë në skenën shqiptare për herë të parë në vitin 196

Postuar: 17/07/2019 - 07:29

Ekspozita “Phos” vjen përmes fotografive nga Emira Zenelaj në galerinë FAB.

Postuar: 17/07/2019 - 07:27

Studiuesi i artit Agim Janina shprehet se artistët nuk kanë ende vendin që meritojnë dhe nga inst