
Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë drejt spitalit

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së rrëfen tmerrin: Ishte i dehur, iu hodha sipër dhe i kapa armën pasi...

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin Elbasan-Tiranë

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD akuzon ashpër kryeministrin dhe publikon foton: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Rama

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit të The Sun: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

Ansambli Popullor në qytete të ndryshme me koncerte, tema patriotike e atdhetare në programin muzikor

Shkruar nga Julia Vrapi 26 Nëntor 2021

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore po udhëton në qytete të ndryshme për të festuar festat e flamurit, pavarësisë dhe çlirimit. Koncerti i parë u zhvillua në qytetin e Shkodrës më datë 25 nëntor, për të vijuar sot në Prizren në Pallatin e Kulturës, ku merr pjesë e ftuar dhe “Shkurte Fejza “Mjeshtre e Madhe”. Artistët e AKKVP do të jenë dhe në qytetin Vlorës për koncertin, që do të zhvillohet më datë 27 nëntor në sheshin e qendrës historike. Drejtori artistik Sokol Marsi shprehet se këto koncerte janë menduar me një program të pasur muzikor dhe zhvillohen paradite, që edhe publiku të festojë. “Në kuadër të Javës së Flamurit, Ansambli Popullor zhvillon koncerte në tre kryeqendrat e pavarësisë. Në Shkodër, Prizren dhe Vlorë. Koncertet janë në orën 11:00 të paradites për arsye se Ansambli Popullor këtë herë shkon në sheshe së bashku me publikun duke festuar”, u shpreh drejtori artistik Sokol Marsi pas koncertit, që u zhvillua në qytetin Shkodrës të enjten. Në lidhje me këto koncerte ai thotë se programi është menduar me frymën patriotike. Në qytetin e Shkodrës u zhvillua koncerti i parë të enjten, ku drejtori artistik Sokol Marsi thotë se u mirëprit. “Programi është ndërtuar me këngët dhe vallet më të bukura me tema patriotike dhe atdhetare. Merrnin pjesë grupi i valles, grupi koral, grupi polifonik dhe grupi “Artistët e së Ardhmes” pranë Ansamblit Popullor. Me ovacione u pritën në publik vallet “Festë e Madhe”, dhe “Vallja e Shqipeve”, si edhe këngët “Kaçaniku shkëmb e gurë” dhe kolazhi me këngë patriotike. Në fund të koncertit publiku u bë njësh me artistët, të cilët kërcyen së bashku si një trupë e tëra”, shprehet Sokol Marsi, drejtor artistik i Ansamblit Popullor.
Aktivitetet në vijim
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore po vijon aktivitetin e tij me koncerte të ndryshme për publikun. Drejtori artistik Sokol Marsi nën drejtimin e të cilit po zhvillohet një aktivitete i pasur muzikor thotë se do të ketë dhe koncerte të tjera në vijim nga Ansambli Popullor. “Në fundjavë do të jemi pjesë e koncertit “Rrok'e agimin” që bëhet në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me repertor të muzikës nga Lufta Nacional Çlirimtare. Por më pas do të vijojmë me koncertin në sheshin “Skënderbej” me “Artistët e së Ardhmes” dhe në fund do të jetë koncerti gala me rastin e Vitit të Ri të quajtur “Nga mot Gëzuar!”, tregon drejtori artistik Sokol Marsi. Ansambli Kombëtar i Këngëve e Valleve Popullore (AKKVP) është krijuar në vitin 1957, si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh.
Më të lexuarat


Pandeli Koçi: Kritika letrare ka ngelur në formë recensionale ose ‘miqësore’, institucionet të zhvillojnë veprimtari për problemet dhe zhvillimin e letërsisë

Punime mirëmbajtëse në Parkun e Butrintit, një nga zonat me të rëndësishme të trashëgimisë

Piktori Hasan Nallbani me një ekspozitë personale, për publikun shfaqen peizazhe, portrete dhe kompozime

Artistët e “MIK Festival” në shtëpinë muze të Sterio Spasses, me qëllim dhe promovimin e zonës

Hamami i vjetër i shekullit XVII-XVIII në Durrës, pas restaurimit do të shtohet edhe elementi digjital për të treguar historinë e objektit

Armand Bora: Teatri Kombëtar dhe Teatri i Operës e Baletit kanë të njëjtin status dhe është detyrim që edhe trajtimi i trupës artistike të jetë pa diferencime

Kalaja e Gjirokastrës dhe Parku Arkeologjik i Antigonesë, 19.420 vizitorë gjatë muajit korrik

Digjitalizimi i 75 regjistrave të vjetër dhe i 171 dokumenteve, që ruajnë gjurmët e fotografëve të koleksionit, përfundon në muzeun “Marubi”

Tabela të reja shpjeguese në qytetin antik të Orikut

Skënder Jaçe: Për filmat është shumë problem mungesa e kinemave në vend, në ‘Open Cinema’ shfaqen premiera dhe prodhime kinematografike ndër vite
