
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Ansambli Popullor, një koncert me veprat më të bukura nga folklori dhe trashëgimia jonë kombëtare

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 28 Nëntor 2022

Veprat më të bukura të folklorit tonë erdhën me interpretimin e artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Koncerti u zhvillua për festat e nëntorit, ku dhe artistët e Ansamblit Popullor iu bashkuan festimeve. Një program i pasur artistik në këtë koncert, ku pas Tiranës sot artistët do të jenë për publikun në Ulqin. Vallja “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, “Ditë feste në Tiranë”, “Vallja e Rugovës”, këngët “Fryni era u çel taraba”, “Çik Tropoje”, “Legjenda e urës” ishin disa prej pjesëve të programit artistik, që sollën artistët e Ansambli Popullor me drejtues artistik Sokol Marsin në këtë koncert. Drejtori artistik Sokol Marsi shprehet se Ansambli Popullor shkon në Ulqin-Mal i Zi, në kuadër të 110- vjetorit të Pavarësisë. Programi artistik në Tiranë, që ishte me veprat më të bukura nga folklori dhe trashëgimia jonë kombëtare do të jetë edhe në këtë koncert. Programi përmban rreth 17 numra artistikë me një shtirje gjeografike nga të gjithë zonat e Shqipërisë, duke përfshirë edhe këngët solistike dhe korale, vallet simbolike me karakter kombëtar, kabanë dhe polifoninë e jugut. Në programin artistik të koncertit në Ulqin do të marrin pjesë orkestra e Ansamblit Popullor, trupa e valles dhe grupi koral, solistët e ansamblit, si dhe grupi polifonik.
Artistët e ansamblit
Koncerti me artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore erdhi në vijim edhe të aktiviteteve të Javës Kulturore Kombëtare, që ka nisur më parë. Por më parë artistët ishin me shfaqjen “Trimat e Jutbinës” në skenë, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore nuk mungoi në ditët e tetorit edhe në "Balkan Festival Kumanovë", në cilësinë e të ftuarit të nderit. Për rreth 30 vite ansambli i kishte munguar publikut të Kumanovës, i cili duartrokiti gjatë dhe me shumë dashuri programin artistik të artistëve tanë. Me pjesëmarrjen e orkestrës të Ansamblit Popullor, trupa e valles, grupi koral, solistët dhe grupi polifonik i Ansamblit Popullor erdhi një shfaqe e larmishme e pjesëve më të bukura nga folklori muzikor shqiptar me një përfshirje gjeografike nga të gjitha zonat e Shqipërisë. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet.
Më të lexuarat


Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT

Margariti: “Fondi i Teatrit për të Rinj” si mbështetje jo vetëm e brezit të ri të artistëve

Vasil Tole: 70-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit një mundësi për të vlerësuar e nderuar të gjithë artistët themelues, ata të djeshëm e të sotëm

Atelierët e edukimit për fotoreportazhin në muzeun “Marubi”

Buron Kaceli: Nuk është e lehtë për artistët të hapin ekspozita, në “Plein Air” ka ardhur duke u rritur niveli artistik nga vit në vit
