BREAKING NEWS

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit për datën 6 korrik 2022

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit
x
BREAKING NEWS

Priten valë arrestimesh? Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron politikanët: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

Priten valë arrestimesh? Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe
x
BREAKING NEWS

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe
x
BREAKING NEWS

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”,
x
BREAKING NEWS

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe
x
BREAKING NEWS

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i
x
BREAKING NEWS

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja
x

Kultura

Ansambli Popullor, një tur në qytetet turistike të vendit, nis nga Saranda

Ansambli Popullor, një tur në qytetet turistike të vendit, nis

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ka nisur turin në qytetet turistike të vendit. Koncerti që u zhvillua ditët e fundit në Sarandë u mirëprit nga publiku. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor më herët shkruante se festa zbret në sheshe. “Në 65- vjetorin e TKOBAP vijojmë në qytetet turistike të turneun Ansamblit Kombëtar. Festa zbret në sheshet kryesore të qyteteve bregdetare, duke filluar me Sarandën. Ansambli Popullor i të gjithë shqiptarëve, të pret të festosh dhe ti në festën e madhe, që jehon në qytetin tënd”, thuhej nga TKOB. Më drejtor artistik Sokol Marsin, turi në qytetet turistike të Ansamblit Popullor vjen pas atij që zhvilloi më parë në Kosovë dhe më tej. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP) ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet. AKVP-ja prej dekadash është kthyer në një laborator për përpunimin dhe interpretimin me kërkesa mjaft të larta artistike të thesarit të madh burimor folklorik duke bërë të mundur transmetimin e tij brez mbas brezi. Në jetën e tij artistike, AKVP-ja ka rreth 100 premiera, me repertor të zgjedhur. Në repertorin e tij janë mbi 100 valle me motive nga të gjitha trevat shqiptare, me tematikë të larmishme e koreografi të spikatur. Repertori muzikor ka luajtur një rol të fuqishëm dhe të suksesshëm në jetën artistike të Ansamblit Popullor.