
Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Aplikacioni "Apolonia e Ilirisë”, mundëson vizitë virtuale më parkun arkeologjik

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Janar 2021

Parku kombëtar arkeologjik i Apolonisë është një nga më të bukurit dhe më të vizituarit në vendin tonë. Parku kombëtar arkeologjik i Apolonisë është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qarkut të Fierit e më gjerë, i cili tërheq vizitorët vendas e turistë të huaj. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se tashmë ka një mundësi më shumë për ta njohur e vizituar këtë park. “Aplikacioni "Apolonia e Ilirisë", i pari në Shqipëri ju mundëson vizitën virtuale në këtë thesar të trashëgimisë sonë kulturore. Shkarkojeni nga play store, falas”, shkruan ministrja e Kulturës Elva Margariti, në një status të saj në Facebook. Parku arkeologjik i Apolonisw ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Rihapja e muzeut arkeologjik në pakrun e Apolonisë, por dhe peizazhi magjepsës, objektet dhe monumentet e shumta që mbart, vula e zhvillimit të antikitetit, e bëjnë qytetin antik që të jetë në vëmendje të vizitorëve. Apolonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit në tokat e Taulantëve Ilirë nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 620 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apollon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apolonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aoos (Vjosë). Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për antikitetin! Apolonia e ruajti madhështinë e saj edhe në periudhën romake. Shkolla apoloniate e arteve të bukura ishte me famë në të gjithë botën antike. Arkeologët e quajnë Apoloninë, Pompei i Shqipërisë, pasi vetëm 10 për qind e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot. Territori i madh i mbuluar me monumente të ndryshme e bëjnë parkun arkeologjik Apolonia një destinacion të privilegjuar për turizmin kulturor në Shqipëri.
Më të lexuarat


“Open Cinema” edicioni i pestë, vëmendje epokës së ndritur të kinemasë me filmin retrospektiv shqiptar dhe të huaj

"Rrugëtim historik i Ismail Qemalit", në 177- vjetorin e lindjes së “Plakut të Pavarësisë”

Xhahid Bushati: Personaliteti i shkrimtarit të mos jetë mjeran, por të ketë vendin që i takon dhe respektin për vlerat që sjell

Drama “Shqiponjat” me regji nga Serafin Fanko, 54 vite më parë në teatrin “Migjeni”

Teatri Kombëtar aktivitet artistik on line me “Nostalgjinë e teatrit”, “The show must go on” dhe shfaqje që janë vënë më parë

Bertrand Shijaku: Piktorët në gjendje mbijetese, mungojnë studiot dhe mbështetja financiare, GKA të jetë e hapur për artistët

Baleti “Giselle” u realizua në skenë në nder të mjeshtrit Agron Aliaj

Libri “Joe Biden- ëndërrimtari amerikan”, për lexuesit nga shtëpia botuese “Morava”

Margariti: Xhamia e Et’hem Beut, nga restaurimi kanë ridalë në pah vlerat

Elma Doresi: Drama shqipe edhe pas kaq vitesh mbetet tek dera në pritje
