Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Apolloni, të rinjtë njihen me teknikat e konservimit të mozaikëve

Postuar: 14/11/2019 - 07:42

Në parkun arkeologjik të Apollonisë përfundoi me sukses “Workshop në restaurimin e mozaikëve mbi konservimin didaktik të mozaikut të ambientit 11, sektori D”. Instituti i Monumenteve të Kulturës shprehet se punimet u bashkëdrejtuan nga ekspertë të fushës. Të rinj italianë dhe specialistë të sistemit të trashëgimisë kulturore patën mundësinë të trajnohen mbi metodologjinë e ndjekur në konservimin e gjinisë së mozaikut, si dhe të njihen me teknikat dhe materialet bashkëkohore në këtë fushë. Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, znj. Arta Dollani, theksoi se bashkëpunime të tilla do të vazhdojnë gjithmonë në sitet tona kulturore. Në fund të prezantimeve, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikata. Parku arkeologjik i Apollonisë është një monument i trashëgimisë kulturore i llojit "Arkeologji dhe arkitekturë", i miratuar me numër "586 / 4874, 17.03.1948 / 23.9.1971". Parku ndahet në zonën A dhe zonën B. Qytet antik (zona A) rreth 120 hektarë është i rrethuar me mur fortifikues rreth 4.5 kilometra i gjatë, me arkitekturë greko-romake dhe bizantine. Zona B përfaqësohet nga territori ekstramural: nekropoli arkaik, helenistik dhe romak; tempuj dhe ndërtime private ekstramurale. Si qytet u themelua në fillim të shekullit të 7 para Krishtit nga kolonizatorët grekë, që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Qyteti e mori emrin për nder të perëndisë Apollon. Parku kombëtar arkeologjik i Apollonisë është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qarkut të Fierit e më gjerë, i cili tërheq një numër të konsiderueshëm vizitorësh vendas e turistë të huaj gjatë gjithë vitit. Rihapja e muzeut arkeologjik, përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e cilësisë së shërbimit në parkun kombëtar të Apollonisë janë disa nga faktorët që kanë çuar në rritjen e numrit të vizitorëve. Por dhe peizazhi magjepsës, objektet dhe monumentet e shumta që mbart, vula e zhvillimit të antikitetit, e bëjnë qytetin antik që të jetë në vëmendje të vizitorëve. Parku arkeologjik i Apollonisë ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis

Postuar: 12/12/2019 - 07:22

Në muajin e fundit të vitit, por duket se asgjë nuk u bë për plotësimin e kërkesave të artistëve

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Cirku Kombëtar me aktivitetin e tij është dhe pranë fëmijëve larg arenës.

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Drama "Epsh dhe lakmi", shkruar nga autori Eugene O’Neill më 1925 vjen premierë n

Postuar: 11/12/2019 - 07:19

Kuratorët e ekspozitës “Tirana Patience” Adam Szymczyk dhe Natasa Ilic, përmes një de