BREAKING NEWS

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër Perëndimit, Rusia furnizohet me pilula jodi për të mbijetuar nga një sulm atomik

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë
x
BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x

Kultura

Apolonia, një nga destinacionet e rëndësishme turistike, me rritje të numrit të vizitorëve në gusht

Apolonia, një nga destinacionet e rëndësishme turistike, me

Parku arkeologjik kombëtar i Apolonisë është një nga destinacionet e rëndësishme turistike në vend. Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh më parë se në këtë park ka rritje të numrit të vizitorëve. “Gjatë muajit gusht në parkun kombëtar arkeologjik të Apolonisë është arritur një numër vizitorësh 20 për qind më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2019, që ka qenë edhe viti më i mirë për turizmin shqiptar”, shkruante ministrja e Kulturës në Facebook. Parku ndahet në zonën A dhe zonën B. Qytet antik (zona A) rreth 120 ha është i rrethuar me mur fortifikues rreth 4.5 km i gjatë, me arkitekturë greko-romake dhe bizantine. Zona B përfaqësohet nga territori ekstramural: nekropoli arkaik, helenistik dhe romak; tempuj dhe ndërtime private ekstramurale. Arkitektura dhe urbanistika e këtij qyteti është e bazuar në arritjet e arkitekturës helene, por e lidhur me realitetin ilir. Apolonia u ndërtua sipas një plani që mbështetej në sistemin ortogonal të Hipodamit, përshkohej nga rrugë të drejta, kryesore e dytësore, që kryqëzoheshin me njëra-tjetrën duke kufizuar lagje të veçanta. Gjatë gjysmës së parë të shek. VI p.e.s. Apolonia ishte kthyer në një qytet të mirëfilltë, për këtë dëshmojnë edhe gjurmët e një muri rrethues, i cili ka gjerësinë 3 m. I punuar më blloqe ranore katërkëndëshe. Me zgjerimin dhe fuqizimin e qytetit gjatë shek. V-IV p.e.s. u ndje nevoja e rindërtimit të murit rrethues. Kjo u realizua nëpërmjet përforcimit të tij me një bastion të madh, të përshtatshëm për vendosje balistash, në anën lindore ndërsa në anën perëndimore u ndërtua një mur i ri. Murit perëndimor i shtohen edhe kulla katërkëndëshe dhe të rrumbullakëta. Muri rrethues përfshinte në vete 140 hektarë, por një pjesë e qytetit u shtri edhe jashtë mureve të qytetit, sidomos në pjesën perëndimore. Ndërsa në pjesën lindore shtrihej nekropoli.