BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Kultura

AQSH publikon dokumente për ndërhyrjen në çlirimin e të burgosurve në kampin në Dakau

AQSH publikon dokumente për ndërhyrjen në çlirimin e

Arkivi Qendror Shtetëror përkujtoi lirimin e të burgosurve në kampin nazist të Dakau-t. AQSH shkruan se 29 prill 1945, forcat amerikane lirojnë 31.601 të burgosurit nga kampi i përqendrimit nazist në Dakau, në Gjermani. Në kujtesë të kësaj dite, AQSH shprehet se sjell disa dokumente shumë interesante, që ruhen në fondet e tij. “Një letër e sigluar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Dakaut që mban datën 8 korrik 1964 dhe që i drejtohet kryeministrit të Shqipërisë, z. Mehmet Shehu. Njoftohet shteti shqiptar se do të ngrihet një monument në kujtim të të internuarve të kampit. Ky është një kamp ku vuajtën edhe shqiptarë ndaj edhe për ngritjen e tij, kërkohet ndihma financiare e Shqipërisë, sikurse edhe të shumë shteteve të tjera, shtetas të të cilave vuajtën aty”, thuhet në materialet e publikuara. Më tej shkruhet: “Monumenti i ish t’internuarve do të ngrihet në bazë të një financimi ndërkombëtar i cili do të sigurohet në radhë të parë nga kuotat vullnetare të popullsive të vendeve tona të ndryshme. Por ne e pamë të udhës z. kryeministër për një kontribut zyrtar të qeverisë suaj”. Komiteti i Veteranëve të Luftës i drejton kërkesën kryeministrit të Shqipërisë për akordimin e një shume prej 500 dollarësh nga buxheti i shtetit shqiptar për ndërtimin e këtij memoriali. Në materialet e AQSH thuhet se në përgjigje të kësaj kërkese, me firmë të zv/kryeministrit, udhëzohet Ministria e Financave për akordimin e 500 dollarëve nga fondi i rezervave në valutë, si kontribut për ndërtimin e këtij memoriali. Në materialet e Arkivit thuhet se i krijuar në mars të vitit 1933, kampi i përqendrimit Dakau (Dachau) ishte kampi i parë i rregullt i ngritur nga qeveria Nacional - Socialiste (naziste) gjermane për të burgosurit politikë. “Kur trupat amerikane hynë në kamp, ata gjetën më shumë se 30 vagona treni mbushur me kuforma, shumica të dekompozuara. Numri i personave të burgosur në Dakau mes viteve 1933 dhe 1945 llogaritet të ketë qenë mbi 188,000. Numri i përgjithshëm i viktimave të cilët vdiqën në Dakau nuk dihet”, vijon në materialet e Arkivit Qëndror Shtetëror.