
Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

AQSHF dhe Autoriteti i Dosjeve, me bashkëpunime për materialet

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Shkurt 2021

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit hapi dyert e tij për AIDSSH-në dhe propozimet konkrete për bashkëpunim, dhe kjo sipas arkivit u bë në prag të 20 shkurtit, 30 vjet pas rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha. Drejtuesja e AQSHF, Iris Elezi bëri një paraqitje të kujdesshme e të detajuar të materialeve të tipologjive të ndryshme që ruhen në arkivin e tyre, duke evidentuar njëkohësisht elementët dhe fushat ku mund të punohet e studiohet bashkërisht. Sipas saj, është e rëndësishme që e shkuara të trajtohet në mënyrë multidisiplinore. “Ka ardhur koha që kinematografia dhe të gjitha proceset e lidhura me të gjatë viteve të regjimit komunist, të shihen me transparencë. Kjo njohje e ndihmon të tashmen e të ardhmen, edhe të kinemasë shqiptare”, tha Elezi. Gentiana Sula, kryetare e Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, (AIDSSH) tha në fjalën e saj se hapja e dokumenteve të sigurimit është për t’iu rikthyer një optikë të re filmave. Sipas saj, jo pak ngjarje historike dhe personalitete janë trajtuar të deformuar në filmat shqiptarë të regjimit, duke prekur e cenuar dinjitetin njerëzor të të nëpërkëmburve e përçmuarve për të gjithë jetën e jo në pak raste, në disa breza. “Hapja e dokumenteve të Sigurimit dhe njohja me “provat” e fabrikuara që dënuan sabotatorë, apo linçuan “armiqtë e popullit” është një mundësi për t’iu rikthyer në një optikë të re filmave, dokumentarëve, skenarëve, mjeteve të propagandës të përdorura dhe shfrytëzuara nga ish-Kinostudio “Shqipëria e re”, me qëllim indoktrinimin”, u shpreh kryetarja Sula. Simon Mirakaj, anëtar i AIDSSH, theksoi nevojën për një strategji kombëtare për kujtesën, e cila të përfshijë edhe mënyrën sesi kinematografia dhe letërsia u përdorën nga regjimi komunist për qëllime të propagandës dhe indoktrinimit politik. Dy materiale filmike ilustruese të bashkëpunimit u shfaqën në sallën e AQSHF, të pasuara nga një vizitë në mjediset e institucionit, arkiv, kartotekë, bibliotekë, për njohje me proceset e punës. AIDSSH dhuroi botimet e veta për bibliotekën e AQSHF. Personalitetet e para dhe ngjarjet historike, me pasojat përkatëse, që synohet të trajtohen në dritën e dokumenteve arkivore të dyanshme dhe materialeve jo vetëm në administrim të AIDSSH dhe AQSHF, janë të dënuarit e Kënetës së Maliqit, të dënuar publikisht dhe të ekzekutuar, të “ritreguar” në filmin “Vitet e para”, si dhe Sejfi Protopapa, personazh i redikulizuar me Sali Protopapën dhe ballistët që denden me pula tek “I teti në bronz”, ndërsa AQSHF do të hulumtojë dosjet e ish-Kinostudios të ruajtura në AIDSSH.
Më të lexuarat


Teatri Metropol me “Ëndrra e një nate vere”, një nga komeditë më të hershme të Shekspirit në festivalin “Moisiu On”

Rakip Shabani: GKA nuk duhet të quhet galeri kombëtare por antikombëtare, Ministria e Kulturës nuk po bën sa duhet për artin

Xhamia e Plumbit, Margariti: Shpejt do të kthehemi me ekspertët për punën në terren

Festivali “MetroSounds” nis të dielën, artistë nga Shqipëria dhe Kosova në edicionin e tretë

"Shtatë shenjtorët" pas ndërhyrjes restauruese i shpëtojnë shkatërrimit

Mblidhet këshilli shkencor i QBAE: Puna për rishikimin e Historisë mund të fillojë së shpejti, Enciklopedia sektori më i vështirë

Hapet ekspozita për Musine Kokalarin, në kalanë e Tiranës

Simfonitë “Mëngjeset” dhe “Pasioni” nga Haydn, në koncertin e formacionit të reduktuar të orkestrës së TKOB

“Manjikana”, një ekspozitë kaligrafike në galerinë e Shkodrës

Studiuesit apel institucioneve: Pas 1990 rënie e kujdesit për gjuhën nga shteti, të miratohet një ligj që u jep zgjidhje problemeve
