
Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2 milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me teorinë e frikshme, ja si zyrtari i lartë rus po e përgatit terrenin për të marrë vendin e Vladimir Putinit

AQSHF: ‘Gjurmë në kaltërsi’, një nga produksionet me buxhetin më të lartë në Kinostudio

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Korrik 2022

Filmi "Gjurmë në kaltërsi" është prodhim i vitit 1981. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit shprehet se ky prodhim kinematografik shqiptar kishte një nga buxhetet më të larta të kohës dhe u vu në dispozicion dhe flota e aviacionit luftarak. “A e dini se filmi "Gjurmë në kaltërsi" ishte një nga produksionet me buxhet më të lartë të realizuar nga Kinostudio, edhe pse për të u vu në dispozicion e gjithë flota e aviacionit luftarak dhe avionët MIG, për të cilët u deshën qindra litra karburant për të realizuar dublat gjatë xhirimeve. Regjia Saimir Kumbaro, skenari Llazër Çuçi, operator Lionel Konomi dhe muzika Limos Dizdari”, thuhet në materialin e AQSHF për këtë film. Aktorë në role ishin Reshat Arbana, Xhevdet Feri, Fitim Makashi, Hysen Bashkhysa, Stavri Shkurti, Gjergji Lala, Bep Shiroka, Besim Kurti, Gjergj Spaho, Zef Deda, Gani Disha, Kastriot Çollaku, Donika Fifa, Antoneta Papapavli. Në film, Astriti një pilot i ri, sapo ka dalë nga bankat e shkollës së aviacionit, arrin disa rezultate, por emocionohet gjatë stërvitjes. Me ndihmën e komandant Markos dhe të shokëve, si edhe me vullnet të fortë ai arrin suksesin. Koleksioni i AQSHF është krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, i cili ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios "Shqipëria e re", aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992. Përveç koleksionit në pelikulë, në origjinalin e vet të kopjes negative dhe në kopje arkivale në pozitiv, AQSHF ruan edhe materiale të tjera të historisë së krijimit filmik, si skenarin letrar, skenarin regjisorial, listën e montazhit, fotografi, negativa te fotove, materiale të promovimit të veprës, partiturat e muzikës së filmave dhe posterat e tyre.
Më të lexuarat


Anastas Kostandini: Ekspozita retrospektivë, një përmbledhje e krijimtarisë sime në një hark gati gjysmëshekullor, shpresoj që grafika ime t’ia ketë dalë të ketë fizionominë e vet

Muzeu i Skënderbeut, turistët e huaj njihen me historinë

Aktorët: Mosdhënia rëndësi dramës shqipe godet drejtpërsëdrejti teatrin shqiptar, pa dramaturgë nuk ka teatër

Parku i Apolonisë, një nga destinacionet e rëndësishme turistike

Kulla Veneciane po shndërrohet në një qendër informacioni dhe interpretimi të historisë, pas restaurimit do të nisë procesi i pajisjes teknologjike

Kalaja Rozafa, 38.154 vizitorë nga muaji maj dhe deri tani

Nikolin Gurakuqi: Një teatër serioz punon me regjisorë profesionistë që nuk bëjnë plagjiatura dhe jo me amatorë

Muzetë dhe numri i vizitorëve, Margariti: Statistikat e 6-mujorit të parë janë optimiste

Tre artistë me një ekspozitë të përbashkët, mbi 50 vepra arti në pikturë dhe skulpturë që prezantohen për herë të parë

Miron Kotani: Muzika shqiptare është pothuajse e izoluar, problem mbeten politikat e institucioneve kulturore kryesore në vend
