BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

AQSHF prezanton të tjerë filma të animuar të viteve ’90

AQSHF prezanton të tjerë filma të animuar të viteve

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit prezantoi të martën në mbrëmje përzgjedhjen e dytë me filma të animuar të viteve ‘90. AQSHF bën me dije se programi i kësaj mbrëmje vijoi me një tjetër përzgjedhje, që nuk ka qenë e lehtë. “U lumturuam nga entuziazmi që krijoi përzgjedhja e parë, ndërsa atë natë ishim me fat që ishim së bashku me tre prej mjeshtrave të animacionit shqiptar, Stefan Taci, Artan Maku dhe Albert Malltezi. S'ishte e lehtë ti bënim këto përzgjedhje, kur kaq filma të arrirë të animuar janë prodhuar! Ndaj ju ftojmë në këtë program të dytë të filmit të animuar, të shihni disa filma të tjerë imagjinativë nga artistë të talentuar si Gëzim Qendro, Boris Ikonomi, Rikarda Nova, Stefan Taci, Artur Dauti, Shaqir Veseli, Artan Maku dhe Albert Malltezi. Do të kemi mes nesh dhe shumë mysafirë të veçantë, kështu që ju mirëpresim në Tulla Nouvelle”, shkruante AQSHF para shfaqjes së filmave mbrëmë për të pranishmit. Mbrëmja e parë me filmin e animuar në programin e kinematografisë së viteve ‘90 të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit ishte më datë 2 shtator. AQSHF bënte me dije se pas rënies së diktaturës, animacioni shqiptar përjetoi një rilindje të shkurtër, edhe pse këta filma të mrekullueshëm shihen rrallë dhe nuk njihen sa duhet nga publiku i gjerë. “Fatkeqësisht, filmat artistikë të viteve '90 kanë eklipsuar filmat novatorë dhe imagjinativë të bërë në argjilë, vizatim dhe prerje nga artistë të talentuar dhe ëndërrimtarë si Stefan Taçi, Rikarda Nova, Artur Dauti, Ergys Faja, Shaqir Veseli, Artan Maku, etj. Flaka magjike e animacionit të vendit tonë ishte veçanërisht e ndritshme gjatë viteve '90, ndaj mos e humbisni këtë natë që do të jetë e paharrueshme, nën yje, në tarracën e Pallatit të Kulturës”, pohonte AQSHF për mbrëmjen e parë të filmit të animuar. Programi i AQSHF që po shfaq filma të kinematografisë së viteve ’90 për regjisorin Stefan Taçi duhet vlerësuar si nismë. Për publikun sipas tij po shfaqen edhe filmat artistikë apo dhe dokumentarë, duke treguar jo pak për kohën e viteve ‘90 dhe punën krijuesve të kineastëve shqiptarë. Në nisje të programit këtë verë AQSHF bënte me dije se kinemaja e atyre viteve aq sa është domethënëse aq dhe është e panjohur për publikun. “Një mundësi për të ri-kujtuar shpresën e fillim viteve '90, si dhe të ri zbulojmë së bashku kinematografinë e kësaj periudhe”, njoftonte AQSHF.

Më të lexuarat