
Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘bombë’ dhe paralajmëron Sali Berishën: Ja si gënjeu stafi i tij i çoroditur dhe i trembur

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

AQSHF, restaurimi i filmave falë donatorëve dhe bashkëpunëtorëve

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Janar 2022

Filmat në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit janë pjesë e trashëgimisë sonë. Puna për restaurimin e filmave që janë në AQSHF po kryhet dhe përmes donatorëve. Kështu shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti, ndërsa vlerëson këtë trashëgimi filmike. “Falë donatorëve dhe bashkëpunëtorëve tanë po punojmë për restaurimin e filmave të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, si pjesë e trashëgimisë sonë kulturore”, shprehet ministrja në një status të saj në Facebook. Procesi i restaurimit të filmave të vjetër shqiptarë ka nisur para disa viteve ku janë realizuar disa nga prodhimet më të mira shqiptare si “Përrallë nga e Kaluara”, “Nëntori i Dytë”, “Skënderbeu”, “Tana”, “Mimoza Llastica”, “Vdekja e kalit”, “Vitet e pritjes”, etj. Në 1947 - 1996 arkivi funksionoi si një nga degët e Kinostudios "Shqipëria e re". Më 1989 fillon ndërtimi i ri i godinës së re të arkivit, i cili përfundoi në fund të vitit 1990, kur filloi edhe transferimi i fondit. Më 1 prill 1997 AQSHF shkëputet nga “Alba Film”, ish Kinostudio "Shqipëria e re", dhe hyn në radhën e institucioneve të tjera kulturore me përgjegjësinë që krahas librit, pikturës, muzikës e folklorit, shoqëria shqiptare të ruajë dhe të mbrojë edhe veprat e artit të shtatë. Në 2003 fillon digjitalizimi i fondit filmik sipas një projekti me institutin “Luce”. Koleksioni i AQSHF është krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, i cili ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios “Shqipëria e re”, aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992. Përveç koleksionit në pelikulë, në origjinalin e vet të kopjes negative dhe në kopje arkivale në pozitiv, AQSHF ruan dhe mbron edhe materiale të tjera të historisë së krijimit filmik, si skenarin letrar, skenarin regjisorial, listën e montazhit, fotografi, negativa te fotove, materiale të promovimit të veprës, partiturat e muzikës së filmave dhe posterat e tyre.
Më të lexuarat


Koncerti “16 shekuj muzikë shqiptare”në teatrin Metropol, bazuar mbi studimet e Ramadan Sokolit

Mikel Temo: Ministria e Kulturës nuk ka një program mbështetjeje, projektet mbeten në letër dhe artistët bashkëkohorë nuk kanë vend ku të ekspozohen

Baleti “Para stuhisë” nga Çesk Zadeja, TKOB: Me vlerë për fondin e muzikës sonë

Komedia “Kukulla”, regjisorja Elma Doresi: Një vepër, e cila trajton tema shumë njerëzore, qëllimi jonë të prekim realitetin

Plani i Menaxhimit për Beratin dhe Gjirokastër, IKTK një takim me studentë e pedagogë

Ekspozita “Muri” me punimet e 11 artistëve, piktori Adrian Devolli: Kemi humbur besimin te institucionet, çdo gjë me kontributin tonë

Muzeu Etnografik në Kavajë, në restaurim falë programit “EU4Culture”

Ekspozita "Jorgan and Artisans - Lost Nostalgia”, një reflektim mbi artin dhe zanatet e punimit të një objekti ikonik të banesës shqiptare

QKLL: Bojan Adamiç njohu shumë mirë kulturën dhe traditat tona

Edmond Doko: Kënga shqiptare sot nuk ka lidhje me realitetin, por është e kufizuar vetëm tek performancat vulgare
