SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
AQSHF rikthen në kinema filmin “Shpresa”, Matilda Makoçi në rol kryesor
Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Dhjetor 2018
Filmi “Shpresa” prodhim i Kinostudios më 1989, me skenar nga Dhimitër Xhuvani dhe regji të Eduart Makrit u shfaq për publikun në kinema “Agimi”. Në 35 mm me titra në anglisht, filmi riktheu për publikun emra të njohur të kinemasë së atyre viteve. Filmi u shfaq për publikun në kuadër të programit “Thesaret e Arkivit të Filmit”, që ka nisur Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit?, kuruar dhe prezantuar nga personalitete të mendimit dhe hulumtimit bashkëkohor. Shkrimtari Dhimitër Xhuvani përfundoi në 1966 romanin e tij të parë “Tuneli”, një vështrim pesimist i jetës së vështirë të minatorëve. I akuzuar nga autoritetet si revizionizëm borgjez, romani u tërhoq nga qarkullimi. Në 1984, Xhuvani shkruajti romanin e tij të fundit “Bota ime”, që Kinostudio "Shqipëria e Re" e solli në ekranin e madh me titullin “Shpresa”. Kjo mbrëmje me filmin prodhim i vitit 1989 solli dhe një diskutim, që u udhëhoq nga Elsa Demo, me në fokus rreth rrugëtimit të veprës nga romani në ekranin e kinemasë, ku aktorja Matilda Makoçi shkëlqeu në rolin kryesor Shpresa. Por në film rolet e tjerë interpretohen nga Eduart Makri, Drita Pelinku, Edmond Budina, Qenan Toro, Myzafer Ziflaj, etj. Filmi “Shpresa” u xhirua në portin e Durrësit ku, vetëm një vit më vonë ndodhi vala e parë e eksodit. Filmi “Shpresa” i prodhuar në vitin 1989, me skenar nga Dhimitër Xhuvani, regji Eduart Makri, muzika është shkruar nga Zef Çoba. Përmbajtja e filmit tregon Shpresën, që ka një histori dashurie të pafat. I dashuri e ka lënë dhe ajo pati një abort. Ajo është shumë e dëshpëruar. I mënjanon njerëzit dhe ka humbur besimin tek e ardhmja e saj. Por më pas njihet dhe bie në dashuri me inxhinierin e ri Pirron. Dashuria e re zgjon tek Shpresa interesin për jetën, por në të njëjtën kohë ka probleme me familjen e Pirros.
Filmat e Kinostudios
Aktor këtë herë në filmin “Shpresa” realizim i viti 1989, Edmond Budina shprehet se programi i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, që risjell për publikun prodhime të kinemasë shqiptare vite më parë është për tu përshëndetur. Në reagimin e tij aktori Edmond Budina shprehet se filmat shqiptarë duhet të shfaqen për publikun, pasi kanë rëndësinë e tyre në kinemanë shqiptare ndër vite. “Më vjen mirë që ka nisur programi në AQSHF “Thesaret e Arkivit të Filmit”. Në vijim të programit edhe filmi “Shpresa”, që kanë kaluar vite kur u realizua. Kujtoj që kisha rolin e një kryeinxhinieri në film. Filmat që janë realizuar nga Kinostudio duhet të shfaqen dhe unë jam kundër ndalimit të tyre. Në ato realizime të kinemasë sonë ne shikojmë historinë apo dhe vlerat e shkuara, por dhe mangësitë”, shprehet mes të tjerave Edmond Budina, aktor në filmin “Shpresa”. Regjisori Eduart Makri ka lindur në 5 qershor të vitit 1957 në qytetin e Gjirokastrës. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit fillon punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si regjisor dhe skenarist. Në vitin 1993 fillon punën si pedagog në Akademinë e Arteve. Në kinematografi roli i tij i parë si aktor do të jetë ai i Vasos në filmin “Vëllezër dhe shokë” në vitin 1980. Më tej do të vazhdonin interpretime të tjera si ai në rolin e Aristotelit në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe”, Gjergji në filmin “Besa e kuqe”, Andrea në filmin “Në emër të lirisë”, Pirro në filmin “Shpresa”etj. Në regjisurë pjesëmarrja e tij e parë do të jetë si as/regjisor i dytë në filmin “Plaku dhe hasmi” në vitin 1981, duke realizuar gjithsej 11 regji si asistent regjisor në po kaq filma duke bashkëpunuar me regjisorë të njohur si Gëzim Erebara (Artist i Merituar), Hysen Hakani, Kujtim Çashku (Artist i Merituar), Xhanfize Keko (Artiste e Popullit) etj. Si regjisor, filmi i parë i drejtuar plotësisht prej tij do të jetë filmi “Shpresa” në vitin 1989 e ndjekur në “Shpella e Piratëve” 1991.
Nga Julia Vrapi