Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

AQSHF sjell filmat “Njëqind për qind” dhe “Plumbi prej plasteline”, Petrit Ruka: U realizuan kur po binte Kinostudio

Postuar: 26/08/2018 - 07:21

 Arkivi i Filmit me programin kinematografia e viteve ’90 sjell për publikun mbrëmjen e së martës dy tituj filmash. AQSHF dhe Tulla Nouvelle shfaqin një tjetër përzgjedhje të kinematografisë shqiptare të viteve ‘90. Filmat “Njëqind për qind” realizim i vitit 1993 dhe filmi “Plumbi prej plasteline” i 1994, janë vepra filmike të dy autorëve Artan Minarolli dhe Petrit Ruka. Kur kanë kaluar shumë vite nga realizimet e tyre, skenarist dhe bashkëregjisor në film Petrit Ruka kujton se janë xhiruar në një kohë shumë të vështirë. “Filmat janë xhiruar në vitet e para pas ’90 kur ishte akoma Kinostudio pa u bërë QKK. Kinostudio në ato vite pothuajse ishte mbyllur dhe nuk prodhonte asgjë. Ishte koha kur ajo po binte për realizimin e filmave. Që pas 1992 Kinostudio filloi të shpërpjestohej në mënyrë të llahtarshme. Në muaj iknin nga 100 veta nga puna gjatë 1992-‘93 në Greqi, Italia. Buxheti ishte shumë keq dhe infrastruktura filloi të shthurej me në Kinostudio, ajo filloi të shkatërrohej me repartet e saj”, pohon regjisori Petrit Ruka. Ai kujton se dikur Kinostudio kishte çdo gjë gati për filmat, por pas ’90 gjërat u vështirësuan. Realizimi i filmave sipas tij erdhi dhe pas një kërkese, që kishin bërë bashkë autorët. “Në vitet pas 1990 Kinostudio binte me shpejtësi si uji që rrjedh nga të gjitha anët, iknin njerëzit, operatorët etj. Filluan të rrudhën repartet në Kinostudio. Numri i punonjësve ra shumë. Në këtë situatë unë dhe Artan Minarrolli kishim bërë prej vitesh kërkesë për filmat tanë dhe në këtë situatë ne na lejuan që të xhironim, dhe ishte një rast i mbarë për ne ato vite. Por ne kemi xhiruar në një kohë shumë të vështirë”, tregon bashkëregjisori Ruka.

Realizimi i filmave

Filmat do të shfaqen të martën më mbrëmje në tarracën e Pallatit të Kulturës. Bashkautor në film Petrit Ruka kujton se filmi “ Njëqind për qind” u xhirua me olvo dhe nuk kishte hyrë akoma në Shqipëri Kodak. “Kristaq Dhamo që vinte vulën nga pikëpamja e cilësisë artistike të filmit na tha e xhironin filmin “Njëqind për qind”. Pas tij, ne na besuan një tjetër film me metrazh të gjatë që ishte “Plumbi prej plasteline” që u xhirua në 1994 me Kodak. Ishte për herë të parë që xhirohej me Kodak në Shqipëri. Operator ishte Mihal Rama dhe ky film nga fundi i vitit kur u bë festivali i filmit në Shqipëri mori çmimin e kamerës më të mirë”, pohon bashkëregjisori i filmave Petrit Ruka. Por me jo pak rëndësi për autorin e filmave kanë dhe mesazhet që përcjellin. Filmi “Plumba prej plasteline” sipas bashkëregjisorit përcjell mesazhin se si ndikon arti i pakontrolluar. “Pas ’90 vërshuan filmat amerikanë me dhunë, vrasje, etj, filmat aksion. Ne këto lloj filmash ne hapëm një problem, se si mund të ndikonin në psikologjinë fëminore. Ata bien në agresivitet dhe ndaj vihet dhe kufizimi i moshës. Në ato vite në Shqipëri çfarë nuk shikohej. Por ne kapëm temën se si ndikon arti kur nuk është i kontrolluar, si ndikon filmi, dhuna psikologjike që vjen prej ekranit kur është pakontrolluar. Mesazhi i tij është që kur një fëmijë edukohet me dhunë përmes ekranit, artit, ai bëhet agresiv, i lind dashuria për armët, vrasjet, për tu bërë hero. Filmi trajton një fëmijë që shikon pafundësisht filma me dhunë dhe me një kobure që ka plumb plasteline ai vret të atin që e ka polic. Metafora është nëse e ke në kokë idenë për të vrarë dikë nuk ka rëndësi mjeti, sepse gjendet dhe në fund fare ne lëmë evazive, e vrau vërtetë me plumbin prej plasteline apo çfarë ndodh?”, pohon Ruka bashkautor në filma. Vetë AQSHF bën me dije se mbrëmja e së martës është shumë e veçantë. “Homazh për një nga regjisorët kryesorë të vendit tonë, të ndjerit Artan Minarolli (1958-2015)”, shkruan AQSHF. “Njëqind për qind” është një satirë e gjallë dhe e zhurmshme e procesit të votimit gjatë kohës së diktaturës. “Plumbi prej plasteline”, një fëmijë i ekspozuar ndaj agresivitetit në masmedia dhe shoqëri ndryshon gradualisht nga një i pafajshëm në një vrasës. Filmi akuzon që jemi ne vrasësit e vërtetë prindërit dhe shoqëria. Të dy këta filma të rrallë janë dy nga kontributet më vitale në kinemanë shqiptare e vitet '90./Julia VRAPI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 09:41

Ambasada Franceze fton në Tiranë kompaninë “Transe Express” e themeluar më 1982, e cila konsiderohet si një nga kompanitë më të rëndësishme në Francë dhe në Evropë të cirkut dhe performancës, të prezantojë

Postuar: 25/09/2018 - 08:05

Këtë rradhë grupimi i piktorëve pleneristë nga Shqipëria ishin të ftuar nga disa komuna të jugut

Postuar: 25/09/2018 - 07:59

Opera “Carmen” zyrtarisht realizon aktin e parë të protokollit të bashkëpunimit të TO

Postuar: 25/09/2018 - 07:57

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, cilësuar si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit ka nisur

Postuar: 23/09/2018 - 08:05

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit nis mbrëmjen e sotme dhe është cilësuar si ngjarja më e rëndësi

Postuar: 23/09/2018 - 08:03

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sjell premierën e re “Kumt&rdqu

Postuar: 23/09/2018 - 07:58

Krijimtaria në vend nuk mbështetet sa duhet për zhvillimin e saj, por problem mbetet dhe zbatimi