Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arben Derhemi me “Magjia e Jozef Bider”, deri të dielën në Eksperimental

Postuar: 24/05/2019 - 07:26

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" bën me dije se shfaqja teatrore “Magjia e Jozef  Bider” me regji nga Milto Kutali dhe aktorin Arben Derhemi do të jetë për publikun deri të dielën në sallën Goethe. Një komedi nga Eberhard Streul dhe Otto Schenk, që do të interpretohet nga aktori Arben Derhemi, i cili në skenë është si rekuizitieri. Ai njeh çdo gjë nga teatri, por që gjithmonë ka qëndruar në prapavijë dhe që asnjëherë nuk ka qenë aktor. Për Arben Derhemi, kjo vepër vjen dhe si ironi për gjendjen e vetë teatrit sot. Aktori është shprehur se sjellja e shfaqjeve vetëm me një aktor që ngjitet në skenë është gjithmonë e vështirë. Personazhi kryesor në vepër i ka parë gjithnjë skenat nga pas. Nuk ka qenë asnjëherë protagonist. Ka ndihmuar që ato të realizohen, ka ndjekur gjithçka në heshtje, edhe pse, si kushdo, edhe ai do të kishte dashur, që qoftë edhe një herë të vetme të ishte nën prozhektorë. Një ëndërr që nuk guxonte t’ia thoshte vetes me zë të lartë, deri në momentin kur ajo u bë realitet, si pasojë e një incidenti. E gjitha kjo përcillet në komedinë premierë “Magjia e Jozef Bider”. Më herët regjisori Milto Kutali u shpreh se këtë vepër ia kushton dhe miqve të tij të prapavijës së teatrit. “Zanafilla e kësaj historie të veprës “Magjia e Jozef Bider” është pikërisht miku im Ndoc Malaj. Regjisori austriak i pat dhënë një video një të një aktori të famshëm vjenezes Otto Schenk, i cili e kishte interpretuar dhe pas tij ka rreth mbi 100 vënie skenike të kësaj vepre në vende të ndryshme të Europës. Noci ma dha videon dhe më tregoi se regjisori austriak i kishte thënë që është një vepër që i kushtohet njerëzve që janë prapavija e teatrit. Aty në vepër është historia e një rekuizitieri dhe duke folur për veprën Ndoci vijoi atë kohë që nëse unë si regjisor do ta shikoja të arsyeshme kjo vepër do të ishte si një lloj homazhi për të gjithë njerëzit e prapavijës në teatër”, tregon regjisori. Aktori Arben Derhemi me këtë pjesë rikthehet pas disa muajsh në skenën e Teatrit Eksperimental. Më parë në veprën po me regji nga Milot Kutali ajo me titull “Maskuar” ai ishte protagonist në skenë së bashku me disa aktorë të tjerë.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 07:36

Teatri i Operës dhe Baletit e çel sezonin artistik në sheshin “Skënderbej”.

Postuar: 17/09/2019 - 07:35

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çel sezonin artistik me shfaqjen te

Postuar: 17/09/2019 - 07:33

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përcjellë me inte

Postuar: 17/09/2019 - 07:32

Filmat shqiptarë për restaurimin e tyre kërkojnë një projekt dhe fond të veçantë nga shteti.

Postuar: 15/09/2019 - 08:00

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" çel stinën teatrore të shfaqjeve për

Postuar: 15/09/2019 - 07:59

Vepra “Këngëtarja tullace” shkruar nga autori Eugene Ionesco pritet të vijë premierë

Postuar: 15/09/2019 - 07:57

Dekada në skenë baritoni Ylber Gjni është një nga artistët e vlerësuar me aktivitetin e tij artis