Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arben Kumbaro mbledh aktorët më të njohur të teatrit në dramën “Engjëjt e Amerikës”

Postuar: 20/04/2019 - 08:05

 

Teatri Kombëtar sjell premierën e një prej produksioneve më të mëdha të tij "Engjëjt e Amerikës". Kryevepra e autorit të njohur Anthony Kushner do të vijë në skenë te “arTurbina” nën regjinë e Arben Kumbaros. Teatri Kombëtar bën me dije se drama premierë do të jetë në “arTurbina” në mbrëmjet e datave 27-28 Prill. Rolet në vepër regjisori Arben Kumabro ia ka besuar aktorëve të njohur të skenës së teatrit. Janë aktorë, të cilët publiku i ka ndjekur në jetën artistike dhe vlerësuar për shfaqjet në teatër. Në rolet e dramës “Engjëjt e Amerikës” vijnë në skenë për publikun aktorët Genti Deçka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Donald Shehu, Indrit Çobani, Ina Gjonçi, Luli Bitri, Vasjan Lami. Përkthyes i veprës së autorit amerikan Anthony Kushner është Ilir Baçim skenograf Adi Kapo, kostumografia nga Berina Kokona, muzika është realizuar nga kompozitori Endri Sina, koreografia nga Kozeta Bakiu  dhe as/regjisore Doriana Çaushi. Anthony Kushner, i lindur më 16 korrik 1956, është një nga dramaturgët dhe skenaristët amerikanë më të vlerësuar të kohës sonë. Fitues i çmimit “Pulitzer”, “Tony Award”, “Drama Desk” për veprën “Engjëjt e Amerikës” dhe i shumë çmimeve të tjera. Në vitin 2013 ai u nderua nga presidenti Barack Obama me medaljen “National Medal of Arts”. “Engjëjt e Amerikës” është cilësuar si një nga kryeveprat e dramaturgjisë bashkëkohore nga Anthony Kushner, dhe vjen këtë sezon artistik edhe në skenën shqiptare, produksion i Teatrit Kombëtar nga regjisori Arben Kumbaro.

Autori dhe vepra

Përkthyes i veprës Ilir Baçi shprehet se autori Anthony Kushner mbahet si dramaturgu më i mirë i kohëve tona. “Në dramaturgjinë amerikane ata që janë më të mirët janë Terence Williams dhe Arthur Miller, por Anthony Kushner supozohet që i ka kapërcyer përmasat e tyre. Nuk është më në këtë nivel, por është në nivel më madhor, në nivelin filozofiko-politik, prandaj dhe quhet që i ka kapërcyer këta autorë. Autori mbahet si dramaturgu më i mirë i kohëve tona. Faktikisht është klasiku i ri në dramaturgjinë amerikane”, tregon përkthyesi Ilir Baçi, që ka disa kohë që e ka përkthyer veprën, por në funksion të shfaqjes për në teatër.

Vepra përbëhet nga dy drama, por regjisori ka punuar mbi dramën e dytë me një përshtatje në mënyrë që të ketë dhe një lidhje edhe me të parën. Përkthyesi i veprës shprehet se drama e gjitha me pjesën e parë dhe të dytë titullohet “Engjëjt e Amerikës, fantazi homoseksuale mbi disa tema kombëtare”. Pjesa e parë titullohet “Afrimi i mijëvjeçarit” duke qenë se ngjarjet zhvillohen në vitet ’80, dhe pjesa e dytë titullohet “Perestroika”. “Në skenë është “Perestroika” me pak pjesë nga e para, por për konceptin regjisorial duhet të flasë regjisori se si e ka menduar për në skenë. Në sipërfaqe duket sikur është një dramë me tematikën dhe problematikën e komunitetit homoseksual në Amerikë, por në të vërtetë është më e thellë dhe bën fjalë për zhvillimet politike në Amerikë. Ngjarjet janë te disa të rinj homoseksualë dhe lidhjet e tyre, si dhe ngatërrimi i tyre në qarqet politike”, shprehet përkthyesi Ilir Baçi. Por "Angels in America", "Engjëjt e Amerikës" ka pasur sukses dhe si film, pasi ishte fituesi kryesor me 11 çmime Emmy. Kandidat në 21 kategori, miniseriali "Engjëjt e Amerikës" fitoi në kategorinë e filmit më të mirë. Aktorët Al Pacino dhe Meryl Streep, morën çmimin e aktorit dhe aktores më të mirë. Filmi fitoi gjithashtu në kategoritë për regjinë më të mirë si dhe atë të teknikës më të mirë.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 07:36

Në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” Berat, prezantohet sot sistemi dixhital i audioguidave.

Postuar: 23/05/2019 - 07:35

“I humburi” titullohet filmi me skenar nga Tonin Çekliqi dhe regji nga Bruno Shllaku

Postuar: 23/05/2019 - 07:34

Artistët shprehen se ndryshimet në ligjin e artit janë të rëndësishme për të përmirësuar situatën

Postuar: 22/05/2019 - 07:30

Në kuadër të “Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim”, Qendr

Postuar: 22/05/2019 - 07:28

Vepra “Jul Qezar” nga Uilliam Shekspir është një tjetër produksion, që po përgatitet

Postuar: 22/05/2019 - 07:26

Filmi dokumentar “Koha e Pelikulës” kushtuar regjisores Xhanfise Keko do të shfaqet t

Postuar: 22/05/2019 - 07:25

Veprat që janë realizuar nga skulptorë të njohur janë shpërndarë në territorin e vendit, por janë