BREAKING NEWS

“Rama s’del në publik prej 4 ditësh”/ Gazetari ngre dyshime të forta: Ishte i ftuar edhe në një eveniment sportiv, por...

“Rama s’del në publik prej 4 ditësh”/ Gazetari ngre
x
BREAKING NEWS

“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën marramendëse: Ja sa miliona euro duhet të kthejë familja Berisha

“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën
x
BREAKING NEWS

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme: McGonigal ka takuar edhe politikanë të tjerë, mes tyre edhe...

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme:
x
BREAKING NEWS

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar bën paralajmërimin e fortë dhe zbardh planin e presidentit rus: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në...

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar
x
BREAKING NEWS

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi: Një ngjarje katastrofike do të godasë botën në 2 vjet

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi:
x
BREAKING NEWS

“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

U prangosën për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë, GJKKO konfirmon masat e sigurisë për 15 të arrestuarit. Zbardhet vendimi

U prangosën për trafik droge mes Shqipërisë dhe
x
BREAKING NEWS

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin nga masakra e “21 janarit”, gazetari zbulon prova të reja, rëndohen pozitat e Sali Berishës

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin
x

Kultura

Arben Shira: Ministria e Kulturës të mbante të hapur Galerinë Kombëtare të Arteve dhe ristrukturimi të bëhej njëkohësisht

Arben Shira: Ministria e Kulturës të mbante të hapur

Galeria Kombëtare e Arteve i është nënshtruar rikonstruksionit. Në tetor të vitit të kaluar Ministria e Kulturës në faqen zyrtare bënte me dije se si rrjedhojë, do të pezullohet përkohësisht aktiviteti dhe shërbimi muzeor brenda kësaj godine. Referuar zbatimit të projektit të Ministrisë së Kulturës për rikonstruksionin e godinës së GKA-së, ambientet e këtij objekti janë mbyllur përkohësisht, duke filluar nga 18.10.2021 deri në përfundimin e punimeve, por piktori Arben Shira thotë se galeria si institucion kombëtar nuk duhej të ishte mbyllur. Piktori thotë se duhej të vijonte puna, por pa u mbyllur ky institucion. “Nuk mund të mbyllet nga ministria Galeria Kombëtare i vetmi muze arti në Tiranë për rikonstruksion. Ky i fundit bëhet duke qenë gjithmonë e hapur galeria, por me reduktime hapësirash. Kur dikush vjen në Tiranë për të parë artin shqiptar dhe i gjen mbyllur derën, se ato që e qeverisin këtë galeri po e rregullojnë nuk shkon. Nuk ndodh kjo në Europë”, shprehet piktori i njohur Arben Shira. Për Galerinë Kombëtare të Arteve edhe më parë ka pasur vërejtje nga artistë të ndryshëm për mënyrën se si nga funksionuar ky institucion, i cili që nga tetori i vitit 2021 është në proces rikonstruksioni. Herë pas here artistët në vend janë shprehur për hapësira të pakta për ekspozime, por sipas piktorit Arben Shira Ministria e Kulturës ka përgjegjësinë për çfarë ndodh me artin pamor dhe institucionet në vend. “Ministria e Kulturës të ketë një përgjegjësi kombëtare dhe politikë të tillë ato që drejtojnë këto institucione të artit”, thotë piktori Arben Shira në reagimin e tij.

GKA, një plan kombëtar

GKA prej kohësh ka pezulluar aktivitetin për shkak të rikonstruksionit, por piktori Arben Shira thotë se si institucion kombëtar politikat e saj duhet të jenë dhe për të tashmen. Sipas piktorit ky institucion me rikthimin e aktivitetit duhet të ketë një plan kombëtar. “Politika e Galerisë Kombëtare të Arteve duhet të jetë vëmendje për të kaluarën, por dhe të tashmen. Duhet të jetë galeria ti kontaktojë artistët e vlefshëm dhe jo të sorrollaten pas miqve kush mund të hyjë e kush jo në GKA. Galeria të ketë një plan kombëtar. Por nëse ata kanë mbyllur GKA, kanë mbyllur dhe aktivitetet kombëtare”, shprehet piktori Arben Shira. Edhe ky vit për piktorin Arben Shira ka vijuar me punën në studio. Punët e tij në pikturë artdashësit mund ti shohin siç tregon dhe vetë në studion e tij në Fasano, vendin ku jeton dhe punon. “Këtë vit si zakonisht puna ime ka qenë një krijimtari e përditshme në studio. Nga ana e ekspozimit ka qenë një vit ku nuk kam ekspozuar për rrjedhojë e situatës shoqërore të dy viteve të fundit. E vetmja ekspozitë ka qenë studioja ime, që qëndron gjithmonë e hapur për këdo në qytetin ku unë jetoj Fasano, Itali. Kam pasur ndërmend të ekspozoj në disa vende, por amullia e situatës me ka bërë për ta shtyrë në një moment më të mirë”, shprehet Shira. Piktori Arben Shira, i cili jeton dhe punon prej vitesh në Itali nuk ka munguar herë pas here dhe me ekspozita të ndryshme dhe në Shqipëri. Piktori Shira është diplomuar në vitin 1995, në “Akademinë e Arteve të Bukura” të Barit dhe falë krijimtarisë së tij artistike tashmë është bërë një personazh i njohur për kritikën italiane.