BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Ardian Isufi: Kultura në rrezik, sheshi “Çerçiz Topulli” dhe monumentet e kulturës në Gjirokastër nën pushtetin e ç’organizimit të organizuar

Ardian Isufi: Kultura në rrezik, sheshi “Çerçiz

Kultura në rrezik dhe sytë nga Gjirokastra. Kështu shprehet pedagogu i arteve Ardian Isufi, me atë që po ndodh me punimet në sheshin “Çerçiz Topulli”, në Gjirokastër. Punimet kanë sjellë reagime të artistëve të ndryshëm, që shprehen për ruajtjen e vlerave në qytetin e Gjirokastrës. Por për pedagogun e arteve Ardian Isufi ajo që po ndodh është përgjegjësi e institucioneve, dhe thotë se jemi në një vazhdimësi dashakeqe. Një alarm e quan pedagogu i arteve Ardian Isufi, ku sipas tij publiku nuk ka informacion sa duhet mbi projektet. “Kultura në rrezik, sytë nga Gjirokastra. Sheshi “Çerçiz Topulli” dhe monumentet e kulturës, nën pushtetin e ç’organizimit të organizuar. Padyshim çështja e sheshit “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër është një alarm akut, jo vetëm për shoqërinë, por dhe për institucionet përkatës, sepse jemi në një vazhdimësi dashakeqëse, ku shoqëria, publiku nuk merr asnjë informacion për këto projekte të reja, që i vendosin dhe i zhvendosin monumentet në forma aspak profesionale”, shprehet ai në reagimin e tij. Ardian Isufi prof. asc. Universiteti i Arteve, thotë se ridimensionimi i sheshit “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër qytete në UNESCO, godet gjërat më historike të tij, si monumenti i Çerçiz Topullit realizuar nga skulptori i njohur Odhise Paskali. Sipas artistit Ardian Isufi, projekti në këtë shesh duhej të ishte parë siç shihen projektet europiane sot. “Kuptohet qartazi që ridimensionimi i këtij sheshi në radhë të parë ka goditur ato çfarë janë gjërat më historike të tij. Siç është monumenti i Çerçiz Topullit, është monumenti i heroinave, por gjithashtu edhe elementi i rrapit historik, i cili duhet të ishte parë ashtu siç shikohen projektet sot europiane, ku natyra dhe elementi i natyrës është primar në risistemimin e një hapësire publike, dhe padyshim një element primar i elementëve të tjerë siç janë skulptura apo monumentet publike, që kanë një histori të jashtëzakonshme dhe domethënëse jo vetëm për portretin të qytetit të Gjirokastrës, por të portretit kulturor dhe historik të gjithë Shqipërisë”, shprehte ai. Për projektet të rëndësishme në qendra të tilla historike siç është dhe Gjirokastra, pedagogu i arteve Ardian Isufi hedh idenë dhe të referendumeve. Ai shprehet se mund të zhvillohen referendume, ku të jenë pjesëmarrës qytetarët. “Unë mund të jap një fakt shumë të thjeshtë. Një mikesha ime fotografe zvicerane Barbara Haussaman është lidhur me zinxhir në rrapin, që ishte në oborrin e shtëpisë së saj. Ishte një rrap, i cili i takonte gjithë komunitetit dhe ai rrap që duhej të asgjësohej për një projekt urban u rimor në konsideratë me një referendum. Një referendum ashtu siç i bën Zvicra, ku bën pjesë dhe bashkëpjesëmarrës palët e interesit, pra qytetarët e Gjirokastrës dhe në këtë rast qytetarët e gjithë Shqipërisë”, vijon më tej artisti Ardian Isufi.

Përgjegjësia e institucioneve

Gjirokastra është qytet i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2005. Ndërsa bën me përgjegjësi Ministrinë e Kulturës dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës me çfarë ndodh me punimet në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, artisti dhe pedagogu i arteve Ardian Isufi thotë se veprime të tilla bien ndesh me trashëgiminë kulturore. “Ministria e Kulturës ka përgjegjësi, por sidomos Instituti i Monumenteve të Kulturës. Ç’po ndodh? Sa po mbrohet trashëgimia nga Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, dhe a ka dijeni UNESCO për veprime të tilla arbitrare, që bien ndesh me trashëgiminë jo vetëm kombëtare, por edhe botërore?”, shprehet artisti Ardian Isufi prof. asc. Universiteti i Arteve. Qyteti i Gjirokastrës, për shkak dhe të anëtarësimit në UNESCO, është një nga qytetet më të vizituara nga turistët. Gjirokastra qytet në UNESCO, por herë pas here specialistë të njohur të trashëgimisë kulturore janë shprehur për ruajtjen e vlerave. Ata kanë kërkuar më shumë vëmendje dhe kujdes nga institucionet përgjegjëse për projektet dhe ndërhyrjet restauruese për monumentet e kulturës.