BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Kultura

Ardian Isufi: Plagjiatura TOB- vanitet institucional dhe abuzim artistik?!

Ardian Isufi: Plagjiatura TOB- vanitet institucional dhe abuzim artistik?!

Logoja e re e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka sjellë reagime të shumta. Artisti Ardian Isufi prof. asc. Universiteti i Arteve, denoncoi pak ditë më parë logon, dhe u shpreh se është plagjiaturë. Në një reagim të tij artisti Ardian Isufi thotë se procesi, që është bërë për logon e re të TKOB ka qenë i dëmtuar. Ai shprehet se plagjiatura ka një nga elementët kryesore, ngjashmërinë. “Faktimi është i thjeshtë pasi kushdo nga qytetarët, që futet në faqen e webit Freepik.com mund ta gjejë. Është marrë në një mënyrë identike dhe është e njëjta formë simbolike, linjash. Ka një përputhje me një logo që është një nga më të rëndësishmet të kulturës kombëtare. Plagjiatura ka një nga elementët kryesore, ngjashmërinë. Është identike, nuk ka asnjë lëvizje nga logoja e zgjedhje. Ne mendojmë që nuk është çështje plagjiature, por procesi dhe si ka ardhur deri këtu. Procesi ka qenë i dëmtuar”, thotë artisti Ardian Isufi. Në një reagim të tij në vijim të diskutimeve, që prej disa ditësh janë për logon e re të TKOB dhe procesit se si është zhvilluar, artisti Ardian Isufi thotë se kushdo e kupton kur është një kopje nga faqe interneti. Në komisionin përzgjedhës ishin 3 anëtarë, piktori Helidon Haliti (kryetar), Klejvis Saliaj (drejtor prodhimi në TKOB) dhe Doris Alimerko (këshilltare e ministres së Kulturës Elva Margariti), por artisti dhe pedagogu i arteve Ardian Isufi shprehet se ka qenë në kundërshtim me ligjin, sepse duhet të ishin të paktën pesë anëtarë. “Ka pasur nevojë për një diskutim publik nëse duhej që logoja të ndryshohej. Para se të kalonte në komisionin final, ku dhe këtu ka pasur problematika. Ky komision përbëhet nga 3 anëtarë, ku duhet të ishin të paktën 5 anëtarë dhe të ishin ekspertë të fushës. Mungonte një komision paraprak, që të fusnin në sitë propozimet nga kompanitë. Unë i qëndroj pikës së parë, pse duhet të bëjmë një logo të re? Kushdo sot e kupton që është copy-paste e një logoje nga një faqe interneti", shprehet prof. asc. Ardian Isufi.

Logo e vjetër të rishikohet

Pedagog i arteve, artisti Ardian Isufi thotë komisioni ka qenë jopërfaqësues, dhe sipas tij logo identitare që prezanton historinë e TKOB mund të ketë një ripunim, por kjo nuk është marrë parasysh. “Çështja është në gjithëpërfshirje. Ky projekt nuk ka kaluar as nga bordi artistik i TKOB, që në atë kohë do të kishte një përballje tjetër. Vijojmë në mënyrën se si është ndjekur kjo procedurë. Ndihet ndjeshëm çështja e ekspertizës. Sipas gjykimit tim, në rastin konkret shpeshherë ndodh që logo identitare që prezanton dekadat e historisë së këtij institucioni mund të ketë një ripunim, apo një stilizim më modern. Kjo çështje nuk është marrë parasysh. Është dëmtuar që në fillim. Ky sugjerim vjen nga një grup artistësh, që merret me këtë punë. Kjo logo nuk ka një argumentim. Kjo loja e fjalëve që po kthehet qesharake, unë them që duhet parë mirë nga shteti shqiptar”, thekson Isufi në reagimin e tij. Edhe pse gjatë këtyre ditëve nuk ka munguar dhe reagimi i TKOB për procedurën me logon, si dhe ai i kompanisë “Pika pro”, artisti Ardian Isufi shprehet se nuk është produkt i kompanisë që është marrë, por i teatrit. “Kompania ashtu si dhe ky institucion lëviz me disa fjalë skematike. Brenda disa porosive është dhe kjo. Sido që ta them, ne duhet të merremi me produktin final. Ky nuk është një produkt i kompanisë, por i teatrit të operës. Kjo mënyrë për t'ia lënë topin dikujt e rëndon më shumë situatën. Kjo është shumë e qartë. Le të përballemi me këtë reagim. Edhe kompania ka shkuar në bazë të disa rregullave, që duhet ishin përcaktuar në një formë tjetër. Kjo logo duhet të zhbëhet. Nuk është diçka unike. Unë sygjeroj që logoja e vjetër të rishikohet. Të jetë një grup ekspertësh për ta parë këtë pjesë me përgjegjshmëri", thotë prof. asc. Isufi. Gjatë këtyre ditëve edhe artistë të tjerë më parë janë shprehur se është e papranueshme një logo e tillë për Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.