Kultura

ARDIAN ISUFI Platforma 2024 e Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve

ARDIAN ISUFI Platforma 2024 e Fakultetit të Arteve të Bukura në

Të nderuar studentë dhe kolegë të Fakultetit të Arteve të Bukura;

Jam Profesori i Asociuar Ardian Isufi, me studime doktorale në Historinë e Artit,

Kandidat për Dekan në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Arteve.

Sëbashku kemi implementuar “Platformën për Dijen”, si projektin tim strategjik të Dekanatit FAB, duke e realizuar përgjatë katër viteve akademike 2016-2020, në kuadër të një procesi mësimor sa më efikas dhe sfidave të reja për t’u angazhuar në zbatim sa më të plotë të Ligjit të Arsimit dhe Kartës së Bolonjës, në pikat e mëposhtme:

PEDAGOGJI

- Kemi realizuar akreditim institucional prej Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë të Arsimit të Lartë dhe Bordit të Akreditimit për 5 vite deri në 2021.

- Programet- Janë “ri-organizuar” të gjitha programet tona të nivelit Master për të integruar lëndët e “mësuesisë”, së bashku me praktikat mësimore përkatëse me fokus edhe në përafrimin e koncepteve bashkëkohore pedagogjike dhe mundësinë e “punësimit” në arsim.

- SYLLABUSET janë “ri-organizuar” në programet tona të nivelit Bachelor dhe Master

-18 pedagogë të FAB janë kualifikuar në Shkollat Spanjolle të Arteve nëpërmjet programit ERASMUS+, KA 107.

- 20 pedagogë spanjollë kanë shkëmbyer përvojat e tyre në FAB - Universiteti i Arteve nëpërmjet programit ERASMUS+.

- Sistemi ESSE3- Përmirësim thelbësor dhe funksionalitet i plotë në kohë reale i sistemit tonë informatik.

STUDENT ART

- INTERSHIP FAB -22 studentë të fakultetit tonë kanë ndjekur studimet semestrale në nivelin Bachelor dhe Master me programin europian ERASMUS+ në Shkollat Spanjolle të Arteve.

- INTERSHIP UART - 10 studentë spanjollë kanë ndjekur studimet semestrale në nivelin Bachelor dhe Master me programin europian ERASMUS+ në FAB- Universiteti i Arteve.

- Praktika Mësimore- janë realizuar praktikat mësimore në Athinë në bashkëpunim me shkollat greke.

- Projekt “NEW GENERATION”-Realizuar mbulimi me “internet” i hapësirës në FAB.

INFRASTRUKTURA

- Teknologji inovative -Kemi realizuar laboratorin Multimedial duke përmirësuar formatin didaktik të mësimdhënies dhe komunikimit me studentët.

- Sistemi TEAMS- Kemi zbatuar mësimdhënien on-line me efikasitet për vazhdimin e procesit mësimor në kohë Pandemie dhe distancimi fizik.

- Projekt për hapësira të reja -Janë realizuar disa projekte konkrete arkitektonike për shtimin e hapësirave në Fakultetin e Arteve të Bukura dhe Galerinë FAB dhe realisht janë shtuar disa hapësira funksionale në shërbim të programeve të studimit.

- Burimet alternative- Mbështetja me buxhete alternative ka ri-strukturuar Galerinë FAB dhe disa ambiente të Fakultetit të Arteve të Bukura duke shtuar kapacitetin promovues për provimet semestrale dhe aktivitetet kulturore

PARTNERSHIP

- Program IN&OUT- Projekt alternativ i dedikuar për studentët tanë është “Konkursi Studentor në Artin Pamor”, bashkëpunim me Prezencën e OSBE të akredituar në Tiranë.

- Projekt INTERSHIP -Kemi realizuar takimin e shkollave të artit në rajonin e Mesdheut dhe atë Ballkanik të projektit TRANSFORM në Zagreb. Vazhdimin e bashkëpunimit me Universitetin Loyola në New Orleans dhe realizimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit me British Council për aktivitete studentore, etj.

Galeria FAB

- FAB: Dialog dhe Komunikim- Agjendë vjetore e bisedave me karakter edukativ dhe kulturor me të ftuar është realizuar nga viti në vit, me personalitete të spikatur në fushën e artit, publicistikës dhe diplomacisë, si vlerë e shtuar e dijes për studentët tanë.

- Ekspozita “Proces”- Krijimi i një statusi të ri të ekspozitës të përvitshme të pedagogëve FAB me “koncept kuratorial” dhe aktivitete paralele me orientim studimor në artet pamore.

- Arkiva Digjitale -Projekt i detajuar për digjitalizimin e Fondit të FAB dhe për ruajtjen virtuale të informacioneve dhe punimeve artistike të studentëve në vite. Projekti përmban rikonstruksionin e plotë të hapësirave të fondit të veprave të artit ku ruhen punimet e studentëve në vite, që do të financohet nga ana e Universitetit të Arteve si dhe Inventarizimin shkencor, artistik dhe digjital të fondit të punimeve të studentëve, duke përfshirë botimin e një Katalogu të plotë të ilustruar me punimet e tyre në vite.

Botim vjetor

-Realizimi dhe rinovimi i botimit “broshurë” në Fakultetin e Arteve të Bukura me prezantimet e programeve, veprimtarive dhe punimeve më përfaqësuese për çdo atelier.

 

Platforma FAB 2024 është projekt i ri për 4 vitet e ardhshme akademike dhe konsiston së pari në fitimin e statusit të veçantë për Universitetin e Arteve, ku pika kryesore është ekuivalentimi i aktivitetit artistik krijues në kërkim shkencor me orientim në arte.

STUDENT FAB 2024

- Programe studimi të akredituara, dhe staf pedagogjik më i specializuar në lëndët përkatëse.

- Doktoratura në arte, si mundësi dhe përmbyllje e detyrimeve ligjore për kompletimin e të gjitha cikleve akademike në Universitetin e Arteve.

- Projeksion i programeve të reja të studimit, së shpejti hapja e Programit të Studimit të Fotografisë, duke ju përshtatur sistemit të artit dhe kërkesave të tregut të punës.

- Praktika mësimore, shtim buxhetor dhe mobilitet ndërkombëtar.

- Rishikimi i bursave dhe detyrimeve financiare në shërbim të studentëve tanë.

Personel akademik FAB 2024

- Titujt akademikë, rishikimi i procesit të fitimit të titullit në kategorinë “Profesor” në përputhje me statusin e veçantë UART.

- Kualifikimi i pedagogëve FAB dhe integrimi në rrjetet ndërkombëtare akademike, tashmë në “katër” programe ERASMUS+ me shkollat spanjolle, gjermane, norvegjeze dhe italiane.

- “DOKTOR” në Arte. Hapja e ciklit të tretë në Departamentet e FAB, si dhe mundësia për pedagogët tanë të aplikojnë për doktoratura në Universitetin e Tetovës dhe Shkupit.

-Rrjeti “ELIA” dhe “PARIMET E FIRENCES”, implementimi i programit europian në fushën e doktoraturës në arte.

-Deklarata e Vjenës dhe implementimi i saj për kërkimin artistik duke mundësuar njësimin e dokumentacionit me shkollat europiane.

Personel administrativ FAB 2024

- Trajnime të Sekretarisë FAB në funksion të punës efikase në shërbim të studentëve, procesit mësimor dhe sistemit online.

-Specializim me orientim menaxhues për Administratorin FAB.

-Kualifikime të laborantëve mësimorë nëpërmjet programit ERASMUS+.

Infrastruktura FAB 2024

-Laborator i ri në Departamentin e Pikturës me orientim në restaurim dhe konservim, fituar nga Universiteti i Arteve si lider në projektin e ri “REACH” të ERASMUS+.

-Shtim i kapaciteteve logjistike me paisje të laboratorëve ekzistues FAB si dhe atelieve përkatëse.

-Galeria FAB krijimi i dy linjave të reja:

1. Hapësira permanente për ekspozimin e Arkivës FAB

2. Hapësira jo-permanente për aktivitetet artistike të njëpasnjëshme.

- Arkiva FAB- Zbatim i projektit të Digjitalizimit dhe kushte bashkëkohore të ruajtjes së vlerave artistike.

-Botim FAB katalog përmbledhës i të gjithë veprimtarisë të Fakultetit të Arteve të Bukura.

PROJEKTE FAB 2024

-Bienalja UART, hartë e re e aktiviteteve artistike dhe shkencore për pedagogët FAB, në bashkëpunim me shkollat ndërkombëtare.

-Simpozium UART mbi edukimin artistik dhe artin.

-Student online ART, ekspozitë virtuale e mbështetur nga partnerët tanë.

- WEB SITE i ri dhe bashkëkohor mbështetur nga T-MOBILE me domain 5 vjeçar.

 

PROJEKT ALTERNATIV FAB 2024

Fakulteti i Arteve të Bukura, synon të zgjerojë punën e vet edhe nëpërmjet një dimensioni të ri, duke kërkuar zhvillimin profesional të mësuesve të arteve pre dhe in service. Ky mision dhe qëllim ndërthuret edhe me përgatitjen e studentëve të masterit për profesionin e mësuesit. Për këtë gjë janë përgatitur për të konkurruar pranë KAPT (Komisioni i Akreditimit për Trajnimet) me 5 module të titulluara:

-Moduli 1: Kurrikula e arteve me bazë kompetenca dhe risitë e saj.

-Moduli 2: Planifikimi i kurrikulës dhe llojet e tij.

-Moduli 3: Vlerësimi i nxënësit në AP dhe llojet e tij.

-Moduli 4: Terapia e artit për fëmijët me nevoja ndryshe për mësuesit ndihmës.

-Moduli 5: Planifikimi i kurrikulës, llojet dhe vlerësimi në shkollat me drejtim të orientuar.

-Moduli 6: Rezultatet e orës mësimore, vlerësimi për të nxënë dhe i të nxënit

Fakulteti FAB ka të gjithë mjediset dhe kapacitetet për të zhvilluar edhe këtë veprimtari për të gjithë mësuesit e arteve dhe mësuesit ndihmës të arsimit parauniversitar, përkrah të gjitha angazhimeve të tjera artistike që ajo ka. Kjo e kthen fakultetin në një qendër shkencore- artistike, diktuese dhe sugjeruese, për mjaft politika që ndërmerr MASR për zhvillimin e kurrikulës së arteve përgjatë sistemit arsimor K-12, metodologjitë e zbatimit të kurrikulës me bazë kompetencat dhe llojet e vlerësimit veçanërisht për fushën e arteve, por jo vetëm, duke u bazuar në përvojat bashkëkohore dhe ndërthurur me përvojën shqiptare.

Sëbashku do të realizojmë objektivat tona të reja,

Sëbashku do të kontribuojmë për një mësimdhënie bashkëkohore,

Sëbashku do të shfaqim dhe promovojmë vlerat më të mira artistike dhe kulturore,

Sëbashku do të jemi platforma FAB 2024!

Faleminderit!

Prof. Asc. Ardian Isufi